Naim Miftari ‘godet’ Azem Sylën, i zbulon diçka të madhe – Telefonata me një komandant të UÇK-së: A të kujtohet përgjigja epike!

Politika

Naim Miftari ‘godet’ Azem Sylën, i zbulon diçka të madhe – Telefonata me një komandant të UÇK-së: A të kujtohet përgjigja epike!

Nga: N. Sh. Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:12
Azem Syla

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Azem Sylës, pasi para shtëpisë së tij, në Kishnarekë të Drenasit, pak ditë më parë është zbuluar pllaka e nderit.

Miftari Sylës ia ka përmendur përvetësimin e mijërave hektar tokë.

Ai madje thotë se këtë e ka bërë në bashkëpunim me disa serbë dhe zyrtarë të lartë të MUP-it.

“Daj milioneri, pse nuk e shkrujshe në pllakën tuaj të patriotit e atdhetarit, edhe se në çfarë mënyre i bletë dhe i përvetësuar qindra mijëra hektar tokë pasuri të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me serbë, disa edhe zyrtarë të lartë të MUP-it dhe UDB-së serbe, dhe psse nuk e shkrujashe në Pllakën tuaj edhe si po i ndërtoni vetëm në Novoberd disa qindra super vila, lagje të tëra.... me bashkëpunëtorët patriota, edhe ata sikurse ju me vëllezëritë e Hashim Thaçit me Xhavit Halitin, me Ilmi Reçicën......!”, thotë Miftari.

“Kurse ata, kinse punëkryesit u juaj si Bucat e Kucat.. që në realitet janë vetëm kukulla të juja, oligarkë tuaj, që i mbani vetëm të ua menaxhojnë pasuritë tuja nga krimi i organizuar, pasuri nga korrupsioni, pasuri nga parat e vjedhura nga fondi Vendlindja Thërret!”, shprehet tutje ai.

Miftari ia përkujton një bisedë telefonike.

“Dajë po ta përkujtojë një bisedë tuajen telefonike (isha vet prezent para nja 10-11viteve) me njërin nga komandantët e UÇK-së, që tani gjindet në burgun e Hagës. Ju thirrët në telefon dhe thatë se ju Daja i madh kurrë nuk do ta pranoni (nga frika e Gjykatës Speciale të Hagës) se keni qenë komandanti kryesor i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!”

“A ju kujtohet përgjigja epike që jau dha komandati i UÇK-së se ju Dajë (Azem Syla) vetëm dilni publikisht në TV, e pohoje se ju nuk keni qenë kurrë komandat i UÇK-së dhe as i Shtabit të Përgjithshum as kontribues e bartës i luftës, pasi Kosova dhe UÇK-ja kanë plotë trima e komandanta që me gjithë dëshirë pa marr parasyshë pasojat e mundshme nga Gjykata Speciale në Hagë edhe me ditë se pushkatohen me gjithë dëshirë do ta pranonin një titull të tillë, një nder të shpejtë për Kosovën edhe pse me një vonesë 15 vjeçare”, shprehet Miftari.

Ai thotë se më kurrë nuk ka telefonuar Syla.

“Pra, ju kurrë nuk u përgjigjët as nuk thirre në telefon..., kisha pas dëshirë që edhe ne luftëtarët e vërtetë të UÇK-së me qenë patriota e komandanta sikurse ju, edhe patriot, edhe hero i gjallë, edhe multi-miloner ku po don njeri ma mirë”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat