“Shumë e rrezikshme”, Kelmendi ‘shpërthen’ ndaj Macronit pas marrëveshjes me Vuçiqin – ja rreziku që i kanoset Kosovës!

Politika

“Shumë e rrezikshme”, Kelmendi ‘shpërthen’ ndaj Macronit pas marrëveshjes me Vuçiqin – ja rreziku që i kanoset Kosovës!

Nga: A.M. Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:03
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq (majtas) me homologun e tij francez, Emmanuel Macron në Paris.

Serbia dhe Franca kanë arritur të martën marrëveshje që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me synim të modernizimit të forcës ajrore të këtij vendi.

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Francë, Vuçiq e ka bërë publike marrëveshjen, pas takimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë tjerë në Paris.

Kjo marrëveshje u kritikua, mirëpo Macron e “arsyetoi” se kinse – “Serbia po ndryshon kahje!”

Mirëpo, a po e ndimon Franca shtetin serb për t’i jetësuar kërcënimet e saj ndaj Kosovës.

E për këtë çështje, foli profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ku tha se Franca historikisht ka qenë në anën e Serbisë dhe shteteve sllave.

Ai tregoi se si në të kaluarën u dëmtuan trojet shqiptare, duke iu kaluar disa prej tyre, Serbisë, Greqisë e Malit të Zi.

“Franca ka qenë historikisht në anën e sllavëve në Ballkan dhe në Evropë.

Serbia ka fituar me ndihmën e Francës territore të gjerë të shqiptarëve.

Në Kongresin e Berlinit, me 1878, kalon Franca në anën e Rusisë dhe Serbisë i aneksohet Kosova veriore deri në Nish.

Malit të Zi i aneksohet Ulqini, Tivari, Plava dhe Gucia, Hoti dhe Gruda. Greqisë i kalojnë nga Kongresi i Berlinit territoret në Jug të Shqipërisë.

Edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1912/13, ishte Franca në anën e shtetit serb.

Sikur të mos mjaftonte territori verior i Kosovës i aneksuar në Kongresin e Berlinit shtetit serb, me propozimin ruso-francez dhe angleze kalon e gjysma tjetër e shtetit shqiptar (shih: Kosova, Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare nën Maqedoni) nën sundimin e Beogradit.

Greqisë i aneksohet Janina dhe Çamëria”, deklaroi ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Po ashtu, Kelmendi tha se marrëveshja e Ohrit si duket nuk po i kënaq pikësynimet e Francës.

“Edhe në vitet 1999/2000 kalon Franca në anën serbe dhe e bën spastrimin e veriut të Kosovës nga shqiptarët.

Tash është hartuese së bashku me Gjermaninë e planit franko-gjerman mbi çështjen Kosovë-Serbi.

Mbi atë plan doli marrëveshja Kosovë-Serbi e Brukselit, e marsit të vitit 2023, si dhe aneks marrëveshja e Ohrit.

Kjo marrëveshje duket se nuk po i kënaq pikësynimet e Francës”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, komentoi edhe takimin e Vuçiqit me Macronin dhe premtimin e 12 aeroplanëve të ushtrisë franceze.

Z. Macron e ftoi Vuçiqin në Paris dhe u lidhën një varg marrëveshjeve.

Serbisë iu premtuan edhe 12 aeroplanë luftarakë të Ushtrisë sëe Francës.

Sikur Serbia mos të ishte e armatosur nga Rusia, Kina e Irani, mori edhe aeroplanë francez.

U krijua një shtet militar serb shumë i rrezikshëm dhe me pikësynime të bashkmit të botës serbe në një shtet serb në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë, doli Franca, edhe tash, në anën sllave. Dhe natyrisht se priten aksione konkrete të Serbisë kundër shteteve tjera.

Kosova gjendet në ballë të agresionit”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat