Ushtria serbe afër kufirit me Kosovën/ Zbërthehet mesazhi i James O’Brien – ky është paralajmërimi për Vuçiqin!

Politika

Ushtria serbe afër kufirit me Kosovën/ Zbërthehet mesazhi i James O’Brien – ky është paralajmërimi për Vuçiqin!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 23 mars 2024 Në ora: 17:19
Pamje nga ushtria serbe afër kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditë më parë ka bërë publike disa nga pamjet në të cilat janë vërejtur njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut

Kurti tha se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se ’Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar’” – tha Kurti.

Kurti tha se janë duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, derisa theksoi se edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

E reagime të mëdha në lidhje me këtë ngjarje, ka pasur si nga akterët vendore dhe ata ndërkombëtare.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha të premten se Serbia e ka të qartë se çdo përdorim i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe do të rrezikonte trupat e NATO-s që ndodhen në terren, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës.

Ai ka thënë, po ashtu, se Serbisë i është bërë e qartë që personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

Elezi: Kosova është një vend i cili garantohet nga KFOR-i dhe në NATO

Image
Bedri Elezi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai tha që kjo deklaratë ka ardhur si vazhdimësi e deklaratave të tjera që SHBA ka bërë për të mbrojtur çdo cep të sigurisë së Kosovës.

Kosova është një vend i cili garantohet nga KFOR-i dhe në NATO, si dhe mbajnë një lidhshmëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët garantojnë paqe, sovranitet dhe liri për të gjithë popullin e Gadishullit Ballkanik. Ne si popull këtë deklaratë e presim si një vazhdimsi e deklarimeve që SHBA ka bërë për sigurinë në përgjithësi për veprimet konkrete që forcat amerikane dhe KFOR-i për të ruajtuar paqen dhe njëkohësisht është përpjekje e SHBA për të instaluar një sistem që garanton siguri, së bashku me Forcat e Kosovës, siç janë ato policore dhe që janë në koordinim të vazhdueshëm me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thekson që kjo deklaratë e O’Brien vjen pasi Serbia ka bërë veprime jo të duhura në kufirin me Republikën e Kosovës.

Sipas tij, këta serbë të cilët rekrutohen në kufi më Kosovën mund të bëjnë edhe veprime të rrezikshme për vendin tonë.

Mund të themi se kjo deklaratë e ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën, James O'Brien sigurisht që vjen pas paralajmërimeve të përfshira edhe nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës në lidhje me situatën që Serbia ka bërë disa veprim drejt kufirit të Kosovës duke vendosur baza të shumta pa afër kufijve në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht duke trajnuar dhe rekrutuar pjesëtarë apo qytetarë serbë për forca të ndryshme të sigurisë në Serbi. Ata në këtë mënyrë mund të kalojnë brenda territorit të Kosovës për veprime të rrezikshme dhe terroriste ndaj Kosovës. Andaj Republika e Kosovës duhet të jetë në vazhdimsi në këtë lidhje të ngushtë me SHBA-në”, foli eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, për “Bota sot”.

Duhanaj: Vuçiq e di, se çfarë do ta priste, nëse do të çmendej dhe do ta sulmonte Kosovën

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Vuçiq nuk mund të bëjë asgjë ndaj Kosovës pasi e njëjta është nën mbrojtjen e NATO-së.

Image
Leon Duhanaj

Deklarata e Ndimessekretarit të SHBA-së për Europën, rreth provokimeve serbe karshi Kosovës, janë vetëm një rikujtim i gjërave që tashmë janë të njohura. Madje edhe vetë Vuçiq e di, se çfarë do ta priste, nëse do të çmendej dhe do ta sulmonte Kosovën. Kosova që nga hyrja e KFOR-it, është nën ombrellën e sigurisë së NATO-s. Në mënyrë të tërthortë, Kosova trajtohet si vend anëtar i NATO-s. Pra çdo sulm ndaj Kosovës, nënkupton sulm ndaj NATO-s. Për mendimin tim, këto fiskulltura të cilat bëhen nga Serbia, nuk kanë asnjë synim me të madh, se sa manipulimi për konsum të brendshëm”, foli ai

Analisti më tej potencon që armiku me i madh i shqiptarëve, vazhdon të mbetet armiku cili financohet nga armiqtë shekullorë.

“Për mendimin tim, Kosova në veçanti por edhe shqiptarët në përgjithësi, tashmë nuk e kanë problemin gjegjësisht rrezikun nga kufijtë e jashtëm. Armiku me i madh i shqiptarëve, vazhdon të mbetet armiku cili financohet nga armiqtë shekullorë, por që për fat të keq, me zell të madh zbatohet nga vetë shqiptarët. Kriza me identitetit, po na shkatërron nga brenda dhe nga jashtë, sepse bota ka filluar të dyshoj shumë në sinqeritetin tonë, të cilin kurrë nuk e patëm. Gjërat po keqësohen, jo për arsye se të tjerët me çdo kusht po duan, por për arsye se askush më s’po na beson”, përfundoi analisti Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat