“Një konflikt në zemër të Europës”, eksperti befason me deklaratën: Jo vetëm Kosovën, Serbia po i “kërcënon” edhe këto shtete!

Politika

“Një konflikt në zemër të Europës”, eksperti befason me deklaratën: Jo vetëm Kosovën, Serbia po i “kërcënon” edhe këto shtete!

Nga: A.M. Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Së fundi, vëmendje të madhe morën pamjet e publikuara nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilat shihenin njësi të specializuara të ushtrisë serbe disa metra larg kufirit të Kosovës.

Këto pamje u publikuan, vetëm pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq lëshoi disa deklarata kërcënuese ndaj Kosovës.

E për të folur në lidhje me rrezikun për shpërthimin e një konflikit dhe atë se si do duhej të reagonin ndërkombëtarët, gazeta “Bota sot” kontaktoi ekspertin e sigurisë Fatjon Softa.

Së pari, ai tha se janë duke u zhvilluar lojëra të rrezikshme, të cilat i realizon shteti serb me ndimën e Kinës dhe Rusisë.

“Kina realizon manovra dhe i afrohet Taivanit, Serbia Kosovës, lojëra të rrezikshme, provokime të rrezikshme, veprime të ngjashme të bashkërenduara, që të kujtojnë Rusinë para fillimit të agresionit në Ukrainë.

Ky shqetësim duhet të vlerësohet, bota është në prag të një lufte botërore. Serbia nuk është vetëm një rrezik potencial, por një vegël që mund të shtyhet dhe përdoret nga Rusia dhe Kina për diversion. Synimet e tyre janë të njëjta, duan të nxisin konflikte në disa fronte duke shtyrë Serbinë në një konflikt të mundshëm në zemër të Europës. Koha të ketë një reagim dhe presion të fortë ndërkombëtar ndaj Vuçiq, politika e tij djallëzore është e rrezikshme”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Softa potencoi se Vuçiq përmes deklaratave kërcënuese ndaj Kosovës, po tenton t’ua dërgojë një “mesazh” ndërkombëtarëve.

Image
Fatjon Softa.

Pavarësisht kësaj, ai vlerëson se Kosova është vija ndarëse mes NATO-s dhe Rusisë.

“Situata ndeërkombëtare është e ngarkuar, është e mbartur. 

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”

Kurti thotë se Forcat e Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të rregullta në kufi me veriun e Kosovës, sipas tij me qëllimin e vetëm për të shkaktuar provokime.

Ne po i vëzhgojnë ushtarët serbë nëse do përpiqen të kalojnë kufirin thotë Kurti!

Aleksandër Vuçiç, është shprehur qartë se ndërkombëtaret duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë, ose kjo e fundit do presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar.

Është e qartë, Kosova është nyje nevralgjime dhe vijë ndarëse NATO-Rusi”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë konsideron se nuk është vetëm Kosova e rrezikuar nga Serbia, po janë edhe disa shtete të tjera.

“Serbia nuk është një shqetësim për Kosovën, por vetë ekzitenca dhe siguria e Europës. Në çdo konflikt të mundshëm, shqiptarët janë bashkë dhe do reagojnë si nje komb i vetëm.

Por situata nuk është vetëm shqiptarë me serbë, por Bosnja, Mali Zi, Maqedonia, është situatë shumë e komplikuar, ku faktorë të ndryshëm si korrupsioni, kriminaliteti, diferencat në politika duhet të jenë përgjegjësi e vetë vendeve të Evropës që janë të përçarë dhe me diferenca në qëndrime”, shtoi se

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat