Profesori e zbulon synimin e Serbisë, përveç Kosovës këto janë shtetet që kërcënohen me destabilizim!

Politika

Profesori e zbulon synimin e Serbisë, përveç Kosovës këto janë shtetet që kërcënohen me destabilizim!

Nga: M.Haziri Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:25
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Çështja mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të mbetët e pazgjidhur.

Ndërkombëtarët ka vite që synojnë të arrijnë një marrëveshje mes dy palëve, mirëpo këtë zgjidhije nuk po e dëshiron Serbia, pasi në vazhdimsi është e njejta që nuk i pranon marrëveshjet.

E në lidhje me situatën aktuale, si dhe deklaratat kërcënuese të liderëve serbë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai thotë që Serbia dhe lideri i saj kërcënojnë në mënyrë të hapur Kosovën mirëpo që të njejta kërcënime nuk mund të i kenë meBosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi e as me Maqedoninë e Veriut.

Serbia, sidomos presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, prej kohësh kërcënojnë në mënyrë të hapur jo vetëm lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, por edhe një konflikt të armatosur në rajon. Por nuk ndodh kjo me Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. As me Maqedoninë e Veriut. Në fakt me këtë të fundit nuk guxoi të kërcënonte me luftë as Milosheviçi. Sepse një konflikt në Maqedoni do të ishte arsye për ta shkatërruar plotësisht Serbinë. Por pse presidenti i Serbisë dhe autoritete të tjera të Beogradit kërcënojnë gjithnjë e më fort, më ashpër, Kosovën dhe jo Malin e Zi e Bosnjë-Hercegovinën?”, u shpreh ai.

Image
Enver Bytyçi

Profesori më tej thotë që Kosova është pjesë e kërcënimeve të Serbisë për dy arsyje.

Sipas tij, Rusia është pjesë e planeve të Serbisë në lidhje me Kosovën pasi e njejta është e interesuar ta përdorë Kosovën si karem të “së drejtës së tij” për të përligjur pushtimin e Krimesë dhe pjesëve të tjera të Ukrainës.

“Sipas mendimit tim Serbia e gjen më të lehtë “argumentin” për ta kërcënuar Kosovën. Sepse ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Pra nuk është juridikisht plotësisht subjekt i së drejtës sovrane të shtetit. Beogradi shfrytëzon pikërisht këtë boshllëk juridik të saj për ta përligjur kërcënimin e saj permanent kundër Kosovës. Së dyti, unë besoj se kërcënimi ndaj Kosovës nga ana e autoriteteve serbe vjen edhe si pasojë e trysninë që ushtron mbi to Vladimir Putin. Më shumë sesa Vuçiq, është presidenti rus i interesuar ta përdorë Kosovën si karem të “së drejtës së tij” për të përligjur pushtimin e Krimesë dhe pjesëve të tjeta të Ukrainës.

Kremlini e do Kosovën për ta përdorur në favor të aneksimit të territoreve ukrainase. Prandaj dhe zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës është interesa perendimor dhe jo interes serb e rus. Perëndimi kishte mundësi ta zgjidhte çeshtjen e Kosovës kur president ishte në SHBA Barak Obama. Por Obama thjesht e ndërlikoi zgjidhjen duke u pajtuar me odisenë e bisedimeve Kosovë-Serbi, megjithëse dihej që në atë kohë (2011) se bisedimet me Serbinë janë gjithmonë të dështuara. Serbia pajtohet në bisedime vetëm kur ajo përfiton territore të projektuara që në vitin 1844 në Naçertanien serbe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Beogradi t’i thotë PO ndonjë marrëveshjeje tjetër, pos atyre që i japin Serbisë territore shtesë”, shpjegon profesori.

Bytyçi thekson që presidenti i Serbisë kërcënon Kosovën, ndërkohë që sytë e tij shohin më shumë në drejtim të Republikës Srpska dhe Malit të Zi. Këto dy shtete janë objektivi i parë dhe kryesor.

“Tani Europa dhe SHBA-të vuajnë në marrëdhënien e tyre me Moskën ngërçin Kosovë. Po të ishte zgjidhur ky konflikt me kohë, sot Kosova nuk do të shërbente si monedhë këmbimi në duart e Vladimir Putin. Por si një monedhë të tillë po e përdor edhe Aleksandër Vuçiq. Presidenti i Serbisë kërcënon Kosovën, ndërkohë që sytë e tij shohin më shumë në drejtim të Republikës Srpska dhe Malit të Zi. Këto dy shtete janë objektivi i parë dhe kryesor. Por ato janë të pavaruara dhe kërcënimet e drejtpërdrejta e kompromentojnë Beogradin. Nëse Vuçiq do të kërcënonte Banja Lukën apo Sarajevën, si dhe Podgoricën a Cetinjën drejtpërdrejt, atëherë do të zbulohej qëllimi dhe taktika mashtruese e Aleksandër Vuçiq. I bie Kosovës që të përgatitet për BH dhe Malin e Zi”, foli profesori.

Në bisedw e sipër, Bytyçi shprehet se ndikimi serb në BH dhe Mal të Zi është dhjetë fish më i madh sesa në Kosovë.

Kosova de facto është shumë më e mbrojtur sesa dy shtetet që përmenda më lart. Ndërsa de jure ato janë më të mbrojtura sesa Kosova. Por ndikimi serb në BH dhe Mal të Zi është dhjetë fish më i madh sesa në Kosovë. Prandaj dhe Vuçiq i bie pragut (Kosovës) qëtë dëgjojë dera (Mali i Zi dhe BH). Për mua shumë më të rrezikuara janë këto dy vende, sesa Kosova. Kosova ka mbrojtjen e KFOR-it dhe të NATO-s, madje me mandat të Këshillit të Sigurimit. Mali i Zi është në NATO, por kjo nuk e mbron atë automatikisht nga një kërcënim serb. Sepse Beogradi do të vepronte aty përmes serbëve lokalë, të cilët përbëjnë 33 përqind të popullsisë së Malit të Zi. Po ashtu Republika Srpska ka autonomi që afrohet me pavarësinë dhe aty jetojnë mbi 1 milionë serbë”, tha ai.

Vuçiq dhe manovrat e Millosheviçit

Profesori në fund shton që Vuçiq beson në manovrat e Millosheviçit mirëpo që mobilizimi i servëve lokalë në Kosovë është i vështirë pasi janë pak me numër.

Nëse kthehemi në përvojën serbe të luftës së dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar, duhet të shohim, se përveçse në Slloveni, kudo tjetër konflikti u paraqit si konflikt midis serbëve lokalë dhe shumicës kroate e boshnjake. Pse? Sepse Milosheviçi evitoi të marrë përgjegjësi direkte, dmth të përballej me Perendimin si shtet pjesmarrës në konflikt. Edhe perendimit i imnteresoi kjo mënyrë argumenti, sepse kishte besim më shumë se konflikti mbahej i izoluar në ish-Jugosllavi e nuk dilte përtej atyre kufijve. Vetëm në Kosovë u përfshi shtetoi, ushtria dhe policia serbe drejtpërdrejt, sepse në këtë rast Kosova konsiderohej “çeshtje e brendshme e Serbisë”!

Për këtë arsye sot Vuçiq kërcënon Kosovën. Ai ende beson në manovrat e Milosheviçit. E konsideron Kosovën “çeshtje të brendshme të Serbisë” dhe njëkohësisht po punon të verë në veprim metodat milosheviçiane të destabilizimit të BH e Malit të Zi përmes serbëve lokaë e pastaj të ndërhyjë në ndihmë të tyre. Në Kosovë e ka më të vështirë të mobilizojë serbët lokalë, sepse janë në një numër shumë më të vogël se sa në dy vendet e tjera.

Për të gjitha këto arsye nuk kam asnjë brengë se Serbia do të realizojë kërcënimet e saj në Kosovë. Por ajo mund të provokojë. Aftësitë e saj provokuese nuk shterojnë kurrë, madje as kur Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, përfundoi profesori Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat