“Priten aksione...”/ Kelmendi: Kosova gjendet nën rrethim të egër të forcave militare dhe paramilitare serbe

Politika

“Priten aksione...”/ Kelmendi: Kosova gjendet nën rrethim të egër të forcave militare dhe paramilitare serbe

Nga: A.SH Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Shefja e sektorit të Operacioneve Aktuale nga Selia e NATO-s, znj. Ariella Viehe ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, minsitrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Temë e diskutimeve ishte situata e sigurisë në veri.

Njohësi i çështje politike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se situata e sigurisë në Kosovës nuk është e mirë andaj ishte edhe kjo vizitë nga NATO, duke shtuar se tregon interesin e NATO-s ndaj rajonit.

Sipas tij, ndaj Kosovës priten aksione dhe sulme terroriste.

“Kosova gjenden nën rrethim të egër të forcave militare dhe paramilitare serbe. Rreth Kosovës janë vendosur shumë forca ushtarake dhe kanë sjellur një makineri të rëndë luftarake. Brenda në Serbi po ushtrohen grupe të veçanta serbo-ruse për akte terroriste brenda në Kosovë. NATO është prezent në Kosovë me rreth 6 mijë forca ushrarake.

Takimet e nivelit të lartë të shtetit të Kosovës me shefen e re aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshem të NATO-s, zonjën Ariella Viehe, tregon interesin e NATO-s ndaj rajonit. Gjendja është e rëndë. Ndaj Kosovës priten aksione të ashpra dhe terroriste luftarake. NATO ka forcuar KFOR-in dhe ka kërkuar nga palët që të respektojnë qëndrimet e BE dhe paqen”, deklaron ai.

Tutje, vizita Viehe tregon interesimin e NATO-s dhe vendosmërinë për të ruajtur paqen në këtë pjesë të rajonit.

“Vizita e znj. Viehe po tregon interesimin e NATO-s dhe rrezikun e lartë për luftë në Ballkanin Perëndimor. Serbia do bashkimin e botës serbe në një shtet. Kjo, pa luftë nuk mund të realizohet. Priten aksione. Vizita e z.Viehe tregon interesimin e NATO-s dhe vendosmërinë për të ruajtur paqen në këtë pjesë të rajonit. Porosia është e qartë. NATO nuk tërhiqet nga detyrat që ka”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat