Avokati shqiptar i gëzohet largimit të Lajçakut – jep disa detaje: Ja çka planifikonte së fundi në veriun e Kosovës!

Politika

Avokati shqiptar i gëzohet largimit të Lajçakut – jep disa detaje: Ja çka planifikonte së fundi në veriun e Kosovës!

Nga: A.M. Më: 31 mars 2024 Në ora: 19:08
Miroslav Lajçak,

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Miroslav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Mirëpo, ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe, sa ishte pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak shpeshherë është kritikuar për qasje të njëanshme ndaj shtetit serb.

E në lidhje me përfundimin e këtij mandati të emisarit sllovak, ka folur për gazetën “Bota sot”, avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Së pari, ai u shpreh se ikja e Lajçakut ësht ënj sukses për Kosovën, kjo pasi sipas tij ai ishte një prosllav që donte ta fitonte veriun e Kosovës për Serbinë.

Image
Spartak Ngjela.

“Lajçak e ka zbehur vendosjen e të drejtës shqiptare në dialogun Kosovë-Serbi.

Prandaj, ikja e Lajçakut është një sukses për të ardhmen botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mendimit tim, Lajçaku ishte një prosllav që kuptohet se donte të fitonte Veriun e Kosovës për Serbinë. Por nuk ia arriti dot.

Lajçaku i luajti të gjitha, bëri me vete edhe shqiptarët, me të cilët u sistemua me antishqiptarizëm ndërrimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Por edhe vëmendja e politikes amerikane ka qenë e madhe në këtë çështje”, deklaroi ai.

Gjithashtu Ngjela, potencoi faktin se vetëm shqiptarët janë autoktonë në Gadushullin Ilirik, ku tha se sllavët e egërsuar erdhën më vonë në tokat Ilire.

“Të gjithë duhet ta dinë se në raportin Kosovë-Serbi, vetëm shqiptarët janë autoktonë në Gadushullin Ilirik, se sllavët janë të ardhur me dyndjet sllave të Shekullit të V-të e të VI-të në këtë Gadushull.

Ishte viti 580 kur në fakt u pa dyndja me e egër e sllavëve në tokat e Ilirisë, kur mbi 100 000 grabitës të egërsuar sllavë, që ishin nisur nga rrjedha e lumit Danub, u dyndën egërsisht dhe vranë e plaçkitën të gjithë Ilirinë në katër vite, deti në vitin 584.

Dhe pikërisht këtu fillon ngujimi i tyre në trojet e Ilirisë.

Dhe kjo psikozë kundër shqiptarisë ilirike po vijon.

Por, shqiptaria tani është shumë e fortë në Gadishullin e saj Ilirik”, shpjegoi avokati shqiptar.

Më tej, ai vlerësoi se Lajçak dështoi dhe se sipas burimeve ai kishte një plan për asociacionin në veri, por që nuk ia arriti me sukses.

Në rast se do qëndronte ende në dialogun Kosovë-Serbi, Ngjela tha se Lajçak do krijonte kriza të reja.

“Në fund të fundit, sllavi Lajçak dështoi. Por edhe politika e Kosovës i qëndroi me sukses paradokseve antishqiptare të komisionerëve apo ekspertëve proserbë që u morën me këtë çështje.

Tani gjithçka është në vijën e historisë sonë shqiptare.

Sipas burimeve të mia, Lajçak, edhe kohët e fundit, për asocacionin e komunave sutonome serbe në veri të Kosovës ka luajtur; por asgjë nuk arriti dot. Kjo vepër e turpshme antishqiptare tani ka dështuar.

Dhe Lajçaku, tani iku. Dhe e larguan, sepse qëndimi i mëtejshëm i tij do të krijonte krizë për konkluzionin përfundimtar të çështjes së drejtë të Kosovës”.

Në fund, avokati shqiptar porencoi se shteti serb do nuk pranojë të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën.

Sipas tij, ndërkombëtarët po lodhën kot, kjo pasi Serbia ka qenë ndër vite pushtues i tokave shqiptare, e që vlerëson se për këtë gjë ka investuar Rusia dhe Franca.

“Por duhet të kuptohemi: Serbia kurrë nuk do të pranojë një marrëveshje me Kosovën. Ndërkombëtarit lodhen kot.

Serbia ka qenë një pushtues shekullor i tokave shqiptare. Shteti i Serbisë është investimi në falsitet historik i Francës dhe Rusisë në tre shekujt e fundit kundër shqiptarisë etnike në Gadishull.

Por, tani Kosova është një shtet shqiptar i pavarur.

Për Pavarësinë e Kosovës, çdo shqiptar duhet ta dije se në historinë që vjen, ajo i dha forcën e të vërtetës historike etnisë shqiptare në Gadishulin Ilirik.

Tani u bë e qartë që Gadishulli Ilirik, që nga lashtësia e deri më sot, ka qenë dhe është vendi i shenjtë i shqiptarisë që ka ecur në trinomin historik Ilir-arbër-shqiptar.

Ja, kjo është e vërteta e një fakti real-historik që Lajçaku ka bërë sikur nuk e ka kuptuar.

Koha, më në fund, erdhi për vijimin pa pengesë të shqiptarisë në Gadishullin Ilirik.

Dy shtetet shqiptare, janë suksesi i madh i shqiptarisë, sukses ky që do të vijojë...” – përmbylli Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat