Bojkotimi i votimeve në veri nga Lista Serbe – analistët zbardhin prapaskenat e këtij vendimi: Kjo është lojë e dyfishtë dhe e ndytë!

Politika

Bojkotimi i votimeve në veri nga Lista Serbe – analistët zbardhin prapaskenat e këtij vendimi: Kjo është lojë e dyfishtë dhe e ndytë!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 9 prill 2024 Në ora: 08:04
Lista Serbe

21 prilli është caktuar që të votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Këtij votimi i parapriu mbledhja e nënshkrimeve për peticionin lidhur me zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, të cilët u zgjodhën dhe morën detyrën në maj, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar.

Por, si gjithmonë, në atë pjesë problem del të jetë Serbia, duke dirigjuar serbët lokalë në veri të Kosovës.

Peticioni u mbështet edhe nga Lista Serbe, por më 7 prill, kjo parti, që është partia kryesore e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit “sepse kryeministri i Kosovës, [Albin] Kurti ka bërë gjithçka që procesi të mos jetë i suksesshëm”.

Kurse nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për REL-in se “Ai [votimi i 21 prillit] është rezultat i kërkesës dhe nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarë të Republikës së Kosovës, banorë të këtyre katër komunave. Udhëzimi administrativ që parasheh mundësinë e largimit të kryetarëve të komunave, respekton vullnetin politik të qytetarëve”.

Burjani: Dy rrugë për Kosovën, të pranoj pa asnjë kusht zgjedhjet ose të mbetet e sanksionuar

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani zgjedhjet në veri i ndërlidh me masat e BE-së të vendosura ndaj Kosovës, sepse sipas tij, këto referendume nuk sjellin asnjë dobi për Kosovën.

Image
Blerim Burjani

“Sa më shumë kohë që shkon për mos organizim të zgjedhjeve nuk do të ketë heqje të masave ndaj Kosovës, kjo është e qartë, shpikja e referendumeve dhe udhëzimeve nuk sjellin asnjë dobi për Kosovën, atje duhet urgjent me mbajt zgjedhje e jo me shpik lloj lloj procesesh të cilat bëjnë që Kosovën ta akuzojnë për tensione, janë vetëm dy rrugë për Kosovën, të pranoj pa asnjë kusht zgjedhjet ose të mbetet e sanksionuar. Pra, s’ka asgjë më, serbët nuk dalin në atë referendum kështu thotë Vuçiçi dhe Lista Serbe, tash atje mbetet gjendja njëjtë, tash kjo i konvenon Vuçiçit”, shprehet ai.

Më tej, Burjani se këtu janë dy mundësi, zgjedhjet ose lojërat e dialogut i cili siç po duket do të jetë i “pafund”.

“Këto zgjedhje herë do kurdo të mbahen atje, nuk duhet humbë kohë me lojëra lloj lloj shpikjesh të ideve.

Kryetarët është dashtë të shkarkohen përmes peticionit të 20%, kështu thotë udhëzimi nëse kërkohet 50+1 gjasat për organizim të zgjedhjeve janë të pamundshme.

Tash cila është ideja prolongimi, zgjedhjet apo lojëra e dialogut pafund?”, thotë ai.

Elezaj: Bojkotimi - është sabotimi i saj i radhës ndaj organeve shtetërore të Kosovës

Image
Analisti Rexhep Elezaj

Analisti Rexhep Elezaj për veprimi e Listës Serbe thotë se është dorë e zgjatur e Serbisë, e presidentit fashist të Serbisë, Alexander Vuçiq, duke shtuar se ajo është dashur që të shpallet non-grata për veprimet e kundërligjshme.

“Siç dihet “Lista Serbe” është degë-agjenturë e SNS-it në veri të Kosovës, si dhe dorë e zgjatur e presidentit fashist të Serbisë, Alexander Vuçiq, në Kosovë, e cila, siç kanë propozuar disa subjekte politike në Prishtinë, ajo është dashur moti të shpallet “Non-grata” në Kosovë, kuptohet, për shkak të shantazheve, qëndrimit armiqësor dhe propagandës së saj të hapur antishqiptare, sidomos për angazhimin e saj tejet destruktiv kundër pavarësisë së Kosovës.

Derisa, e njëjta, pra Lista Serbe, me pafytyrësinë dhe imoralitetin më të madh, ka pranuar që në Kuvendin e Kosovës së pavarur, të delegon 10 deputet serbë nga kjo Listë..!?”, thotë ai.

Sipas tij, Lista Serbe ka bërë lojë të dyfishtë qe 16 vite, duke bërë një krahasim, se po të ishte një parti shqiptare dhe të vepronte siç vepron Lista Serbe në Kosovë, atëherë ajo parti do të shpallej “organizatë terroriste”.

Elezaj tregon edhe qëllimin kryesor për të mos marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, dhe ky është sabotimi i saj i radhës ndaj organeve shtetërore të Kosovës.

“Këtë lojë të dyfishtë dhe të ndytë, “Lista Serbe” ka vazhduar ta luan qe 16 vite rresht, dhe atë pa asnjë pengesë, falë tolerancës së shtetit të Kosovës, përndryshe po të vepronte një parti shqiptare në Luginën e Preshevës me veprime të njëjta ndaj Beogradit zyrtar siç ka bërë Lista Serbe ndaj institucioneve shtetëre të Kosovës, përveç se atë parti do ta zhbënin nga skena politike, mbase të gjithë udhëheqësit dhe anëtarësinë e saj do ta shpallnin “organizatë terroriste”, por dhe do t’i burgosnin menjëherë me akuza prej më të rëndave.

Kështu që, nga krerët e “Listës Serbe” është iluzore të priten akte dhe veprime konstruktive, ndaj bojkoti i saj për të mos marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, është sabotimi i saj i radhës ndaj organeve shtetërore të Kosovës, si gjithherë, është luftë e hapur kundër shtetit të pavarur të Kosovës. E gjithë kjo, me qëllim që sa më shumë ta dëmtojnë dhe de-funksionalizojnë shtetësinë e komunave në veri të Kosovës, platformë kjo e njohur “nacionale” serbe, që pjesën veriore të Kosovës ta shkëpusin një ditë, dhe të njëjtën t’ia bashkëngjisin nënës Serbi.

Pra, ky është qëllimi kryesor i mos pjesëmarrjes së saj në referendumin e 21 prillit, madje kjo mund të jetë edhe si një paralajmërim se kjo Listë nuk do të merr pjesë as në zgjedhjet e reja, herë do kurdo që ato do të mbahen në veri për zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj.

Mendoj, se ndikimi i mos pjesëmarrjes së Listës Serbe në referendumin në fjalë, nuk do të ketë fare ndonjë rëndësi për ecurinë e mëtutjeshme të ndërrimit të pushtetit në nivel lokal në veri, qoftë edhe nëse ky referendum dështon, meqë Ligji zgjedhor i Kosovës si dhe ai për administrim të komunave, kanë paraparë edhe forma tjera të emërimit dhe shkarkimit të kryetarëve komunal, dhe jo vetëm aktin e referendumit”, përmbylli ai për “Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat