Profesori ia shuan shpresat Serbisë për ‘luftën e radhës’: Kosova sot është shtet i pavarur nga bashkësia e 25 shteteve anëtare të BE-së

Politika

Profesori ia shuan shpresat Serbisë për ‘luftën e radhës’: Kosova sot është shtet i pavarur nga bashkësia e 25 shteteve anëtare të BE-së

Nga: H.O. Më: 4 prill 2024 Në ora: 22:03
Ilustrim

“Serbia e sotit, akoma në mendësinë kolonialiste të para më shumë se një shekulli, shkakton trazira dhe nxitë përsëri luftë në Ballkan”, thekson për ‘Bota sot’, Prof. Dr. Zija Lleshi.

Ai duke folur për ҫështjen e rrezikut të Kosovës nga kërcënimet serbe, thotë se Serbia tani në periudhën e dekolonizimeve në botë akoma është në mendësinë dhe logjikën e më herëshme kolonizuese, të më shumë se para një shekulli.

“Serbia gjithnjë akoma fuqishëm mendon se mund të rikthehet si kolonizatore në Kosovë sic ishte dikur, e përshkruar edhe në veprën: A. Pavlovic: "Osvrt na agrarnu reformu i kolonizacija Kosova i Metohije u periodu izmedju 1912-1941 godine". Pristina, 2006 ( A. Pavloviq: "Rishikim në reformën agrare dhe kolonizimi i Kosovës dhe Metohisë në periudhën në mes vitëve 1912-1941". Prishtinë, 2006). Derisa shtetet e mëdha kolonialiste si Britania e Madhe, Franca etj. e kanë përkrahur dekolonizimin në përmasa botërore dhe kahjen e  zhvillimeve historike në botë, dhe madje janë shndërruar në forca antikolonialiste botërore, Serbia shkon në kahje të kundërt të historisë dhe përpiqet ta rikthejë kolonizimin e vetë të shkatëruar e të dërmuar dhe ta rikolonizojë Kosovën (tani edhe më shumë me ndihmën edhe të Rusisë e cila i shef interesat e veta të ndikimit në Ballkan) e ta eksploatojë përsëri Kosovën si një koloni”, vlerëson ai.

Image
Prof.Dr. Zija Lleshi

Serbia e sotit, dikur Pashalluk i Beogradit me kryeqendër Smederevën, siҫ shpjegon profesori, e quajtur ndryshe edhe Sanxhaku i Smederevës (ekzistuese në mes të shekullit XV dhe XIX) e zbritur gjatë historisë dhe e zgjeruar kah jugu me gjenocid sistematik barbar ndaj shqiptarëve autokton në Ballkan, në përpjekjën e saj të kolonizimit, përpiqet edhe më tutje ta trajton Kosovën si një kafshatë kolonialiste dhe si një "Afrikë e Bardhë".

“Por dihet mirëfilli se Kosova sot është shtet i pavarur dhe nga bashkësia e 27 shteteve antare të BE e kanë pranuar Kosovën shtet të pavarur njëzetedy (22) shtete, t´i quajmë këto (në kuptimin matematikor) "Nënbashkësia 22", kurse pesë shtete tjera, "Nënbashkësia 5", nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Nënbashkësia e madhe ("Nënbashkësia 22") edhepse  me 22 elemente është përjashtuar dhunëshëm krejtësisht nga kombinimet e BE dhe nuk është përfilluar fare në asnjë kombinim të ndërmjetësuesëve, saktësisht sikur të mos eksistoj fare. Ky eksluzivitet tregon se është priorituar dhe favorizuar nga BE "nënbashkësia 5" dhe është përjashtuar dhe diskriminuar "nënbashkësia 22", përzgjedhje kjo e ndërmjetësuesëve e cila është në kundërshtim me neutralitetin që duhet ta ketë BE dhe bënë që të humbet kredibiliteti ndaj BE”, vlerëson Prof.Dr. Zija Lleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat