Bojkotimi i Listës Serbe/ Tahiraj: Duhet t’i ndalohet veprimtaria në territorin e Kosovës - Kjo është e vetmja shpresë për Kosovën

Politika

Bojkotimi i Listës Serbe/ Tahiraj: Duhet t’i ndalohet veprimtaria në territorin e Kosovës - Kjo është e vetmja shpresë për Kosovën

Nga: A.SH Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:02
Veriu i Kosovës

Lista Serbe, ka njoftuar të dielën se nuk do të marrë pjesë në një referendum për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.

Veprimatri Saim Tahiraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendimi i Listës Serbe ka përqëllim minimizimi dhe mosfunksionimin e shtetit të Kosovës në ato komuna.

Sipas tij, ka ardhur koha që t’i themi stop kësaj partie dhe ta shpallim organizatë terroriste.

Vendimi i kësaj organizate kriminale është vazhdimësi e vendimeve paraprake që për qëllim ka minimizimi dhe mosfunksionimin e shtetit të Kosovës në ato komuna. Kjo organizatë kriminale që në gjirin e sajëka kriminelin të regjur dhe përgatitur mirë, komandohet nga pushteti kriminal në Beograd.

Përmes kësaj organizate kriminale, pushteti në Beograd shantazhon në format më të vrazhda komunitetin serb në atë pjesë të Kosovës. Po mendoj se ka ardhur koha t’i themi Stop dhe të shpallet organizatë terroriste, në mënyrë që t’i ndalohet veprimtaria në territorin e Kosovës. Të gjitha ato veprime terroriste që i ka ndërmarrë në vazhdimësi, deri te ky i fundit në Banjë, janë fakte dhe dëshmi që e arsyetojnë këtë vendim që të shpallet si organizatë terroriste”, thotë ai.

Tutje, ai ‘fajtor’ lë edhe faktorin ndërkombëtarë, për të cilin thotë se në vend se ta dënojnë Serbinë ata po e përkëdhelin, duke thënë se edhe bisedimet mes dy vendve janë të dështuara, sidomos nga Lajçak dhe Borrell.

Bashkësia Ndërkombëtare e ka tepruar skajshmërisht me tolerancën dhe përkëdheljen që po tregon ndaj kësaj organizate terroriste. Në vend që ta dënoj dhe pengoj, ajo po e shpërblen. Në këtë pikë Bashkimi Evropian si ndërmjetsues i bisedimeve ka dështuar plotësisht, sepse ka humbur besimin e shqiparëve dhe nuk ka kredibilitet më të drejtoj bisedimet, sidomos Lajçak dhe Borrell”, deklaron Tahiraj.

Për fund, si të vetmen shpresë e sheh SHBA, por duke shtuar se me ta duhet bashkëpunim dhe koordinim .

“E vetmja shpresë ka mbetur SHBA me të cilën duhet bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë për të gjitha veprimet. Qeveria e Kosovës dhe KQZ, nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë shantazhi apo presioni, por të vazhdoj procesin në bazë të ligjeve dhe në koordinim me SHBA. Këto veprime të kësaj organizate terroriste të komanduar nga Beogradi zyrtar nuk guxojnë të kenë kurrfarë ndikimi në këtë proqes, në proceset tjera e deri te zgjedhjet në këto komuna”, përfunndon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat