“Edhe Lajҫak u befasua nga vendimi për tu larguar nga dialogu”, profesori zbulon planin e BE-së për Lajҫakun

Politika

“Edhe Lajҫak u befasua nga vendimi për tu larguar nga dialogu”, profesori zbulon planin e BE-së për Lajҫakun

Nga: H.O. Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:20
Miroslav Lajçak

Tashmë është bërë e qartë se Miroslav Lajҫak do të largohet nga pozita e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi. Rolin e tij dhe qëllimet i ka shpjeguar në një prononcim për ‘Bota sot’, Prof.Dr. Zija Lleshi. Profesori, qëllimet e tij që lidhen me interesat e shtetit të vet sllovak, i ndërlidh edhe me qëllimet e Bahskimit Evropian mbi ҫështjen Kosovë-Serbi.

Profesor Lleshi tutje duke komentuar edhe rreth ҫështjes së dialogut, thotë se, është vërtetë abnormale se cfarë shteti Serbia e projekton Kosovën tash pas periudhës së dekolonizimeve në tërë botën. Pra, për Serbinë, a është Kosova shtet i shumicës dhe i pakicave etnike, sic është në të vërtetë,  apo është shtet i shumicës dhe i multi nënshumicave tjera, njëra në raport me tjetrën në vijim.

“Projektimi kaotik i rregullimit shtetëror të Kosovës nga Serbia, si një kolonialiste e më herëshme e Kosovës, paraqet edhe një anomali dhe absurditet tjetër të llojit të vetë. Serbia, më herët ajo vetë shtet i egër kolonialist, barbar dhe gjenocidal, tani tenton të paraqitet në rolin qesharak, por të mjerr,  të një "instruktori botëror", të jep leksion ndërkombëtar se si duheka të organizohen shtetet dhe Kosova, por me kusht që të kihet kujdes të vecant për Serbinë, që ajo formë organizative të mos vlejë edhe për Serbinë dhe pakicat etnike të saj, sepse Serbia meritoeka  shumë më tepër se aq, sepse Serbia meritoeka përjashtime edhepse Serbia është akoma në mendësinë e saj kolonizuese, sepse Serbia duheka të jetë e privilegjuar, etj., etj,”, vlerëson ai.

Image
Prof.Dr. Zija Lleshi

Ai thekson se tendenca e Serbisë që për interesat vetanake ekspansioniste shtetërore ta paraqet pakicën etnike serbe në Kosovë me emërtimin "shumicë", në cfarëdo strukturimi, qoftë edhe në ato komuna ku serbët janë më të numërt ndaj pakicave tjera etnike, ka për qellim që serbët, si pakicë etnike në Kosovë, të diferencohen nga pakicat etnike tjera dhe ashtu me emërtimin "shumicë" njëherit të konkurrojnë me shumicën absolute shqiptare, si dy shumica (shqiptarët ca. 85%, kurse serbët ca. 3%) në Kosovë, dhe Kosova të paraqitet kinse shtet i dy shumicave identike, tendencë kjo që fshehë në veti pretendimin e Serbisë për një "konfederatë" të mëvonëshme nga dy "shumica" identike. Ose-ose, ashtu mund të ëndërron Serbia, për një shkëputje të mundshme eventuale.

“Kjo vetëvetiu nënkupton indirekt pyetjën se cfarë shteti shiqohet Kosova në përspektivën dhe vlerësimin arbitrar të Serbisë.  Vallë, a është Kosova shtet i shumicës dhe i pakicave etnike, cfarë në të vërtetë edhe është, apo është shtet "model " i shumicë sabsolute dhe nënshumicave sukcesivisht tjera me rradhë, njëra pas tjetrës, njëra më "shumë shumicë" karshi tjetrës, e cila vijon për nga rradha e etnicitetit dhe përfaqësimi numerik. Të përzgjedhurit nga BE, Borell & Lajcak (Dueti "bineq"), në pritjën se do të jenë lojal dhe kredibil ndaj BE, kanë dëshmuar se tek ata, mbi ndjenjën e kredibilitetit, korrektësisë së objektivitetit dhe përgjegjësisë si të përzgjedhur ndërkombëtarë nga BE, ka dominuar fuqishëm ndjenja e përgjegjësisë morale dhe politike ndaj shteteve të tyre të origjinës e cila e ka eleminuar ndjenjën tjetër të përgjegjegjësisë ndërkombëtare”, tha Prof.Dr. Lleshi.  

Ai thotë se, nuk janë vetëm Borell dhe Lajcak që kanë dështuar në misiononin ndërkombëtar si ndërmjetësues objektiv, sepse edhe vetë BE në përcaktimin e këtij "Dueti bineq" objektivisht ka qenë dështim dhe një paramendim i një prioritimi dhe favorizimi mashtrues në dëm të Kosovës.

“Largimi i Lajcakut nga misioni i besuar nga BE si ndërmjetësues, mund ta ketë befasuar edhe vetë Lajcakun sepse Bashkimit Evropian Lajcaku i ka shërbyer me konsekuencë dhe ndoshta më shumë do të dëshironte që misioni i tij të ngjante në atë lojë të njohur si "Loja pa kufi", ose së paku deri në pensionimin e tij. Por është poashtu befasi, madje edhe më e madhe për të gjithë të tjerët, që Lajcak pritet të emërohet (si avansim i cuditshëm dhe i pamerituar apo si mision me më pak ndikim të drejtpërdrejt ?!) për amabsador i BE në Zvicër.  Nuk është regjistruar asnjë arritje e konsidereueshme pozitive në misionin e Lajcakut. Ky dështim i plotë në misionin e tij për një objektivitet korrekt, kur si shqiptarët ashtu edhe serbët duhej urgjentisht ndihmuar të kenë fqinjësi të mirë, mirëkuptim në mes veti dhe drejtësi, tregon se Lajcak nuk lërë aspak zbraztësi, nxitë neveritje dhe të kujton atë për të cilën gjermanofolësit në raste e rrethana të ngjashme për humbje të kotë kohe, e praktikojn shprehjën : "Auf widerseen -- nicht wider gezehen! (Mirë u pafshim -- kurrë më mos u pafshim!)”, nënvizoi ai.

Prof.Dr. Lleshi thotë se, largimi i Lajcakut nuk e dëmton aspak dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka pasë ngecje deri tani.

"Dueti bineq" - Borrell & Lajcak, konsiderohet se nuk kanë qenë neutral dhe duke favorizuar Serbinë e kanë penguar fuqishëm objektivitetin në dialogim. Por tani në pyetje është se cfarë qëndrimi do të ketë ai individ i ri si zëvendësim i Lajcakut dhe sa do të kontribuoj zëvendësi i ri në objektivitet të dialogimit. Apo është mirë të largohet edhe Borelli. Dhe, më në fund, hic më pak brengosëse është fakti se sa edhe vetë BE, tani pas këtij zhvillimi dhe leksioni ndërkombëtar të saj në përzgjedhje të "Duetit bineq"e cila ka vuar në dyshim sistemin e drejtësisë në BE, do të jetë BE neutrale dhe objektive. Me fjalë tjera pra, cfarë kriteri do të ketë BE tani në përzgjedhjën e re”, vlerëson ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat