Juristi tregon se si mund ta dënojë BE-ja Serbinë për veprimin e fundit, ose në të kundërten Kosova mund t’ia kthejë njësoj

Politika

Juristi tregon se si mund ta dënojë BE-ja Serbinë për veprimin e fundit, ose në të kundërten Kosova mund t’ia kthejë njësoj

Nga: H.O. Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Serbia vazhdon endë të provokojë, kërcënoj e sulmojë qytetarët e Kosovës në mënyra të ndryshme. Së fundit, kur Kosova është gati të pranohet në KiE, Serbia e revoltuar bëri një veprim kërcënues ndaj qytetarëve të Kosovës.

Serbia ka ndaluar disa autobusë me qytetarë nga Kosova, në kufirin me Kroacinë. Është bërë thirrje ndaj Serbisë që të ndalon këto veprime, megjithatë nuk është hera e parë që ky shtet bën veprime të tilla.

Gjatë ditës së sotme, Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Serbia ndaloi mbi 1.400 qytetarë të Kosovës, teksa po kalonin transit nëpër Serbi. Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.

Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Duke pasur parasysh këto zhvillime, ky veprimi i fundit i Serbisë lidhur me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufi, si duhet të dënohet nga BE-ja? A po ka mundësi që edhe ky veprim serb të kaloj pë zhurmë?

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë ҫështje, ka folur profesori universitar dhe juristi, Blerim Burjani. Ai thotë se BE-ja duhet t’i kërkoj Serbisë të mos pengoj lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ose të njëjtën masë mund të marrë edhe Kosova ndaj tyre.

“Duhet të i kërkohet Serbisë të mos pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në rast se Serbia do të vazhdon me këtë bllokim, atëherë këtë masë mund të shqiptoj edhe Kosova”, vlerëson ai.

Ai thotë se BE-ja duhet të dënoj këtë veprim serb, që është i dëmshëm dhe provokues.

“Kjo është e dëmshme që bën Serbia dhe provokacion, nuk do të duhej më të ndodhë, por se BE-ja duhet të ia tërheq vëmendjen dhe vërejtjen, se BE dënon akte të tilla të bllokimit të njerëzve nëpër automjete”, thekson profesor Burjani për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat