Mandati i Lajçakut vlerësohet i dështuar/ Këto janë gabimet që BE bëri për dialogun – tani kërkohet kjo gjë nga ndërkombëtarët!

Politika

Mandati i Lajçakut vlerësohet i dështuar/ Këto janë gabimet që BE bëri për dialogun – tani kërkohet kjo gjë nga ndërkombëtarët!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 15 prill 2024 Në ora: 11:52
Miroslav Lajçak

E pasuksesshme dhe e dështuar po vlerësohet puna katër vjeçare e diplomatit sllovak, Mirsolav Lajçak, si ndërmjetësues i dialogut, Kosovë-Serbi.

Katër muaj para se ta përfundojë mandatin si lehtësues i dialogut, Lajçak kritikohet për njëanshmëri dhe qasje jokorrekte në dialog.

Përgjatë mandatit të tij nuk kishte normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkundër arritjes së marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Përveç Lajçak-ut, në këtë rrugëtim të anshëm për Serbinë është edhe emisari Borrell.

Lajçak pritet të përfundojë punën si ndërmjetësues i dialogut në fund të muajit gusht, pasi është caktuar si ambasador i BE-së në Zvicër.

Lajçak ka marrë detyrën si lehtësues i dialogut në vitin 2020.

Mirëpo a mund të kemi ndonjë ndryshim me përfundimit të mandatit të Lajçak?

Tahiraj: Vetëm fuqia, pragmatizmi dhe drejtësia aAmerikane mund ta drejtoj këtë padrejtësi dhe bisedimet të përfundojnë me suksesë

Për këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur veprimtari nga diaspora, Saim Tahiraj.

Image
Saim Tahiraj.

Ai u shpreh se mandati i Lajçakut ka qenë i dështuar për Kosovën pasi nuk ka zbatuar politikën e BE-së dhe ka qenë në anë të Serbisë gjithmonë.

“Duke analizuar me kujdes zhvillimin e bisedimeve me ndërmjetësimin e Lajçakut si lehtësues, lirisht mund të themi se është një dështim i tij. Ky dështim është si rezultat i njëanshmërisë së tij në favor të Serbisë. Bisedimet mundë të kenë sukses vetëm mbi bazën e barazisë e jo të njëanshmërisë. Bashkimi Evropian bëri gabimin e madh, duke caktuar si drejtues të bisedimeve dy persona që vijnë nga dy shtete të cilat nuk e njohin pavarsinë e Kosovës. Sado që thuhet se këta zbatojnë politikat e Bashkimit Evropian, realiteti që prodhuan bisedimet tregoj të kundërten. Lajçak me origjinë sllave, që vjen nga një shtet sllav i cili nuk e njeh pavarsinë e Kosovës, nuk mund të jetë i paanshëm. Ai në vazhdimësi ka mbajtur anën e Serbisë dhe mu për këte sot, Kosova si viktimë është dënuar me sanksione, ndërsa xhelati që bëri katër lufta gjenocidiale dhe në vazhdimësi provokon situatën në Kosovë përmes bandave kriminal shpërblehet”, foli ai.

Ndër të tjera, veprimtari nga diaspora theksoi që BE ka bërë gabim për emërimin e Lajçak dhe se të njëjtin gabim nuk duhet përsëritur

Ai ndër të tjera tha që për të pasur sukses bisedimet, duhet të caktohen persona që vijnë nga ato shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Duke u nisur nga ky realitet, lirisht mund të them se, edhe në këta katër muaj të mandatit të tij nuk mund të ketë kurrfar suksesi. Bisedimet i ka futur në një qorrsokak, nga i cili vështirë që mund të drejtohen në një rrugë të ndriçuar. Vetëm fuqia, pragmatizmi dhe drejtësia amerikane mund ta drejtoj këtë padrejtësi dhe bisedimet të përfundojnë me sukses. Pas përfundimit të mandatit të Lajçakut, Bashkimi Evropian nuk duhet ta përseris gabimin e bërë dhe të caktoj ndërmjetësues dhe drejtues të bisedimeve, persona që vijnë nga shtete që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës. Për të pasur sukses bisedimet, duhet të caktohen persona që vijnë nga ato shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe që gëzojnë besimin e popullit të saj. Mendoj se kjo do arrihej me caktimin e personave nga shteti gjerman apo austriak”, potencoi Tahiraj për “Bota sot”.

Burjani: Kurti nuk e bën këtë Asociacion fare

Image
Blerim Burjani.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai tha se Borrell dhe Lajçak e kanë sjellë dialogun në këtë pikë të dëmtuar për Kosovën.

Sipas tij, drafti për Asociacion është në dëm të shtetit tonë dhe pranimi do të dyshim të plotë institucionet e Kosovës se kanë sovranitet të plotë shtetëror në veri.

“Nuk do të ketë ndonjë ndryshim në qasje, kjo qasje e padrejt që i është bërë Kosovës me Lajçak e Borrell e ka dëmtuar mjaft pozicionin e Kosovës, sa që kanë sjellur një draft për Asociacionit ku zhbëhet plotësisht prania e institucionëve të shtetit të Kosovës. Asociacioni sipas këtij drafti fiton garancione, për më keq institucionet e Kosovës nuk mund të veprojnë me detyrime kundrejt Asociacionit, se çështjet që i konteston qeveria qendrore me Asociacionin zgjidhen përmes arbitrazhit. Kjo e vë në dyshim të plotë institucionet e Kosovës se kanë sovranitet të plotë shtetëror në veri, tash deri këtu edhte arrit me Lajçak e Borrell”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që Kurti nuk do ta pranoj Asociacionin dhe kjo është lojë për të kaluar koha, deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025.

“Pastaj masat e propozuara për Kosovën nga BE faktikisht ka rrënuar në masë të madhe kredibilitetin e një me këto vite funksionimi nuk jam shumë optimist që do të ndodhë marrëveshja përfundimtare. Asociacioni është pengesa kryesore që të mos arrihet marrëveshja, Kurti nuk e bën këtë Asociacion fare, kjo është lojë për të kaluar koha, deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025”, foli Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat