“Gjaku do të mbulojë Ballkanin”/ Profesori “zbulon” planin serb: Në terren janë Radoiçiq dhe Vulin...

Politika

“Gjaku do të mbulojë Ballkanin”/ Profesori “zbulon” planin serb: Në terren janë Radoiçiq dhe Vulin...

Nga: A.SH Më: 1 prill 2024 Në ora: 16:58
Sulmi në Banjskë, më 24 shtator 2023

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pas sulmit në Banjskë, terroristët serbë që kryen sulimin në Serbi u pritën si heronj.

“Pas agresionit terrorist te 24 shtatorit të vitit 2023, në Banjskë të Kosovës, nga shteti serb, grupi kriminalo-terrotist i Milan Radoiçiqit, që vetë e pranojë organizimin dhe aksionin terrorist, nuk u kap dhe nuk po dënohet në Serbi.

Grupi i tillë po vlerësohet në grup "revolucionar" dhe aksioni në veprim "atdhetar" me karakter të "çlirimit të Kosovës" nga shqiptarët.

Radojçiçi dhe viçat tjerë morën tretmanin e "heronjeve" në Serbi”, thotë ai.

Ai tutje thotë se Serbia ka nis përgatitje tjera për sulme edhe më të ashpëra në Kosovë, madje, vet prezenca e Vulinit dhe e Radojçiçit nëpër terren me grupe të ndryshme terroriste duke ushtruar, tregon se Serbia do të dërgon grupe tjera terroriste në veri dhe në brendi te Kosovës.

“Tash po përgatitet shteti serb për aksione të tjera të karakterit të njejtë, ndoshta edhe më të ashpër, kundër Kosovës dhe shteteve tjera..

Kriminelët terroristë serb po përgatiten përsëri nën udhëheqjen e Radojçiçit dhe të Vulinit në vende të ndryshme në Serbi. E futën në veprim për përgatitjen e grupeve terroriste serbe edhe Republiken Serbeska në Bosnje e Hercegovinë.

Prezenca e Vulinit dhe e Radojçiçit nëpër terren me grupe të ndryshme terroriste duke ushtruar, tregon se Serbia do të dërgon grupe tjera terroriste në veri dhe në brendi te Kosovës, në Prishtinë, në Pejë, në Graçanicë, në Prizren, në Gjilan etj., për të vepruar dhe krijuar gjendje luftarake në tërë Kosovën”, deklaron Kelmendi.

Në fund, thotë se BE, NATO dhe SHBA duhet të veprojnë tani kundër shtetit serbe sepse më pas mund të jetë vonë, duke thënë se gjaku mund ta mbulojë Ballkani sepse Serbia po blen armë në Rusi e Kinë dhe po militarizohet shteti serb.

“Krimineli i luftës Vuçiç tha: "Serbia nuk do të pranon kurrë Kosovën në shtet. Ne presim. Jemi mjaft trima dhe luftarak. Presim kohën për të vepruar politikisht (thënie e jonë: ushtarakisht)".

Ky është një qëndrim i qartë politiko-luftarak. U tregua se Serbia po armatoset dhe po përgatitet për luftë. Dhe, megjithatë, BE dhe NATO, SHBA-të po i anashkalojnë deklaratat e tilla dhe po bashkëpunojnë me Serbinë. Kanë investuar shumë mjete financiare në Serbi. Serbia po tolerohet shumë.

Edhe Millosheviçi u tolerua. Klika e Millosheviçit bëri masakra në Vukovar, në Srebrenicë dhe në Kosovë. Dhe, vetëm pasi u tejkalua çdo cak, u intervenua me bombardime. BE, NATO dhe SHBA nuk duhet të veprojnë në menyrat e njejta si me Millosheviçin.

Krimineli Vuçiç tha: "Shteti serb nuk është dashur kurrë ta dorëzon në Den Hag Milloshevivin. Ai është hero i Serbisë".

Faktet flasin se tolerimi ndaj kriminelit Vuçiç është i rrezikshëm. Me ato masa dashamirëse po përfiton në kohë dhe krijon lidhje të forta me Rusinë dhe me Kinën. Këtë e tregoj KS i OKB-së. Serbia po merrë investime.

Mjetet e marra financiare nga BE dhe ato që po dalin nga investimet gjermane, franceze, amerikane po blen armë në Rusi e Kinë dhe po militarizohet shteti serb. Këto armë janë kundër NATO-së dhe popujve jo serb në Ballkan. Serbia po punon për të realizuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1912/13. Në atë Konferencë iu aneksua Kosova, Maqedonia Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi shtetit serb. Me këto së bashku dhe nga Konferenca e Versait në Paris doli Mbretëria Serbo-Kroate dhe Sllovene. U bë bashkë bota serbe. Ky pikësynim është sot. Klika e Beogradit pa i realizuar këto pikesynime me luftë nuk ndalet. Dhe, në këtë kohë do të ketë luftë të ashpër, terror dhe masakra të rënda. Gjaku do të mbuloj Ballkanin. Atëherë detyrohet NATO të intervenon. Po kjo do t’i kushtoj përsëri popujve të Ballkanit shumë jetëra dhe dëme të mëdha materiale. E këtë nuk duhet lejuar BE, NATO dhe SHBA. Tash mund të ndalet shteti serb”, përfundon ai prë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat