“Ushtria dhe policia serbe s’kanë guxim të sulmojnë Kosovën”/ Profesori “zbulon” qëllimin e Vuçiqit – ja pse po kërcënon Kosovën

Politika

“Ushtria dhe policia serbe s’kanë guxim të sulmojnë Kosovën”/ Profesori “zbulon” qëllimin e Vuçiqit – ja pse po kërcënon Kosovën

Nga: N. Shaqiri Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:28
Aleksander Vuçiq

Lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën janë vetëm provokime serbe për të nxitur situata kinse të rrezikshmërisë e kurrsesi nuk kanë të bëjnë me sulme ndaj Kosovës.

Kështu thotë profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi.

Ai pohon se, edhe më parë ushtria serbe është afruar afër kufirit me Kosoven, por janë larguar turpshëm.

Qëllimi i Vuçiqit, sipas profesorit është që me anë të ushtrisë të frikësojë BE-në që Kosova të mos pranohet në KE.

“Me deklasimin e terroristëve serbë në Banjskë qeveria e Serbisë mundohet që në këtë mënyrë të frikësojë jo vetëm qeverinë e Kosovën e cila është mësuar me kësi provokime të ushtrisë dhe policisë serbe, por qëllimi i Vuçiqit është që me anë të kërcënime të ushtrisë serbe në kufi të Kosovës të frikësojë BE-në dhe shtetet perëndimore që Kosova mos të pranohet në Këshillin e Evropës”, thotë Mehazi.

Sipas tij, veprimet e ushtrisë dhe policisë serbë buzë kufirit me Kosovën më shumë janë pakënaqësi revolte ndaj Këshillit të Evropës që Kosova mos të bëhet anëtare e Këshillit të shteteve perëndimore e asgjë më shumë.

“Deklarata e para disa ditëve e kreut të parlamentit të Serbisë Brnabiq që shprehu revolten e saj, se, nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës, Serbia do shkëputet nga ky këshill i lartë i shteteve evropiane, flet qartë”.

“Me debaklin e terroristëve serbë në Banjskë pozicionet e Serbisë dukshëm janë dobësuar për të destabilizuar Kosovën, pasi shteti, ushtria dhe policia Serbia nuk kanë më guximin të sulmojë Kosovën përballë forcave të NATO-s, KFOR-it, EULEX-it, policisë dhe Forcave Mbrojtëse të Kosovës”, përfundon profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat