Zbulohet prapavija e afrimit të ushtrisë serbe në kufi të Kosovës – këto janë planet djallëzore të Serbisë ndaj vendit tonë!

Politika

Zbulohet prapavija e afrimit të ushtrisë serbe në kufi të Kosovës – këto janë planet djallëzore të Serbisë ndaj vendit tonë!

Nga: M.Haziri Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:50
Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën, pasi “erdhi për të na provokuar” të enjten.

Nuk është normale që ato automjete ushtarake të mbërrijnë vetëm pak metra larg kufirit. Jam i kënaqur që nuk janë sot, nuk kanë qenë deri në orën 16.00”, tha Kurti duke folur në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai tha se autoritetet të Kosovës e regjistruan lëvizjen e tyre përgjatë kufirit të Kosovës, por “ne nuk bëmë asgjë”.

Ne ishim të kujdesshëm, shikonim nëse do të kalonin kufirin, por ata nuk e kaluan kufirin”, shtoi ai.

Kurti tha për herët të parë të enjten pak para mesnatës së ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si “provokime të qëllimshme”.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe opinonisti Eshref Ymeri.

Ai thotë që ushtria serbe ka tri pikësynime duke filluar nga ushtrimi i presionit ndaj Republikës së Dardanisë e deri tek krijimi i Asociacionit në Kosovë.

Image
Eshref Ymeri

“Unë mendoj se serbofashizmi, në qëndrimin ndaj Republikës së Dardanisë, duke i afruar njësitë e ushtrisë pranë kufirit të saj, ka tre pikësynime:

Së pari, të ushtrojë ndaj Republikës së Dardanisë një presion të përhershëm psikologjik, në mënyrë që krejt popullsia të jetë në gjendje alarmi të përhershëm, çka do të thotë që treshja udhëheqëse në Prishtinë të mos merret me problemet e zhvillmit të vendit, por ta ketë mendjen përherë nga kufiri. Një gjendje e tillë alarmi ndikon mjaft keq në botën shpirtërore të njerëzve, sidomos te brezi i ri, i cili detyrohet të braktisë vendin për një jetë të qetë në emigracion. Pra, me këtë presion psikologjik, bisha fashiste serbe niset nga strategjia për shpopullimin shkallë-shkallë të Republikës së Dardanisë, një strategji kjo me një traditë 180-vjeçare (1844-2024), pra, që asokohe kur kryeministri shovinist grek Jani Koleti ((Ioannis Kolettis - 1773-1847) dhe kryeministri shovinist serb Ilia Garashanin (1812-1874), respektivisht, patën hartuar projektet kriminale “Megali Idea” dhe “Naçertanie”, me objektiv kryesor shpërbërjen e kombit shqiptar përmes shpopullimit dhe aneksimin e trojeve tona etnike.

Këtë strategji, Rama po e zbaton në Shqipëri me zellin e një kryetradhtari të papërmbajtur. Në një njoftim në internet thuhet:

“Fatkeqësisht, do vijë një situatë e tillë kur nuk do të kemi jo vetëm banorë rezidentë, por as votues” (Citohet sipas: “Shpopullimi masiv, drama më e madhe e shqiptarëve në shekullin XXI”. Faqja e internetit “Nistori”. 19 janar 2024).

Së dyti, me afrimin e njësiteve të ushtrisë pranë kufirit, serbofashizmi ka për qëllim ta detyrojë Republikën e Dardanisë të pranojë patjetër krijimin e bashkësisë së komunave serbe (asociacionin famëkeq).

E kanë theksuar shumë analistë me vetëdije të lartë kombëtare, se krijimi i atij asociacioni është varrmihës për Republikën e Dardanisë, sepse një strukturë e tillë serbe është një shtet brenda shtetit, me pasoja tragjike për fatet e vendit. Marrëveshja e kryetradhtarëve Thaçi dhe Mustafa, e nënshkruar në Bruksel me kriminelët e Beogradit për krijimin e asaj strukture, vazhdon të mbetet kancer në “mushkëritë” e Republikës së Dardanisë dhe si vulë e pashlyeshme në ballin e saj. Shpresuam shumë që atë vulë tradhtie të rëndë, treshja udhëheqëse që erdhi në pushtet pas 14 shkurtit 2021, do ta zhdukte me një vendim të posaçëm të Kuvendit, të mbështetur fuqimisht edhe me një Referendum mbarëpopullor. Por, fatkeqësisht, një gjë e tillë nuk ndodhi”, shpjegon profesori.

Ndërsa pikësynimi i tretë i ushtrisë serbe është që përmes presionit psikologjik të sulmoj me të vërtetë Republikën e Dardanisë.

“Së treti, mundet që serbofashizmi parashikon ta sulmojë me të vërtetë Republikën e Dardanisë dhe, paraprakisht, po ushtron presion psikologjik. Praktika e presioneve psikologjike në prag lufte ka një traditë mijëravjeçare që nga periudha e lashtësisë. Që në lashtësi janë bërë përpjekje për ta trembur kundërshtarin dhe për të ngjallur panik në radhët e tij me forcën luftarake, shpeshherë të pavërtetë. Kështu, fjala vjen, para nisjes së marshimit kundër Greqisë në vitin 480 p.e.r., cari i Persisë, Kserksi I (518-465 p.e.r.), pati përhapur fjalë për numrin e madh të trupave të tij, duke deklaruar se “sikur të gjithë luftëtarët të shkrehin harqet, atëherë shigjetat do ta errësonin qiellin”.

Ky lloj presioni psikologjik mund të ndikojë për keq te forcat mbrojtëse, të cilat mund të bien moralisht”, u shpreh ai.

Ymeri më tej trajton nëse serbët mund ta sulmojnë me të vërtetë Republikën e Dardanisë.

Ai tregon dy arsyje, e para serbët janë të prirë për të krijuar një vatër lufte në gadishulin tonë dhe së dyti serbofashizmi mund ta fillojë sulmin kundër Republikës së Dardanisë, me qëllim që të pushtojë zonat që i interesojnë.

Pse serbofashizmi mund ta sulmojë me të vërtetë Republikën e Dardanisë?

Një sulm i tillë mund të jetë i pashmangshëm për dy arsye:

E para, serbofashizmi, si pjellë e rusofashizmit dhe i nxitur prej tij, kërkon të krijojë një tjetër vatër lufte në gadishullin tonë, pas asaj që banda e Kremlinit, si aleate e Hamasit, krijoi në Lindjen e Mesme. Kjo me qëllim që Perëndimi t’i pakësojë edhe më shumë ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe të merret edhe me këtë vatër të tretë lufte. Sepse, rusofashizmi ka hyrë në vitin e tretë të luftës kundër Ukrainës dhe nuk po i mposht dot forcat e saj të armatosura, duke e nxjerr inatin kundë popullsisë civile, me shkatërrime pallatesh banimi dhe objektesh të tjera të infrastrukturës. Aq më tepër që në Rusi ka nisur edhe lufta civile. Legjioni i vullnetarëve rusë po ndihmon Ukrainën në shpinë të forcave fashiste ruse dhe ka si objektiv të ardhshëm sulmin kundër Moskës.

E dyta, serbofashizmi mund ta fillojë sulmin kundër Republikës së Dardanisë, me qëllim që të pushtojë zonat që i interesojnë. Aq më tepër që Perëndimi ka ndryshuar qëndrimin ndaj Beogradit, çka dëshmon se është penduar për bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që ai Perëndim ka vendosur sanksione paradoksale kundër Republikës së Dardanisë. Pendesën e Perëndimit e dëshmojnë më së miri qëndrimet e ambasadorëve amerikanë në Beograd dhe në Prishtinë, të cilët bëjnë presion për krijimin e asociacionit. Kurse Eskobari po mban një qëndrim të turpshëm kundër Republikës së Dardanisë, në përkrahje të plotë të serbofashizmit. Fatkeqësisht, Departamenti i Shtetit është në pushtetin e Sorosit, armikut të betuar të komb it shqiptar.

Në këto kushte, lind dyshimi se pas sulmit të mundshëm të Serbisë dhe pushtimit të territorteve që i interesojnë, sidomos ato të Mitrovicës së Veriut, Perëndimi mund të ndërhyjë pas pilafit, duke i bërë presion Prishtinës që të pajtohet me gjendjen e krijuar dhe lufta të pushojë. Prandaj armatosja e fuqishme e ushtrisë dardane është e një rëndësie të jashtëzakonshme, si edhe përgatija popullit për luftë partizane, siç po vepron me shumë sukses populli ukrainas, në mbështetje të forcave të armatosura kundër ushtrisë fashiste ruse”, përfundoi profesori dhe opinonisti Eshref Ymeri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat