Gjermania “godet” Vuçiqin: Paralajmërim i rëndë për Serbinë!

Politika

Gjermania “godet” Vuçiqin: Paralajmërim i rëndë për Serbinë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 mars 2024 Në ora: 08:03
Michael Roth

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bërë një çështje e rëndësishme edhe për ndërkombëtarët, pasi përpjekjet për një zgjidhje përfundimtare kanë qenë të pranishme për disa vite, megjithatë pa arritur ndonjë rezultat të qartë. Serbia ka qenë ajo që nuk ka pranuar marrëveshjet dhe ka thyer rregullat vendosur nga komuniteti ndërkombëtar.

Mirëpo, e ashpër me Serbinë së fundmi u shpreh Gjermania.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar rreth deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Duket se Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.

Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë

A do të duhej që njësoj sikur Gjermania të sillen edhe shtetet e tjera karshi Serbisë?

Burjani: Vuçiqi nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën shtet

Image
Blerim Burjani

Në një intervistë për “Bota Sot”, juristi Blerim Burjani ka shprehur mendimin e tij lidhur me temën. Ai nënvizoi se Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla të qarta për secilin shtet që dëshiron të anëtarësohet në të. Burjani gjithashtu theksoi se aktualisht presidenti i Serbisë, Vuçiq, po manifeston prirje nacionaliste dhe tendenca drejt një ekstremizmi politik.

"BE ka përcaktuar rregullat për anëtarësimin e një shteti në Bashkimi Evropian dhe këto kritere janë të njohura dhe të njëjta për të gjitha shtetet aplikante. Nuk ka hapësirë për zgjedhje selektive të kritereve përmbushëse; secili shtet duhet t'i përmbushë ato në mënyrë të plotë. Vuçiqi është një figurë nacionaliste konservatore dhe dikush që udhëheq me një stil diktatorial. Ai promovon një politikë të nacionalizmit të përmbajtur, por gjithashtu mbart një qëndrim të fuqishëm nacionalist dhe hegjemonist në lidhje me interesat territoriale në rajon. Prandaj, ai mund të cilësohet si një politikan nacional-konservator me prirje drejt një ekstremi të caktuar."

Juristi shton se Vuçiqi nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohur Kosovën si shtet.

"Politika gjermane dhe ajo franceze e kanë gjithnjë më të qartë politikën e Vuçiqit, por disa tjera mendojnë se ende do të analizojnë me kujdes këtë politikë. Vuçiqi nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohur Kosovën si shtet. Pra, të gjitha diskutimet e tjera rreth pozicionit të Vuçiqit nuk kanë ndonjë rëndësi në politikën e integrimit të BE-së," u shpreh Burjani për "Bota Sot"."

Mehmeti: Serbia është pengesë e Ballkanit Perëndimor

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti, në një intervistë me "Bota Sot", thekson se gjuha e ashpër e Rothit është e nevojshme për Serbinë dhe, në veçanti, për Vuçiqin, për të kuptuar se pa njohjen e Kosovës, nuk ka integrim në BE.

"Gjuha e Z. Roth është gjuha e përshtatshme për t'u përdorur ndaj Vuçiqit, pasardhësit të Millosheviqit dhe ndjekësit të Sheshelit. Këtë gjuhë ndaj Vuçiqit duhet ta ketë edhe Shqipëria, në bashkëpunim me Gjermaninë, e cila është treguar si mbështetëse më e madhe e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Në një kuptim të gjerë, Vuçiqi nuk duhet të ketë iluzione se mund të hyjë në BE pa njohjen e Kosovës, dhe si rrjedhojë, Kosova duhet të bëhet pjesë e BE-së." - tha analisti.

Në fund të bisedës, ai theksoi se Serbia vazhdon të jetë një pengesë për Ballkanin Perëndimor dhe për rajonin në përgjithësi.

"Sa më shumë që Serbinë kritikojnë me të vërtetën, aq më e mundur bëhet për paqen dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Është e rëndësishme të përshëndetet deklarata e Z. Roth, një person i drejtë, i sinqertë dhe mbi të gjitha i arsyeshëm," përfundoi Mehmeti për "Bota Sot"."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat