Kundërpërgjigjeje Stano-s: Përmes Asociacionit mundësohet ndarja e veriut, po për Serbinë çfarë kërkesash ultimative keni, nëse keni?!

Politika

Kundërpërgjigjeje Stano-s: Përmes Asociacionit mundësohet ndarja e veriut, po për Serbinë çfarë kërkesash ultimative keni, nëse keni?!

Nga: M.L Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:57
Albin Kurti

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë të martën se nëse Kosova nuk nisë zbatimin e marrëveshjes që ka të bëjë më formimin ë asociacionit të komunave me shumicë serbe atëherë kjo tregon se vendi nuk është i përkushtuar ndaj procesit te normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE nënvizoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një kërkesë dhe obligim i kahershëm nga ana e Kosovës.

"Pra, duhet në të duhet të punohet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivel, në nivelin më të lartë dhe në nivel të liderëve evropianë.  Pra, nëse Kosova nuk arrin t'i realizojë këto, atëherë nuk do të shihet si një shenjë pozitive e vullnetit për të vazhduar në rrugën e normalizimit, e cila tani është e lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën e saj të anëtarësimit në BE", porositi zëdhënësi Stano.

Këto deklarata, për gazetën “Bota sot” i komentoi veprimtari shqiptaro-amerikan, Hafiz Shala.

Fillimisht Shala ka pyetur Stanon nëse kanë ndonjë kërkesë ultimative edhe për Serbinë sikurse për Kosovën,

“Z. Petar Stano(jeviq) në emër të Evropës deklaron: Asociacioni është kërkesë (ultimatum) dhe obligim i kahershëm, duke iu referuar Dardanisë e për Serbinë çfarë kërkesash ultimative keni nëse keni?

Asociacioni apo ndarja e veriut( ju nuk e thoni por nënkuptohet), është i pa pranueshëm për Dardaninë pa marrë parasysh konsekuencat”, ka thënë Shala për gazetën “Bota sot”.

Shala me këtë rast përmendi vizitat pothuajse të përditshme nëpër vendet ku janë kryer masakrat serbe ndaj popullatës shqiptare anë e kënd Kosovës, ku familjarët me lot e dhembje i përkujtojnë familjarët e varrosur.

“Por, si t’i përkujtojnë ata të cilët as eshtrat nuk ua ka kthyer Serbia. Dhembja është e shumëfishuar për ata të cilët presin t’u kthehen të mbeturat mortore të cilat mbahen në varrezat masive në Serbi. A nuk keni ndjenja njerëzore, humane e civilizuese përderisa vetëm Dardanisë i kërkoni t’i zbatojë me kushtëzime shtesë marrëveshjet e Serbia, jo që nuk i zbaton por, tallet, kërcënon e kushtëzon duke kërkuar themelimin e Asociacionit me çdo kusht. Besomani se sinqerisht me shkon mendja të Marrëveshja e Daytonit e mbajtur me 21 nëntor të vitit 1995 në Ohio  e quajtur “Marrëveshje e drejtësisë” mes Bosnjës e Serbisë, rezultatet me fatalitet po tregohen në këto momente-tentim-ndarja e Bosnjes përmes forcës së Republikës Serbe e shtyrë nga Serbia dhe e përkrahur nga Rusia. Republika e Dardanisë, duke i përkujtuar të vrarët e masakruarit gjithandej vendit, në emër të lotëve të nënave, baballarëve, motrave e vëllezërve në prezencën e Kryeministrit të vendit duke iu drejtuar më lot e klithma për ndihmë, si do të ndiheshit ju të cilët luani me fatin dhe ndjenjat e këtyre familjarëve, po të ishit në vendin e Kryeministrit”, është shprehur ai.

Sipas z. Hafiz Shala, kur Qeveria po kërkon adresimin e krimeve ndaj Serbisë, kjo e fundit duke e ditur se, me anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, sikur tani në Këshillin e Evropës, Kosova e fiton të drejtën që këtë adresim ta bëjë vetëm, ajo e shton pazarin dhe, kërcënon.

“Edhe ju zotëri po e përkrahni duke e kërcënuar se, nuk ka anëtarësim pa e plotësua një kusht të tillë. Serbia, duke i shantazhuar Evropë e Amerikë, këmbëngul në themelimin e Asociacionit gjoja si kusht për të arritur marrëveshje. Përderisa nuk keni kërkesa ultimative ndaj Serbisë ashtu sikur ndaj Dardanisë, asnjë udhëheqës aktual i shtetit, nuk e ka të drejtën të marrë vendime të dëmshme sikur ish pushtetarët të cilët, duke u thirrur në partneritet me SHBA-të, heshtën për 20 vite duke mos i zbatuar ato marrëveshje fatale me të cilat tani në mënyrë stoike po u qëndron Qeveria sepse u ka premtuar popullit i cili ende i ka varret e pashëruara ndaj gjenocidit serb.

Sipas asaj shprehjes popullore se, “kur dikush lëvron, tjetri duhet të vllaqitë” , kjo, tani po tentohet të zbatohet përmes Presidentes karshi Kryeministrit”, ka thënë ai.

Duke u lidhur me këtë, veprimtari shqiptaro-amerikan ka shtruar pyetjen se derisa do të qëndroj kjo formë e tentim shpëtimit nga presioni i pa parë e i pa drejtë ndaj Dardanisë karshi Serbisë?

“Disa gogolë e bashkëpunëtorë të Hillit e Escobarit për interesa karrieriste tentojnë ta arsyetojnë presionin e SHBA-ve si qellim i interesave gjeostrategjik për të evituar një konflikt. Por kjo nuk mund të pranohet nëse një presion i njëjtë bile edhe më i shtuar nuk ushtrohet ndaj Serbisë karshi Dardanisë, ndoshta do ta kishte ndonjë efekt sepse, Serbia luftënxitëse e gjenocidale, kryeneçe e mburravecë për krimet ndaj popullatës shqiptare të Dardanisë duke mos u penduar e kërkuar falje për të gjithë atë që i ka bërë asaj popullate, ajo, shtron kushte e diktate kuptohet me përkrahjen e Rusisë të cilës nuk mund t’i rezistojë sepse i ka premtuar që i bie së është e shantazhuar nga ajo, në anën tjetër është premtimi i dhënë popullit serb se, (Kosovën) Dardaninë t’ia kthej Serbisë.

Në anën tjetër, propagandon se “Serbia është për paqe”, është shprehur ai.

Andaj, Shala u bëri thirrje ndërkombëtarëve se nëse duan zgjidhje të qëndrueshme, Serbisë duhet t’ia ulin kokën, përndryshe nuk janë duke e zgjidhur problemin shekullor në mes këtyre dy popujve.

“Iluzionet dhe mos vendosmëria e juaj ndaj ndalimit të realizimit të aspiratave serbe me përkrahjen e Rusisë, po e mundësoni vazhdimin e konfliktit sa po t’i jepet rasti Serbisë më pasoja të pa parapara. Nëse dikush është i interesuar për paqe, është populli shqiptar i Dardanisë dhe, nëse nuk e keni kuptuar deri më tani qe ndritë dilema se, përmes Asociacionit mundësohet ndarja e veriut sepse, kërkesa kryesisht erdhi nga shteti serb e jo nga komunitetit pakicë serb në Dardani, si mund të kuptohet ndryshe. Tentim përçarja e udhëheqjes aktuale të Dardanisë, është bashkërenditje më kërkesat ekspansioniste të Serbisë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat