“Lajmi më i keq i ditëve të fundit”/ Ekspertët e sigurisë komentojnë marrëveshjen Francë-Serbi për armët – ky është mesazhi i veprimit

Politika

“Lajmi më i keq i ditëve të fundit”/ Ekspertët e sigurisë komentojnë marrëveshjen Francë-Serbi për armët – ky është mesazhi i veprimit

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 11 prill 2024 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Më 8 prill, presidenti i Francës, Emmanuel Macron priti në takim Alkesnadër Vuçiq-in e Serbisë.

Temë e bisedimeve ishte me patjetër edhe Kosova.

Por, ajo ku bie theksi është se Serbia kërcënuese po nënshkruan marrëveshje me Francën për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë, gjoja me synim e modernizimit të forcës ajrore së Serbisë.

Këtë e bëri të ditur vet Vuçiq i cili ishte takuar edhe me përfaqësuesit e kompanisë që prodhon aeroplanët Rafale, Dassault Aviation.

Por, Franca ende nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Serbinë, e cila e ka një forcë ajrore kryesisht me aeroplanë të vjetër sovjetikë MiG 29 dhe pajisje tjera të kohës jugosllave.

Si e vlerësojnë këtë çështje ekspertët e sigurisë?

Shala: Në periudhë të luhatjeve politike, Serbia do të rrisë bashkëpunimin më tutje me industrinë e mbrojtjes se Francës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se me këtë veprim Serbia dëshiron të rrisë edhe më tutje bashkëpunimin me industrinë e mbrojtjes së Francës.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, ky vendim i Francës tregon dy gjëra.

“Pra politika e neutralitetit ushtarak të Serbisë mbetet e pandryshuar dhe marrëveshja paraprake për prokurimin e 12 avionëve Rafale nga Franca përmbush interesat kombëtare të Serbisë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Ku gjatë vizitës së tij në Paris më 8 dhe 9 prill, Vuçiq theksoi se bashkëpunimi me Francën është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të siguruar aftësitë mbrojtëse të Serbisë. Sipas tij, ai pati negociata thelbësore me ministrin francez të Mbrojtjes Sebastien Lecornu, duke diskutuar bashkëpunimin midis dy ministrive të mbrojtjes, funksionimin e përbashkët të ndërmarrjeve komplekse ushtarako-industriale dhe një opsion për "prokurimin e armëve dhe mjeteve më të avancuara të mbrojtjes".

"Pra me këtë Serbia do të rrisë bashkëpunimin më tutje me industrinë e mbrojtjes se Francës, ky është edhe synimi parësor i Serbisë në këtë periudhë të luhatjeve politike dhe presionit që po bën nga qëndrimet e deritanishme në lidhje me procesin e sigurisë dhe politik që ka pozicioni i saj në pjesën që sulmon sigurinë kolektive të vendeve të NATO-s në rajonin e Ballkanit si dhe ndikimi në BeH dhe Kosovë. Serbia tash më ka blerë tashmë Airbus (AIR.PA), helikopterë dhe aeroplanë transportues të rinj H125M, raketa tokë-ajër "Mistral dhe Thales" si dhe radarë të rinj me skeda.

Gjithashtu Beogradi po kërkon të forcojë bashkëpunimin me Airbus përmes mirëmbajtjes dhe zhvillimit të helikopterëve H125M në Serbi dhe potencialit të prodhimit të përbashkët të një droni luftarak dhe sipas Vuçiq, Serbia do të shpenzojë rreth 740 milionë euro (803.20 milionë dollarë) për pajisje të reja ushtarake në vitin 2024".

Një preferencë serbe për të diversifikuar sistemet e saj harduerike larg varësisë nga një burim i vetëm, dhe 2) Pjesa globale e tregut të shitjes së armëve të Rusisë vazhdon të zbehet që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022”, thotë Shala.

Më tej, thotë se Serbia me këso lloj deklaratash e mban Serbinë nën kontroll duke mos lejuar arratisjen e mundshme të pushtetit politik brenda Serbisë.

Në pjesën e retorikës serbe për projektin e jetesës politike të botës serbe, sigurisht që është më e natyrshme që deklarata të tilla të një autokrati si Vuqiqi, i cili duhet ta mbajë Serbinë nën kontroll duke mos lejuar arratisjen e mundshme të pushtetit politik brenda Serbisë, pra përmes nacionalizimit e ka qëllimin dhe që po arrihen tani për tani.

Sido që të jetë, Serbia po arrin që përmes një lufte speciale hibride në raport me presionin ndërkombëtar që po e bën të shpëtojë përmes prodhimit të situatave artificiale për kërcënime dhe sulme të mundshme dhe përdorimin e ushtrisë si shtyllë kryesore vizuale e politikës se tij si dhe inteligjencën për matjen e ndikimit brenda dhe jashtë shtetit të Serbisë të kësaj lufte”, thekson eksperti.

Elezi: Mbesim se ndoshta kjo marrëveshje do të mbetet vetëm një përpjekje dhe nuk do të realizohet

Image
Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ky është një lajm shqetësues, por ai shpreh bindjen se SHBA, si kryesuesi i NATO-s do të marrë veprimet serioze dhe do të ushtrojë ndikim e saj te Franca për të mos mundësuar shitjen e avionëve Serbisë.

Ndoshta lajmi më i keq i ditëve të fundit është se Francë dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime rreth një marrëveshje për blerjen e aeroplanëve francezë të cilat do të kapin një vlerë serioze dhe do të riorganizojnë shkëmbimin tregtar të armatimeve.

Kur merret parasysh fakti se Serbia është një kanosje serioze e sigurisë në përgjithësi dhe një shtet i cili në vazhdimësi cenon sigurinë e Ballkanit dhe njëkohësisht është në krah të Rusisë dhe gjithashtu është një kërcënim sa i përket vet NATO-s, ku anëtarë e kësaj strukture është Franca.

Si lajm është shqetësues se Franca është e gatshme që të bashkëpunojë me Serbinë për të siguruar një kontratë në lidhje me këto fluturake por ne mbesim akoma të bindur se shtetet e SHBA-së, si kryesuesi i NATO-s do të marrë veprimet serioze dhe do të ushtrojë ndikim e saj te Franca për të mos mundësuar një shteti që tërësisht i orientuar kah Rusia e cila në vazhdimësi po bën veprime të rrezikshme të cilat cenojnë sigurinë jo vetëm në Kosovë dhe rajon, por njëkohësisht është kërcënuese edhe për vet sigurinë e Bashkimit Evropian sidomos pas zhvillimeve që ka të bëjë me luftimet në Ukrainë, njëkohësisht kërcënimeve që ka bërë kundrejt shteteve të NATO-s, njëjtë edhe të BE-së.

Edhe njëherë duhet përmend faktin se besojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta trajtojnë me seriozitet të veçantë këtë rast apo këto deklarime dhe do të ketë një organizim të udhëheqësve të NATO-s, në këtë rast SHBA dhe partnerët e saj të fuqishëm kundrejt një programi koherent kundër zhvillimeve të Rusisë që kanë të bëjnë me cenimin e sigurisë, atëherë besoj që do të pamundësohet realizimi i një kontrate dhe ndoshta i gjithë ky diskutim do të mbetet në nivel përpjekje të dy shteteve për të pasur marrëdhënie të tilla të shkëmbimit të armatimit”, shprehet Elezi.

Çka nëse arrihet marrëveshja?

Elezi thotë se nëse kjo ndodh, atëherë mund të themi se Franca është rikthyer në marrëdhëniet e vjetra historike me Serbinë.

Tutje, ai shpreson se kjo marrëveshje të mbetet vetëm një përpjekje që nuk do të realizohet.

“Në fakt, nëse arrihet të kemi marrëveshje mes Francës dhe Serbisë për blerjen e këtyre fluturakeve, atëherë mund të themi se po rikthehen me marrëdhëniet e vjetra historike mes Francës dhe Serbisë, ku Franca e asaj kohe, përkundër se Serbia kishte ushtruar gjenocidi ndaj popuj të tjerë të Ballkanit, prapëseprapë Serbia ka arritur të ketë mbështetjen e Francës deri në vitet e fundit, ku SHBA seriozisht ishin angazhuar për largimin tërësisht nga Kosova të forcave serbe, të cilat kishin kryer masakra të rënda në tërë territorin e Kosovës.

Referuar faktit që BE, NATO dhe SHBA janë realisht të angazhuara në sigurimin e paqes në përgjithësi dhe në preventivë sa i përket qasjes së Rusisë për eskalimin e sigurisë, atëherë mbesim me shpresë se do të ketë një komunikim mes NATO-s dhe SHBA-ve si dhe Francës dhe ndoshta kjo marrëveshje do të mbetet vetëm një përpjekje dhe nuk do të realizohet”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat