Kritikoi Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën, profesori nga Amerika i reagon ashpër Lutfi Hazirit: Kosova do të mbajë mend për këtë gjë të tmerrshme

Politika

Kritikoi Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën, profesori nga Amerika i reagon ashpër Lutfi Hazirit: Kosova do të mbajë mend për këtë gjë të tmerrshme

Nga: H.O. Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:57
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Në një postim të tij në facebook, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Haziri ka thënë se këta të tre do të mbahen mend për dështimet e tyre.

Pas këtij reagimi të tij, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur profesori Binak Maxharraj.

Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do ju kujtoi si dështuesit e saj”, kështu po i cilëson liderët më të votuar pas çlirimit, të cilët me tërë fuqin e tyre po ia kthejnë Kosovës fytyrën e humbur nga PDK, LDK dhe AAK”, thotë Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai ka pyetur më tutje Hazirin se ‘me çka do të ju kujtoi juve të rrokullisurit thellë në humnerën e opozitës nga e cila zor që do të dilni edhe për shumë kohë, vite’.

Por Kosova juve te rrokullisurve në opozitën e pafundme do të ju kujtoi si shkatërrues të shtetit për më shumë se 20 vjet si hajna, plaҫkitës të pasurisë shtetërore, derisa u bëtë milionera, si shkatërrues të ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë. Kosova do të ju mbajë në mend edhe për atë se tentuat edhe ta çitni Kosovën në pazar duke e ndarë me Serbinë”, thotë Maxharraj.

Ai thotë se Kosova do të ju mbajë mend edhe për diҫka më të tmerrshme.

“Por edhe me keq, Kosova juve të të humburëve në opozitë nga ku nuk mund të dilni për shumë vite do të ju mbajë në mend edhe për diçka më të tmershme, duke ia nënshkruar Asociacionin Serbisë me të cilën tani po ballafaqohet kjo trojka siç po e quani ju. Por kurrë Kosova, e as gjeneratat e ardhshme do të ju kujtojnë dhe nuk do të ju harrojnë se si ia falet Malit të Zi pa pikë hadikat(pa i pas borxh fare) 8200 hektarë tokë. Për këtë do të ju mallkojnë gjeneratat e reja”, vlerëson profesor Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat