“Alarmi i kuq është ndezur”, politologu serb zbardh prapaskenat e kërcënimeve ndaj Kosovës: Ja kush po i mbështet kriminelët serbë!

Politika

“Alarmi i kuq është ndezur”, politologu serb zbardh prapaskenat e kërcënimeve ndaj Kosovës: Ja kush po i mbështet kriminelët serbë!

Nga: A.M. Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:50
Fotografi ilustruese

Politologu dhe gazetari serb, Borsi Varga në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur mbi rrezikun e sulmeve të reja që i kanosen Kosovës, pas kërcënimeve të fundit të Serbisë.

Së pari, ai potencoi se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë ka ndezur alarmin për ndërkombëtarët.

Krahas kësaj, politolgu komentoi edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë, ku tha se Putini e konsideron Kosovën si një fushë betejë të zgjeruar.

“Mendoj se Banjska ka ndezur alarmin e kuq në Perëndim. Para njohjes nga Serbia, Kosova do të mbetet një pikë e kuqe alarmi në hartën e Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo i përshtatet më së miri Rusisë. Ne nuk mund t'i vëzhgojmë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pa e konsideruar atë në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Falë zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Rusia u kthye fillimisht në Serbi, pastaj në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke shfrytëzuar frustrimet e serbëve etnikë për luftërat e humbura në Kroaci dhe Kosovë, si dhe luftën e papërfunduar në Bosnje. Prania e Moskës në politikën dhe shoqërinë serbe është më e madhja e regjistruar në historinë e fundit. Rusia është në luftë jo vetëm me Ukrainën, por edhe me Perëndimin, dhe Moska i konsideron Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën një fushë betejë të zgjeruar”, deklaroi ai.

Image
Politologu dhe gazetari serb, Borsi Varga

Krahas kësaj, politologu serb potecoi se është shteti rus që po imbështet kriminelët serbë për të shkaktuar trazira.

Madje, potencoi se Moska ka kapacitet të ushtrojë ndikim në nxitjen e një konfliktit në veri të Kosovës.

“Rusia mbështetet te kriminelët serbë, radikalët, huliganët, tifozët e futbollit dhe mund të organizojë lehtësisht trazira dhe destabilitet direkt dhe pa ndikimin e Beogradit. Ndoshta Serbia nuk do të vendosë një dialog të plotë me Kosovën, por nuk do dhe nuk mund të hyjë në luftë me Prishtinën dhe NATO-n.

Megjithatë, nuk është në interesin e Rusisë që të vendosë marrëdhënie të mira mes Beogradit dhe Prishtinës, për të zgjidhur përgjithmonë çështjen e shtetësisë së Kosovës. Moska ka kapacitet të ushtrojë ndikim në mënyra të ndryshme në shkaktimin e destabilitetit, tensionit, madje edhe konfliktit në veri të Kosovës”, përfundoi Boris Varga për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat