400 ekstremistët serbë stërviten në kufi/ Vjen rekomandimin për Kurtin: Të pushkatohen!

Politika

400 ekstremistët serbë stërviten në kufi/ Vjen rekomandimin për Kurtin: Të pushkatohen!

Nga: A.SH Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:18
Pamje nga sulmi terrorist serb në Banjskë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla të hënën ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.

Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ata të nisin sulme agresive.

Në lidhje me këtë deklaratë, prof. Eshref Ymeri i jep një rekomandim kryemisnitrit Albin Kurti, në të cilin thotë se nëse këta 400 ekstremistë serbë po stërviten në kufi me Kosovën, dhe duan ta përsërisin sulimin si në Banjskë, atëherë ata duhet të pushkatohen.

Sipas tij, ky rekomandim vije si pasojë që të mos përsëritet një sulm i ri në në Banjskë.

“Përmes gazetës suaj të nderuar, si vatër e shquar e mbrojtjes së interesave tona mbarëkombëtare, dëshiroj që Kryeministrit Albin Kurti t’i përcjell mendimin dhe rekomandimin tim, që, nëse 400 ekstremistët serbë, që po stërviten në kufirin me Republikën e Dardanisë, do të përsërisin sulmin kriminal të Banjskës, ata duhet të pushkatohen që të gjithë nga forcat e armatosura të Republikës së Dardanisë.

Ja bëj këtë rekomandim Kryeministrit Alin Kurti, me qëllim që të mos përsëritet gabimi që u bë në Banjskë, ku u vranë vetëm dy terroristë serbë, ndërsa të tjerët, pasi vranë një ushtarak dardan, u lejuan të largogen me vrap, si lepujt nëpër ferra, siç e pamë në videon e publikuar”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat