Eksperti i sigurisë flet për alarmin në Lindjen e Mesme/ Ja me çfarë mund të përballet Ballkani!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për alarmin në Lindjen e Mesme/ Ja me çfarë mund të përballet Ballkani!

Nga: M.Haziri Më: 13 prill 2024 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme është bërë e ditur që Irani do të sulmoj Izraelin.

Shmangia e udhëtimeve në ato pjesë është kërkuar nga të gjith qytetarët e botës, ku Biden u shpreh se nuk është shumë larg një sulm i tillë.

Kësaj thirrje të kujdesit iu kanë bashkangjitur edhe Kosova e Maqedonia.

Madje u përfol që 48 orët e radhës janë mjaftë delikat.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti o sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai thotë se siguria në Lindjen e Mesme ka marr përmasa të mëdha duke arritur kështu tensione dhe veprime ushtarake në Izral.

“Siguria në Lindjen e Mesme tanimë është duke marr përmasa të mëdha sa i përket një zgjerim të aktrëve në atë hapësirë të territoriale duke ngritur madje tensione dhe veprime ushtarake në atë pjesë në drejtim të Izraelit”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë thotë që qytetarët e Kosovës duhet të largohen nga ajo pjesë dhe se shpërndarja e një konflikit në Ballkan mund të marr formë duke sfiduar sigurinë kolektive në Ballkan nga ana e Serbisë përmes elementëve ruse.

Qytetarët e Kosovës duhet të largohen nga ajo pjesë si dhe ata që kanë të planifikuar ndonjë lëvizje ta anulojnë dhe mos të rrezikojnë jetën e tyre.

Shpërndarja e një konflikti në Ballkan mund të marr formë duke sfiduar sigurinë kolektive në Ballkan nga ana e Serbisë përmes elementëve ruse nga data e 5 Majit ku edhe mbahet takimi në mes Serbië/R.Serbe të BiH dhe Kishës Ortodokse Serbe”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Kujtojmë që presidenti i SHBA Joe Biden pret që një sulm nga Irani do të ndodhë shumë shpejt u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Unë nuk dua të marr informacione të sigurta, por pritshmëria ime është më shpejt se më vonë,” tha Biden kur u pyet se sa i afërt ishte një sulm ndaj Izraelit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat