Kosova afër sigurimit të njohjeve të reja, flasin nga qeveria – japin detaje dhe sinjale pozitive

Politika

Kosova afër sigurimit të njohjeve të reja, flasin nga qeveria – japin detaje dhe sinjale pozitive

Nga: A.M. Më: 11 prill 2024 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet sa i përket sigurimit të njohjeve të reja për Kosovën.

Së pari, ai u shpreh se ka përparim në raporte me disa shtete me të cilat vendi jonë nuk ka ende marrëdhënie diplomatike.

“Në këtë rast, përmendi punën dhe raportet e përmirësuara me Greqinë.

Republika e Kosovës ka shënuar përparim përmbajtësor në raporte me disa shtete me të cilat ende nuk kemi vendosur marrëdhënie diplomatike.

Që në fillim të mandatit tonë e kemi ngritur statusin e Zyrës së Kosovës në Athinë, me ç ‘rast ka filluar komunikimi zyrtar e formal i diplomatëve të Kosovës me institucionet greke. Për herë të parë kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës Helene dhe kemi realizuar një numër vizitash bilaterale”, deklaroi zëvendësministri.

Image
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti

Po ashtu, Ahmeri njoftoi se ka pasur takime të shumta mes krerëve të shtetit dhe rritje të bashkëpunimit me shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Krahas kësaj tha se është shenjë pozitive konstruktiviteti shteteve përgjatë anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme.

“Përparim në nivele të ndryshme ka pasur edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian me të cilat ende nuk kemi marrëdhënie formale. P.sh. kemi pasur takime të shumta mes krerëve të shtetit dhe rritje të bashkëpunimit përmbajtjesor. Në rastin e Spanjës angazhimi i tillë solli edhe njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës nga Spanja.

Angazhim të njëjtë ka pasur edhe me shtete nga kontinentet e tjera.

Shenjë pozitive është edhe konstruktiviteti i këtyre shteteve përgjatë anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe përgjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, përfundoi Kreshnik Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat