Shpallja dhe futja e Vuçiçit në listë të zezë/ Juristi tregon si duhet të ndiqet penalisht Lista Serbe dhe kush mund ta bëjë këtë

Politika

Shpallja dhe futja e Vuçiçit në listë të zezë/ Juristi tregon si duhet të ndiqet penalisht Lista Serbe dhe kush mund ta bëjë këtë

Nga: A.SH Më: 11 prill 2024 Në ora: 10:03
Lista Serbe

Lista Serbe ditë më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në një votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se Lista Serbe është subjet i formuar në Kosovë dhe vepron në Kosovë, por me direktive të Serbisë.

E sipas tij, ajo për veprimet, bojkotin për regjistrimin e popullisë, nuk mund të ndiqet penalisht pasi veprat e saj nuk ja ilegale.

Më tej, thotë se Kosova duhet ta ketë shqetësimin më të madh se Serbia po punon për rikrijimin botës serbe, tash pas 25 vjetëve.

Serbia nuk ka ndërmend të përgjigjet për krimet e luftës, për krimet kundër njerëzimit dhe për gjenocid të bërë në Kosovë nga forcat militare, paramilitare, policore dhe ushtarake serbe.

Si rrjedhojë as subjekti politik në Kosovë i krijuar nga krimineli i luftës Vuçiq nuk futet në kërkimfalje për veprat e përmendura të luftës. Është feminizëm të kërkohet nga Lista Serbe të bëjë kërkimfalje kur shteti që i udhëheq, Serbia, si dhe udhëheqësit atje nuk kërkojnë falje.

Në fakt Kosova as që duhet të shqetësohet pse nuk kërkojnë falje ndaj shqiptarëve per gjenocidin, krimet dhe masakrat e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë. Shqetësim më i madh është vazhdimi edhe tash pas 25 vjetëve të paqes i politikës serbomadhe për të bashkuar botën serbe dhe ripushtuar Kosovën.

Lista Serbe është subjekt i krijuar në Kosovë. I takon Republikës dhe vepron në Kosovë. Kuptohet se ky subjekt është nën kontrollin e vazhdueshëm dhe udhëhiqet nga klika e Vuçiqit. Ky e ka krijuar këtë subjekt. Si subjekt që vepron në Kosovë kërkohet t'i respektoj ligjet e vendit. Nuk lejohet krimi të del nga kjo listë dhe aktivitetet tjera anti ligjore. Mos pjesëmarrja në regjistrim të popullsise, në zgjedhje dhe në jetën tjetër politike të Kosovës nuk është vepër penale. Për atë nuk mund të ndëshkohet”, shprehet ai.

Jursiti tregon se si duhet të ndiqet penalisht Lista Serbe

Ndëshkimi vjen vetëm kur del kundër shtetit jo në kuptimin politik dhe vepron me mjete demokratike, por vetëm kur organizon dhe bënë akte të dhunës kriminale.

Këtu duhet të veproj shteti. E ndalon dhe e ndjek penalisht. Drejtuesit i kap dhe i dënon. Te tjerat veprime, ato që nuk jane të ndaluara dhe kanë karakter paqësor janë legale.

Pranoj terroristi Radojciq se ishte organizator i aktit terrorist në Banjskë. Dha dorëheqje nga Lista Serbe. Nuk u pranua se prapa aktit terrorist në Banjskë është Lista Serbe. Lihet i lirë si subjekt.Nëse konstatohet nga hetimet se qëndron prapa terrorit ne Banjskë Lista Serbe duhet të ndiqet dhe të shpallet antiligjore.

Këtë e bëjnë organet në Kosovë.

Ndalimi i këtij subjekti nga UE a SHBA është i pakapshem dhe nuk pritet të ndodhë. Mund të shpallet Lista Serbe nga këto subjekete kriminale dhe të futen në listë. Por, ndjekja bëhet nga organet e Kosoves dhe aty jepet përgjegjësia penale e saj. Shpallja e tillë nuk do te bëhet nga UE e SHBA derisa palë për ta në Serbi është Vuciq dhe klika e tij serbomadhe. Shpallja dhe futja në listë e Vuçiçit me kompani të SHBA-ve, të Anglisë e të BE-së e fut rrjedhimisht edhe Listën Serbe në këtë pozitë dhe ndiqet penalisht. Janë veprime që shkojnë bashkarisht”, përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat