Deklarata e Hill-it/ Analisti: Avantureske, po shtrembëron të vërtetën

Politika

Deklarata e Hill-it/ Analisti: Avantureske, po shtrembëron të vërtetën

Nga: A.SH Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:39
Christopher Hill

Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill se “Serbia sot është më afër NATO-s sesa Kosova”, ka nxitur reagime të shumta.

Analisti Hidajet Ahmeti ka thënë se kjo deklaratë ishte e panevojshme dhe se e bën Hillin të pa matur.

Sipas tij, ambasadori nuk duhet të lëshohet në deklarata të tilla spese konsiderohet të ketë moral e të jetë profesional.

“Deklarata të tilla më shumë kanë gjykim subjektiv, pasi nuk kanë përmbajtje objektive në vete. Ambasadori amerikan, Hill nuk ka qenë i matur edhe në deklarta të tjera, nëse kthehemi në retrospektivë.

Këto deklarta përshkak pozicionit që gëzojnë këta ambasadorë po ndërtojnë opinione të panevojshme. Nuk duhet gjykuar realitetin jashte kontekstit objektiv, pasi një ambasador duhet të ketë kredibilitet moral e profesional e jo të lëshohet në deklarata avantureske, duke shtrembruar të vërtetën.

Serbia, në vazhdimësi ka qenë destruktive duke përqafuar shumë politika, të cilat në thelb dëmtojnë frymën integruese e prosperuese në mekanizmat ndërkombëtar”, deklaron ai për “Bota sot”.

Kujtojmë, se pak kësaj dekarata kanë reaguar preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se “Ekziston vetëm një shtet më larg NATO-s se sa Serbia dhe ajo është Rusia. Një shtet si Serbia i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, lëre që është larg NATO-s por as që mendojë një ditë që të jetë pjesë e NATO-s. Kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s, ofendon viktimat e Serbisë së Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani.

Kurse, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja e mbështet Kosovën dhe FSK-në, si dhe presin që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat