Bllokimi i qytetarëve në kufi/ Elezi: Ja çfarë po sinjalizon Serbia

Politika

Bllokimi i qytetarëve në kufi/ Elezi: Ja çfarë po sinjalizon Serbia

Nga: A.SH Më: 18 prill 2024 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Serbia assesi ta lë Kosovën rehat dhe në të drejtën e saj.

Së fundi, vendimin për pranimin e Kosovës në KiE, acaroi Serbinë dhe kjo e fundit ndaloi disa autbosuë të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi.

Por, ajo që mbetet shqetësuese akoma është se disa qytetarë janë liruar dhe disa të tjerë po raportohet se ende nuk janë liruar.

Ndërsa, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se "një pjesë" e qytetarëve të Kosovës, të ndaluar gjatë ditës nga autoritetet serbe në vendkalimet kufitare serbe, janë liruar tashmë.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Gërvalla shtoi se “nuk kemi informata se a janë liruar të gjithë, apo nëse ka ende qytetarë tanë që janë duke u mbajtur nëpër vende të ndryshme”.

“Do t’ju japim këto informata sapo t’i kemi verifikuar të gjitha”, theksoi ajo.

Ekspreti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ky rast tregon se Serbia është e interesuar të shkaktojë probleme duke e parë edhe tensionimin mes dy vendeve.

Tutje, thotë se kjo tregon edhe se siguria e qytetarit që vendosin të kalojnë nëpër Serbi është e cënuar.

“Rasti shumë i ndjeshëm i ditës së sotme, ky qytetarë të Ksoovës janë ndaluar dhe maltretuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, është një tregues i qartë se Serbia është e interesuar për të shkaktuar probleme të sigurisë, veçanërisht për të kryer veprime të cilat shkojnë në drejtim të thellimit të problemit mes dy vendeve dhe më pas edhe tensionimin e situatës së sigurisë në përgjithësi.

Këto veprime të Serbisë vijnë pas vendimit të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të cilat votuan pozitivisht për Kosovën, ku pritet edhe ministrat e jashtëm të votojnë për Kosovën që të pranohet në KiE.

Ky veprim poashtu është një tregues se siguria e qytetarit që vendosin të kalojnë nëpër Serbi është e cënuar dhe se të njejtin janë objekt i dhunës së vazhdueshme që Serbia ka bërë sistematikisht ndaj qytetarëve të Republikës ës Kosovës”, thotë ai.

Më tej, Elezi deklaron se institucuionet e Kosovës duhet t’i sigurojnë të gjitha provat dhe dëshmitë përfshirë edhe intervistimet e të dëmtuarëve, dhe njëkohësisht të ushtrojnë presionin e duhur në institucionet ndërkombëtare.

“Prandaj, institucuionet e Kosovës duhet t’i evidentojnë dhe t’i analizojnë që ti sigurojnë të gjitha provat dhe dëshmitë përfshirë edhe intervistimet e të dëmtuarëve në këtë rast konkret, qytetarët të cilët janë maltretuar në këto pika kufitare dhe njëkohësisht të ushtrojnë presionin e duhur në institucionet ndërkombëtare, dhe të veprojnë për të vetëdijësuar qytetarët e Kosovës që të përdorin rrugë alternative ngase Serbia vazhdon të mbetet një vend i rrezikshëm për njerëzit që mund të kalojnë në atë zonë apo mund të përshkojnë rrugën nga Kroacia deri në kufi me Kosovën por përdorin si korridor Serbinë.

Mund të themi se duke pasur parasysh faktin se qytetarët e Kosovës mund të rrezikohen drejtpërdrejtë nga veprimet e kundërligjshme dhe kriminale të Serbisë, atëherë të njejtit të përdorin rrugë të tjera alternative”, shprehet ai.

Në fund, thotë se qyetarët duhet edhe të shfrytëzojnë rrugët alternative sepse Serbia përbën rrezik dhe mund të shkojë edhe më larg, me privim të lirisë apo jetës nga kriminaliteti serb.

“Prandaj, është e rëndësishme që neve të kemi një koordinim komunikimi edhe me kompanitë cilat organizojnë udhëtime drejt Evropës, sepse është moneti i fundit që njëherë e përgjithmonë të kuptojë saktësisht se cili është rreziku dhe mund të kemi rreziqe edhe më të mëdha, privimi nga liria apo edhe jeta nga veprimet kriminale që Serbia është e gatshme ta bëj në vazhdimësi.

Duhet të marrim në konsideratë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku Serbia ka akoma qasje agresive dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, kështu edhe mbetet vendi i rrezikshëm për qytetarët e Kosovës.

Në rastin më të mirë qeveria e Kosovës duhet të reagojë duke u bazuar në të gjitha të dhënat të cilat vijnë nga vet të dëmtuarit dhe të reagojë përmes rrugëve diplomatike por mos të bëjë të njejta veprime të cilat bien me lirinë e lëvizjes e cila është e garantuar në konvetën e Kombeve të Bashkuara”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat