Dështimi i Serbisë për ta ndaluar Kosovën të bëhet anëtare në KiE, vë në lëvizje veprime të rrezikshme!

Politika

Dështimi i Serbisë për ta ndaluar Kosovën të bëhet anëtare në KiE, vë në lëvizje veprime të rrezikshme!

Nga: A.SH Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:44
Foto nga takimi

Kosova ka kaluar edhe fazën e dytë në Asamblenë Parlamentare, andaj ky fakt ka nervozuar Serbinë e cila assesi nuk po e pranon një gjë të tillë.

Për këtë ajo nisi të ndërmarr edhe veprime të ashpra ndaj Kosovës duke ndaluar fillimit mbi një mijë qytetarë të Kosovës në kufirin Serbi-Kroaci, po të njejtin pasi u mbajtën më shumë se 18 orë dhe pas reagimeve të shumta u liruan.

Jursiti Muahmet Kelmendi, në një prononcim për "Bota sot" ka komentuar veprimet agresive të Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ka vënë në lëvizje veprime të rrezikshme dhe po kërcënon me aksione ushtarake.

“Serbia po ndërmerr hapa agresivë kundër Republikës së Kosovës. Pikësynimi është ndarja apo ripushtimi.

Nga dështimi i shtetit serb për të ndaluar Kosovën nga anëtarësimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës, si dhe kërkesa në OKB për gjenocid në Srebrenicë, ka vënë në lëvizje ky shtet sllav veprime të rrezikshme dhe po kërcënon me aksione ushtarake.

Ka ditë që ushtria serbe me mjete të blinduara është 200 deri në 300 metra afer kufirit te Kosovës. Me mijëra ushtarë me mjete të blinduara ka vendosur në Luginën e Preshevës”.

Sipas tij, Vuçiçi pati thënë se po përgatiten për të vepruar kundër Kosovës, andaj edhe bllokimi i qytetarëve vije si pasojë e kësaj.

Juristi thotë se Serbia po përgatitet për aksione terroriste në Kosovë, duke thënë se veprimet do të jenë të ashpëra dhe të shumëfishta, me sulme kundër objekteve, policisë dhe FSK-së.

“Brenda në Kosovë, ku jeton minoriteti serb, kanë përgatitur grupe kriminale për të vepruar kundër rendit juridik.

Nëpër kufijtë e Serbisë, që kalojnë në Hungari, në Kroaci, si dhe me Kosovën, bënë bllokim të udhëtarëve nga Kosova. Kudo nëpër botë ka futur në veprim grupet që po punojnë kundër Kosovës. Po krijohet gjendja, sikundër tha kriminieli Vuçiç, për të vepruar si shtet.

Krimineli Vuçiç pati thënë: "Ne po përgatitemi për të vepruar në momentin dhe kohën më të përshtatshme kundër Kosovës".

Aktet e tashme po tregojnë se Serbia po përgatitet për të vepruar kundër Kosovës. Së këndejmi priten nga shteti serb që të vepron me aksione të ashpera terroriste. Veç punës politike, angazhimit kundër Kosovës nëpër qendrat e vendosjes dhe në shtete, ka përgatitje ushtarake për aksione luftarake kundër Kosovës. Aksionet do të bëhen nga grupet e ndryshme në veri të Kosovës, në katër komunat, si dhe në pjesët tjera të Republikës. Priten sulme në Prishtinë, në Shtërpcë, në Mitrovicë, në Gjilan, në Graçanicë e në vende tjera. Veprimet do të jenë të ashpëra dhe të shumëfishta, me sulme kundër objekteve, policisë dhe FSK-së”, deklaron ai.

Në fund, ai për të gjitha këto thotë se nga Kosova kërkohet të jetë e përgatitur me dhjetëra mijëra ushtarë dhe me mijëra forca speciale policore.

“Kosova kërkohet të përgatitet. Nuk mbrohet vendi me 4 a 5 mijë ushtarë dhe me qindra forca speciale të policisë. Republikes i duhen me dhjetëra mijëra ushtarë dhe me mijëra forca speciale policore.

Mirë që është edhe NATO në Kosovë. Kjo është garanci e madhe e paqes. Por, shumë shpejtë mund të ndryshohet gjendja, atëherë kur NATO nuk e garanton më rendin dhe sigurinë, paqen në Kosovë. Këtu hyne FSK dhe Policia në veprim. Me këto dy mekanizma të përgatitur dhe të armatosur mund të sigurohet dhe të mbrohet vendi. Republika kërkohet të mendojë për çdo opsion. Koha nuk pret”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat