‘Tërmet’ politik në Beograd - Paralajmërohet kapja e kriminelëve të sulmit terrorist në Banjskë: Ja planet e fundit të serbëve!

Politika

‘Tërmet’ politik në Beograd - Paralajmërohet kapja e kriminelëve të sulmit terrorist në Banjskë: Ja planet e fundit të serbëve!

Nga: M.Haziri Më: 9 prill 2024 Në ora: 12:03
Milan Radojeçiq

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Francës, Emanuel Macron, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë të dalin para drejtësisë.

Siç tha Macron në një konferencë, duhet bërë gjithçka, që ajo çfarë ndodhi vjeshtën e kaluar, të mos përsëritet më.

Është e nevojshme që nga njëra anë përgjegjësit për sulmin në Banjskë vjeshtën e kaluar të dalin para gjykatave për të dhënë përgjigje për veprimet e tyre. Duhet bërë gjithçka që të mos ndodhë një dramë e tillë përsëri”, tha Macron.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai paralajmëroi një ‘tërmet’ në Beograd për kapjen e kriminelëve dhe protagonistëve të sulmit në Banjskë, që të fitojnë kohë deri pas takimit 21 – 22 Prill në New York.

Image
Drizan Shala

“Takimi në Paris në mes konceptit Perëndim dhe elemente të Rusisë në Europë ( Serbinë ) e dëshmon një fakt që në Beograd do të kemi një ‘tërmet’ brenda strukturave sigurisë në kapjen e kriminelëve dhe protagonistëve të sulmit në Banjskë të cilët tani duhet që të bëhen “mish për top” për politikën e Beogradit që të fitoj kohë dhe hapësirë deri pas takimit më 21-22 Prill në New York”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë shton që ky ‘’tërmet’ politik do të jetë fasada e ardhshme për Beogradin për të jetësuar veprimet kriminele në Ballkan.

“Pra, ‘tërmeti’ në skenën politike, sigurisë dhe botës kriminale do të jenë fasada e ardhshme për të mos ndryshuar kursin e veprimit zyrtar për jetësimin e platformës politike të botës kriminale serbe në Ballkan”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Ndër të tjera në këtë konferencë presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.

Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat