BE me trysni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës – analistët zbërthejnë skenarin, kështu do të veprojë Vuçiq!

Politika

BE me trysni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës – analistët zbërthejnë skenarin, kështu do të veprojë Vuçiq!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 3 prill 2024 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Serbia ka dy muaj që prej kur i ka dorëzuar Komisionit Evropian propozimin e  tyre për ndryshimin e kushteve nga kapitulli 35 i kornizës negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Në Këshillin e BE-së ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Burimet e mediave thonë që mes vendeve anëtare ende ka dallime në qëndrime dhe Presidenca belge e Bashkimit Evropian është duke bërë përpjekje për tejkalimin e këtyre dallimeve. Sipas të njëjtave burime, propozimi i parë i Komisionit Evropian për këto ndryshime nuk ishte pranuar nga disa shtete. Pastaj, disa vende anëtare kishin bërë propozime të veta dhe për to ishte diskutuar në grupet punuese të Këshillit që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me procesin e zgjerimit.

Qëllimi i ndryshimit të kësaj kornize është që zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, e arritur në shkurt të vitit 2023, të përfshihet në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit, si kusht specifik për Serbinë.

Edhe ashtu normalizimi i raporteve me Kosovën për Serbinë është i përfshirë në këtë kapitull, por në të kërkohet përparim në procesin e normalizimit. Synohet që tash si kusht të përmendet zbatimi i marrëveshjes.

Kujtojmë që në takimin e fundit në muajin dhjetor të vitit 2023, vendet anëtare kishin kërkuar nga Komisioni Evropian që më së voni deri në fund të muajit janar të këtij viti, të dorëzojnë propozimin për ndryshimin e kornizës negociuese për Serbinë.

Mirëpo a po gjendet para një trysnie Serbia tashmë?

Mehmeti: Kapitulli 35 është pengesë për Serbinë, pa plotësimin e  saj nuk mund të futet në BE

Analisti Faton Mehmeti, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që Serbia nuk ka alternativë tjetër përveç ta njoh Kosovën.

Image
Faton Mehmeti

“Serbia tanimë e di dhe besoj se s’ka alternativë tjetër për inkuadrim në BE pa e njohur Kosovën, realitetin e krijuar që nga 17 shkurti 2008. Edhe nëse plotëson të gjitha kushtet, Serbia nuk mund të futet në BE”, u shpreh ai.

Sipas tij, më parë do të hyjë në BE Kosova sesa Serbia, pasi politika që po ndjek do ta dëmtoj atë.

“Kapitulli 35 është pengesë për Serbinë, pa plotësimin e  saj nuk mund të futet në BE, rrjedhimisht pa njohur realitetin në Kosovë. Besoj, se më shumë mundësi futet para Kosova në BE se Serbia së paku jo me këtë mendësi dhe këtë politikë që po ndjek. Kosova, është realiteti i pakthyeshëm, Serbia sa më shpejt ta njeh këtë realitet është më mirë”, foli Mehmeti për “Bota sot”.

Qarri: Serbia vështirë ta pranojw një kusht të tillë!

Image
Gani Qarri

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai thotë se Serbia ka refuzuar të gjitha marrëveshjet të I zbatoj, ani pse Asociacioni po kërkohet më këmbëngulje të realizohet.

Gjithashtu ai thotë që kam frikë se Escobar, për hir të lekëve që mund të ketë marrë nga Serbia, do të insistojë me këmbëngulje, dhe me çdo mjet e mundësi, që si "kundërpeshë" as Serbisë të mos i vendoset në kapitullin e 35, si kusht.

Në fakt siç është i njoftuar mbarë opinioni, aty nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, përmes një dokumenti zyrtar të hartuar nga qeveria e Serbisë dhe dërguar nga ish kryeministrja e serbe Ana Brnabiç, BE-së në Bruksel, është deklaruar në mënyrë publike, se Serbia nuk e ka ndërmend ti zbatojë disa pjesë jetike të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, dhe aneksin e Ohrit, përkundër faktit që Marrëveshja si tërësi, thuhej e ishte, ligjërisht obliguese, për të cilën palët, për shkak të refuzimit të Vuçiqit, nuk e kishin nënshkruar, por gjoja ishin dakorduar, në Ohër, akt ky që pati shkaktuar shqetësime të mëdha, në qarqet diplomatike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Deklarata zyrtare e qeverisë serbe, se Serbia ka hequr dorë, nga marrëveshjet e arritura vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, megjithëse sot e asaj dite, nuk ka asnjë përgjigje të argumentuar zyrtare nga BE as SHBA, se marrëveshja ekziston, apo është anuluar pjesërisht, apo në tërësi, emisari pro-serb latino-amerikan Gabriel Eskobar. Për habi, vazhdon retorikën e tij diktuese, madje me tone edhe më të forta të kërcënimit publik, se Kosova u dashka, medoemos ta formojë asociacionin një etnik serb, ani pse Serbia me shkresë zyrtare, ka vërtetuar se tërhiqet nga marrëveshja dhe as që pranon ti zbatojë fare pjesë të Marrëveshjes, me përmbajtje jetike për Kosovën, që kanë të bëjnë me njohjen defakto të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB dhe organizatat tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Në anën tjetër, duke qenë se fatmirësisht Kosova i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për çka edhe u hodh poshtë me vendosmëri, nga euro-deputetët, kërkesa e emisarit të korruptuar pro-serb latino-amerikan Gabriel Escobar, që KiE ti vendoste kusht Kosovës formimin e asociacionit një etnik serb dhe çështjen e disa pronave në veri, kam frikë se Eskobar, për hir të lekëve që mund të ketë marrë nga Serbia, do të insistojë me këmbëngulje, dhe me çdo mjet e mundësi, që si "kundërpeshë" as Serbisë të mos i vendoset në kapitullin e 35, si kusht, normalizimi i raporteve me Kosovën dhe zbatimi i Marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit 2023, për rrugën drejt integrimit në BE”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që insistimi i Escobar mund të mos lejoj të zbatohet ky kusht nga Serbia.

“Kështu që edhe pse qëllimi i ndryshimit të kësaj kornize është që zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, të arritur në shkurt të vitit 2023, të përfshihet në kapitullin 35 të negociatave,  si kusht specifik për anëtarësim të Serbisë në BE, megjithëse tanimë kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS) kishin dorëzuar propozimin e tyre për ndryshimin e kushteve nga kapitulli 35 i kornizës negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë, në BE, ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Prandaj me gjithë shpresën e madhe që kishim, se me vendosjen e këtij kushti, në kapitullin 35 të negociatave, i cili parasheh ta obligojë Serbin, për zbatimin e marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit 2023, në Bruksel për normalizimin e raporteve me Kosovën, druaj se me insistimin e emisarit Gabriel Eskobar, bashkëshortes së të cilit Elizabeth Eskobar, Ministria e Jashtme serbe, përmes ambasadës së saj në SHBA; i ka financuar një ekspozitë të shtrenjtë, ai do të bëjë çdo gjë, që Serbisë serish ti jepet mundësia që të përfitojë padrejtësisht në kohë, për të mos e pranuar marrëveshjen, për normalizimin e raporteve me Kosovën, ndaj dhe i gëzohem shumë ikjes së Escobarit, dhe urojë që ajo ditë, të jetë sa më e afërt”, shpjegon ai.

Ndër të tjera, analisti shton që Kurti ka vendosur rend dhe ligj në veri të Kosovës dhe të gjitha të arriturat e tij nuk po i pranojnë ndërkombëtarët.

Këtë e them edhe për faktin madhor, se për dallim nga qeveritë e mëparshme Qeveria Kurti ka rivendosur rendin e ligjin dhe ka shtri plotësisht sovranitetin shtetëror në veri të Kosovës, që dikur thuhej se është e pamundur, ka ndaluar organizatat terroriste dhe ka dëbuar kriminelët në Serbi, ka vendosur targat e automjeteve dhe tabelat zyrtare të tabelave të vendbanimeve me mbishkrime në gjuhën shqipe, kanë filluar pas më tepër se dy dekadave, të inkasohen edhe pagesat e rrymës.

Janë ndaluar referendumet dhe zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës, janë themeluar edhe gati dhjet qendra të reja policore, të cilat përveçse kanë rivendosur renin e ligjin, kanë shuar shumë minifabrika ilegale dhe konfiskuar qindra makina, për prodhimin e kriptovalutave, janë mbyllë shumë laboratorë të drogës, janë mundur terroristët serb të kryekriminelit Milan Radojçiq, janë arrestuar disa terrorist dhe është kap armatim në vlerë prej mese 8 milionë eurove, që vërtetë janë të arritura kolosale, të cilat fatkeqësisht, përveçse disa shqiptarë të inkriminuar nuk po  duan t'i shohin, emisari Eskobar, ndërmjetësuesi Lajçak etj, po duan madje edhe ti asgjësojnë, me tendencat e tyre perfide, për ti imponuar Kosovës diktate, ngase të arriturat tona, pa “lejen” e tyre, çuditërisht, sikur po ju pengojnë”, nënvizoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat