Qarri ‘zbulon’ qëllimet e Memli Krasniqit dhe Vlora Ҫitakut me kandidimin e Bedri Hamzës, këtë të fundit e paralajmëron ‘fortë’

Politika

Qarri ‘zbulon’ qëllimet e Memli Krasniqit dhe Vlora Ҫitakut me kandidimin e Bedri Hamzës, këtë të fundit e paralajmëron ‘fortë’

Nga: H.O. Më: 28 mars 2024 Në ora: 21:04
Memli Krasniqi/ Vlora Ҫitaku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dje ka njoftuar se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës. Kryetari Krasniqi, ka thënë se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.

“Unë, sot jam krenar dhe shumë i lumtur që ta prezantoj para jush Bedri Hamzën, kandidatin tonë për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Njeriu që do ta ringjallë ekonominë tonë, njeriun që do ta udhëheqë ekipin më të denjë për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Bedriu është i dëshmuar, është i provuar, është i përkushtuar dhe i gatshëm. Bedri Hamza është njeriu i duhur për këtë detyrë. Arritjet e tij në të kaluarën si Ministër i Financave, si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovë, por edhe të arriturat e tanishme si Kryetar i Mitrovicës, flasin më së miri për punën e tij. Në secilën detyrë publike, Bedriu ka shkëlqyer dhe ka lënë prapa rezultatet të mëdha. Ai ka dëshmuar se gjithmonë i ka shërbyer të mirës së përbashkët dhe është siguruar që askush të mos mbetet prapa”, ka thënë Krasniqi.

Kandidimin e Hamzës e kanë komentuar shumë njohës të politikës. Publicisti Gani Qarri në një prononcim për ‘Bota sot’, ka komentuar këtë vendim të Krasniqit, duke e quajtur si një nga ‘lojërat provinciale politike dhe kopallat primitive të PDK-së’.

Image
Gani Qarri

“Unë jam plotësisht i bindur se lojërave provinciale politike dhe kopallave primitive të PDK-së u ka kaluar koha efektive moti, ndaj është shumë e habitshme se si partia e inkriminuar deri në fyt, e cila gjatë gjithë qëndrimit në pushtet, ka sunduar, duke u falur toka autoktone të Kosovës, vendeve hegjemoniste fqinje, ka kërkuar publikisht ndryshimin e kufijve, tentuar faljen e veriut të Kosovës, Serbisë fashiste dhe bërë pazare e paguar firma të huaja, për ndarjen e Kosovës, pikërisht ditën në të cilën u votua me shumicën absolute, propozimi i zonjës Bakoyannis për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ta keqpërdor në mënyrë kaq fyese, këtë arritje të madhe dhe të lëndojë në formë kaq naive e nënçmuese gëzimin e qytetarëve, për shfaqjen e një komedie kaq të pashijshme dhe apatike”, vlerëson Qarri.

Tutje ai thotë se, të dalësh mu këtë ditë, me njoftimin se edhe PDK, paska propozuar Bedri Hamzën për kryeministër, sikur njëkohësisht me votimin në KiE do të votohej edhe për kryeministër të Kosovës dhe kandidimit të Bedri Hamzës, t’i nevojitej vota e shteteve anëtare të KiE-së, apo bashkësisë ndërkombëtare, vetëm që ta zbehë sadopak, këtë arritje të madhe për Kosovën, nën udhëheqjen e z.Kurti, vërtetë është një fyerje tepër e rëndë për popullin e Kosovës dhe anomali shumë primitive, me një fjalë vepër shumë perfide, të cilën nuk besojë se do ta harrojnë shpejtë votuesit dhe qytetarët gjithandej vendit tonë.

“Kandidimi i Bedri Hamzës, po këtë ditë, ishte një tallje e pa kripë, prezantimi i të cilit nuk i nënshtrohej kurrfarë ultimatumi, që medoemos duhej të ndodhtë sot, dhe patjetër, pikërisht në të njëjtën kohë, të mos them edhe orë, kur nga asambleja e Këshillit të Evropës, ishte vendosur të votohej për Kosovën, derisa dihet botërisht, se votimi pozitiv për Kosovën në KiE nuk ishte meritë, as e arritur e PDK-së, por sukses i Qeverisë aktuale, deshi apo jo PDK, e për aq më tepër, prezantimit të Bedri Hamzës, si kandidatë i PDK-së, nuk ishte duke i kaluar koha as afati i prezantimit, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë mirë, se zgjedhjet në Kosovë kanë edhe një vit afat ligjor përpara dhe as zyrtarisht nuk janë shpallur akoma”, vlerëson ai.

Ai thekson poashtu se po të ishte një kandidat serioz Bedri Hamza nuk do të lejonte të bëhej vegël e Memli Krasniqit e Vlora Ҫitakut.

“Bedri Hamza po të ishte një konkurrent fer dhe kandidatë serioz, nuk do duhej vet, të pranonte të bëhej vegël e lojës meskine të Memli Krasniqit, të cilin shumica e PDK-së, nuk e duan as për kryetar partie dhe të Vlora Çitakut, që edhe në SHBA, me urdhër të Hashim Thaçit, keqpërdorte postin diplomatik të Kosovës, për ndarjen e shtetit të saj, shtetit që e paguante me parat e taksapaguesve, të cilën madje Ramush Haradinaj si kryeministër i Qeverisë së atëhershme të PAN-it, e quante znj. Çitaku, ambasadore të Thaçit dhe jo të Kosovës”, tha Qarri për ‘Bota sot’.

Ai thotë poashtu se nëse vërtetë Bedri Hamza vendos të kandidoj për kryeministër, ai duhet ta dijë se votat nuk mund t’i fitoj me "simfonitë" e Memlit as ninullat të Vlorës, por i duhen votat e qytetarëve të Kosovës.

“Dhe për fund Bedri Hamza nëse vërtetë mendon seriozisht të kandidojë për kryeministër të Kosovës dhe jo për "kryeministër" të qeverive "nën hije" të PDK-së, post në të cilin, mund ta vendosë vet PDK, ai e di mirë, se edhe për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, nuk vendosin ritmet e rrugës së Memli Krasniqit as dallaveret e Vlora Çitakut, por partia e kryeministrit në pushtet, pra z. Albin Kurti, që ka shumicën edhe në Kuvend, ndërsa për tu zgjedhur kryeministër i shtetit, atij nuk i mjaftojnë "simfonitë" e Memlit as ninullat të Vlorës, por i duhen votat e qytetarëve të Kosovës, të cilat me metoda të tilla meskine dhe në përballje me Albin Kurtin, nuk besojë se do ti marrë, në masën që dëshiron ai, as partia e tij ngucakeqe”, thotë publicisti Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat