Nga një shqiptar për shqiptarët! Aktet skandaloze të Bujar Osmanit me planin 9 pikësh për veriun

Politika

Nga një shqiptar për shqiptarët! Aktet skandaloze të Bujar Osmanit me planin 9 pikësh për veriun

Nga: M.L. Më: 7 prill 2024 Në ora: 20:06
Albin Kurti dhe Bujar Osmani, takimi i tyre në Prishtinë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar sot (e dielë) se planin 9 pikësh të OSBE-së, në të cilin Kosovës i kërkohej të tërheqë Policinë Speciale nga veriu, kurse Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e ushtrisë e kishte hartuar Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore dhe udhëheqësi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Kryeziu ka thënë mes tjerash se 5 e po atij plani kërkonte që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar, ku të njëjtën gje e kërkonte edhe Serbia.

Osmani aktualisht është edhe kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Planin 9 pikësh të Bujar Osmanit e komentoi për gazetën “Bota sot” njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Shabani me këtë rast theksoi se Osmani gjatë kryesimit të OSB-së gjeti kohë për ta vizituar Ukrainën, por jo edhe veriun e Kosovës, si shqiptar që ishte.

Image
Amir Shabani

“Partia në pushtet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, BDI, pjesëtar dhe kandidat presidencial nga e cila vjen edhe Bujar Osmani, ministri aktual i punëve të jashtme për mendimin tim nuk posedon meritat e duhura gjatë kryesimin të tij me OSBE-në, edhe pse ai e konsideron si "privilegj" këtë gjë.

Ai gjatë kryesimit me organizatën më të madhe të sigurisë gjeti kohë dy herë ta vizitojë Ukrainën, por jo edhe Veriun e Kosovës, vendit fqinj e mik, ku si një shqiptar para se gjithash duhej të ndërmerrte hapin në Kosovë, por ai këtë nuk e bëri”, ka thënë ai.

Shabani e konsideron si skandaloz planin 9 pikësh të Osmanit për veriun e Kosovës duke thënë se i njëjti tregon dështim në diplomacinë rajonale nga një shqiptar për shqiptarët.

“Sa i përket planin 9-pikësh, një plan për "deeskalimin" e konfliktit të Kosovës me Serbinë, ai mes tjerash kishte theksuar se policia speciale e Kosovës duhej tërhequr nga territori legjitim i Kosovës dhe të dorë hiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore. Se a ka qenë ministri Osmani i ndikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kundër Kosovës, nuk mund të them se është e paimagjinuar, por mjaftojnë këto akte të jenë skandaloze dhe dështim në diplomacinë rajonale nga një shqiptar për shqiptarët”, u shpreh ai.

Po ashtu, Shabani shtoi se kredibiliteti i Bujar Osmanit si kandidat presidencial ka humbur mjaft praninë tek njerëzit dhe se Kosova e kujton veprimin e dështuar të tij.

“Veprimi i tij dëshmon se nuk kanë përputhshmëri me Qeverinë e Kosovës dhe një funksionim i drejtë si i Albin Kurtit atij i duket i paakomoduar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat