“Faktet po na bindin se Serbia po...”/ Alarmon juristi: Kjo ndalet vetëm nga BE, NATO dhe SHBA

Politika

“Faktet po na bindin se Serbia po...”/ Alarmon juristi: Kjo ndalet vetëm nga BE, NATO dhe SHBA

Nga: A.SH Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Lista Serbe, ka njoftuar të dielën se nuk do të marrë pjesë në një referendum për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim ka thënë se me këtë ata nuk po e respektojnë shtetin e Kosovës.

“Për aktualitetin në Kosovë po shkruhet dhe po diskutohet mjaft në nivelet politike evropiane e botërore.

Beogradi nëpërmjet Listës Serbe ka dalur kundër regjistrimit të popullsisë së komunitetit serb dhe kundër votimit për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.

Deklarata e kësaj partie është fakt i mos respektimi i shtetit të Kosovës.

Duket se Beogradi ka zgjedhur mos dëgjueshmërinë qytetare si mjet kundër shtetit të Kosovës.

Ekspeti gjerman, z.Knaus, ka konstatuar se gjendja e krijuar në këto anë gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga UE nuk solli rezultatet e pritura. Z.Knaus shkruan:

"Duket se një krizë që filloi me kryetarët e komunave nga Lista Serbe në veri të Kosovës, ishte politikë e Beogradit, pikërisht në momentin kur Franca dhe Gjermania dolën me planin për njohie "de facto".

Kështu, z.Knaus, pasi bënë përshkrimin e gjendjes në Kosovë në raport me Serbinë, shkruan:

"Strategjia aktuale e dialogut Kosovë - Serbi ka dështuar. Beogradi që në fillim ka hedhur poshtë hapur çdo strategji njohjeje "de facto". Beogradi e përsëriti këtë: përsëri dhe përsëri, duke treguar se nuk ka marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë", thotë ai.

Tutje, ai thotë se faktet po bindin se Serbia po përgatitet për luftë dhe synon ripushtimin e Kosovës, madje së fundi ajo mori edhe aeroplan nga Franca, duke shtuar se priten aramtime të reja nga Kina dhe Rusia.

“Faktet bindin se Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Nuk është qëllimi i paqes dhe i zgjidhjes së çështjes, por i përfitimit të kohës, kuptohet për të vepruar kundër Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Vuçiç ka treguar se nuk është për paqe dhe nuk e njeh në asnjë mënyrë Kosovën si shtet.

Serbia po armatoset. Tash mori aeroplan luftarak edhe nga Franca. Priten armë të reja nga Rusia e Kina. Ka edhe dronë iranian etj. Këto tregojnë një militarizim të ashpër të Serbisë. Priten aksione dhe aksione. Kjo ndalet vetëm nga BE, NATO dhe SHBA. Këto e kanë në dorë paqen dhe luftën”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat