“Escobari duhet me ditë se Vuçiqi...” – Profesori me kritika për emisarin amerikan: S’ki çka flet me Kurtin, por me Vuçiqin!

Politika

“Escobari duhet me ditë se Vuçiqi...” – Profesori me kritika për emisarin amerikan: S’ki çka flet me Kurtin, por me Vuçiqin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:53
Gabriel Escobar, Albin Kurti dhe Aleksanda Vuçiq

Dialogu Kosovë – Serbi ka filluar vite më parë, dhe akoma jemi largë për një marrëvshje finale ndërmjet dy vendeve.

Dialogu në Bruksel po vlerësohet si i dështuar nga analisti politik, profesori Binak Maxharraj.

Kjo pasi, Serbia nuk është fare e interesuar që ky proces i dialogut të ketë sukses.

“Dialogu është i ngarkuar me ndërmjetësues jo kredibil nga BE-ja, me njerëz që vijnë e shkojnë nga shtetet që nuk e njohin Kosovës”, thotë ai.

Profesori shton se këta emisarë nuk janë të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.

“Serbia nuk ka hyrë në dialog për çështjen e serbëve, të pozitës së tyre sociale e as teknike, sepse serbët e Kosovës janë në pozitë shumë më të mirë se sa shumë pakica etnike në Evropë, bile me benifite shtesë që nuk i kanë askund...”, thotë Maxharraj.

Ai shton se Serbia ka hyrë në fialog për diçka tjetër, pra për interesa nacionale serbe e që është ndarja e Ksoovës.

“Serbia dëshiron të marr veriun me pasuri marramendëse nëntokësore dhe mbitokësore, që rrallë kush në Evropë i ka. Kjo është e vërteta, prandaj derisa nuk kuptohet edhe nga ndërkombëtarët dialogu nuk do të përfundojë kurrë, sepse Serbia po kërkon tokë, prandaj të gjitha marrëveshjet me të janë të kota”, potencon ai.

Analisti shton se Serbia të gjitha marrëveshjet i premton por nuk i nënshkruan dhe nuk i zbaton.

“Këtë e tregon më së miri marrëveshja e Brukselit e marsin 2023 dhe ajo e Ohrit e shtatorit 2023, të cilat Albin Kurti ishte i gatshëm t’i nënshkruante por Vuçiqi posa doli para opinionit i refuzoi, madje edhe i shkeli disa prej neneve të këtyre marrëveshjeve, prandaj me kot Escobari i beson Vuçiqit i cili është i pabesë, të rren, mashtron, të tradhton dhe të pret në besë. Kjo është natyra e serbit, prandaj Escobari duhet ta dij se Vuçiqi nuk e tradhton serbin e vet të lindjes, ai ngjitet shkallëve të perëndimit por çdo ditë po i futet në gji Rusisë dhe Kinës”, shprehet Maxharraj.

Profesori shton se, Escobari mund të vijë sa herë të dojë, të shëtitë Ballkanin, por nuk do të ketë asgjë të re.

“Për të arritë një marrëveshje ndërkombëtare, e në veçanti z. Escobar duhet të merret vesh me Vuçiqin, ai është çelësi i të gjitha të këqijave që ndodhin në veriun e Kosovës, pasi nuk ndodhë asgjë pa dijenin e tij. Escobar nuk duhet të flet me Albin Kurtin për këtë, pasi Kurti po e han fajin në shpinë të Serbisë dhe për shkak të rrenave të Vuçiqit”, shton profesori.

Maxharraj thotë se ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë se problemi që nuk ka marrëveshje është Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi.

“Pra Serbia ka synime territoriale dhe të ndajë Kosovën, ashtu siç i pati në 100 vitet e fundit, duke grabitë toka me dhunë të shqiptarëve, rasti tipik është Sanxhaku, i cili është një territor më i madh se Kosova”, përfundon profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat