Frikësohet Vuçiq/ Për këto çështje Kosova mund ta padis Serbinë pas anëtarësimit në KiE- përmendet edhe prona e Manastirit

Politika

Frikësohet Vuçiq/ Për këto çështje Kosova mund ta padis Serbinë pas anëtarësimit në KiE- përmendet edhe prona e Manastirit

Nga: M.L. Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka filluar ta marr shumë “afër zemre” rrugëtimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës.

Kështu, ai po frikësohet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ngris padi kundër Beogradit përmes institucioneve të kësaj organizate ndërkombëtare.

Duke komentuar paralajmërimin e Kurtit se Kosova do ta akuzojë Serbinë për krime lufte, Vuçiq tha se “Kurti ishte duke pritur që një shtet tjetër të bëjë padi, sepse Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që dikush duhet ta bëjë në vend të tyre, e që është e vështirë”.

E Vuçiq theksoi se Kurti po “kërcënon”, pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannit dhe shteteve perëndimore dhe do të përdorë institucionet e asaj organizate për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre.

Se Kosovës po i hapet rruga për ta paditur Serbinë për krime lufte e ka thënë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti.

Ai e konsideron si shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), pasi, ky vendim jep shpresa që Kosova pas anëtarësimit të plotë t’i bëj padi Serbisë për krimet që i ka bërë në Kosovë.

Duke i komentuar këto zhvillime, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se me anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KE), shteti dhe qytetarët e Kosovës fitojnë të drejtën për të ngritur padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për çdo çështje që ka lidhje me të drejtat e njeriut.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, padi mund të ngriten nga shteti dhe subjektet vetë pas anëtarësimit të Kosovës në KE. Padia kundër shtetit nuk mund të ngritet përmes KE-së. Me anëtarësimin, Kosova dhe qytetarët e saj fitojnë mundësinë për të ngritur padi për çështje të ndryshme në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, ka potencuar ai.

Paditë, sipas Kelmendit mund të bëhen nga shteti për shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe nga subjektet fizike dhe juridike për shkelje të të drejtave të tyre.

“Kjo hap mundësinë për të ngritur padi për çështje të ndryshme, duke përfshirë pronën e Manastirit të Deçanit, pensionet e vjedhura të qytetarëve të Kosovës, kursimet në bankat serbe, pasurinë tundshme dhe të patundshme, si dhe të drejtat individuale dhe shoqërore-ekonomike”.

Paditë mund të ngriten kundër shtetit serb dhe subjekteve atje, si dhe kundër organeve dhe subjekteve të ndryshme në Kosovë. Pas ngritjes së tyre, këto çështje zhvillohen në Gjykatën Evropiane dhe vendimet janë obligative për shtetet”, theksuar ai.

Sipas juristit moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane mund të çojë në masa represive, duke përfshirë edhe mundësinë e përjashtimit nga KE-ja.

Pas gati një viti, prej se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Komiteti i ministrave, ka hedhur në votim këtë aplikim.

Me 2\3 e votave, komiteti ka vendosur që kërkesën për aplikim të Kosovës më KiE, t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat