‘Ëndrra për një botë serbe’/ Veprimtari vjen me parashikimin jo të mirë për Serbinë: Ky është skenari që e pret!

Politika

‘Ëndrra për një botë serbe’/ Veprimtari vjen me parashikimin jo të mirë për Serbinë: Ky është skenari që e pret!

Nga: M.Haziri Më: 1 prill 2024 Në ora: 13:47
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Që nga publikimi i pamjeve të serbëve në kufi me Kosovën nga ana e kryeministrit Kurti, deklaratat dhe kërcënimet nga liderët serbë nuk kanë munguar.

Aleksandar Vuçiq, në lidhje me pamjet e publikuara nga Kurti ka thënë të premten vonë se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.

Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, tha Vuçiq për televizionin serb Prva të premten.

Ku nuk duhet harruar që liderët serbë në vazhdimsi përmendin edhe “Botën serbe”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

Image
Saim Tahiraj

Ai thotë se Serbisë do t’i dështoj plani që në fillim për “Botën serbe”.

Sipas tij, shumë shpejt do vijë koha ku do hapet ‘Kutia e Pandorës’ dhe përfundimish duhet të i kthejë shqiptarëve gjithçka që i ka uzurpuar.

Koha e planeve dhe elaboratëve serbë ka përfunduar, edhe ky plan i ashtuquajturi Bota Serbe do të dështoj që në fillim. E them këte për faktet se interesat gjeostrategjike kan ndryshuar, shqiptarët janë në orbiten e interesit gjeostrategjik të NATO-s. Shqipëria anëtare e NATO-s, NATO në Kosovë, Maqedonia, Mali i zi dhe Kroacia në NATO, pra Serbia e rrethuar nga NATO. Ka kaluar dhe përfunduar ëndrra Serbe për Kosovën, ata duhet të kujdesen shumë për territore tjera shqiptare që i kanë okupuar. Shumë shpejt do vijë koha ku do hapet ‘Kutia e Pandorës’ dhe përfundimish duhet të i kthejë shqiptarëve gjithçka që i ka uzurpuar, madje edhe të ju kërkoj falje për të gjitha ato gjenocide që në histori na i ka bërë”, u shpreh ai.

Më tej, veprimtari thekson që Kosova duhet të forcojë FSK-në si dhe institucionet e sigurisë..

Ndër të tjera , ai përmend edhe islamin për të cilën thotë që nuk duhet të ndikoj në politikën e shtetit.

“Shqiptarët dhe udhëheqja politike e saj në Kosovë, duhet të punojnë shumë, të forcojnë FSK-në dhe institucionet e sigurisë. Të kordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë,që na ndihmuan shumë për të fituar lirinë, në shtetformim dhe shtetndërtim. Vetëm gabimet tona në qeverisjen e shtetit, janë armiku më i madhë i shtetit tonë. Të gjitha gabimet tona do i shfrytëzoj Serbia që ta destabilizoj dhe ta bëjë shtetin tonë më pak funksional. Problemi kryesorë në Kosovë është Islami, i cili është shëndrruar në një ideologji politike shumë të rrezikshëm. Qëllimi i tij kryesorë është shkatërrimi i kulturës, traditës, zakoneve, historisë sonë të lavdishme dhe gjuhës tonë të bukur shqipe, pra shkatërrimi i Identitetit tonë Kombëtar Shqiptarë dhe zëvendësimi me Identitet Fetarë Islam. Në këtë pikë bashkohen interesat Serbo-Ortodokse dhe Turko-Islame, andaj janë në aleancë dhe veprojnë të koordinuar. Në këtë drejtim shteti ynë duhet të përqendroj vëmendjen e shtuar dhe të veproj në parandalimin e veprimeve të tyre ,sepse është shëndrruar në një platformë ideologjike shumë të rrëzikshme. Po e shkatërrojnë rininë e Kosovës, ardhmeninë tonë si popull”, përfundoi veprimtari Saim Tahiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat