Tubimi në Banja Llukë/ Profesori nga Presheva thotë se tubimi dha këtë mesazh – Përmend edhe Kosovën!

Politika

Tubimi në Banja Llukë/ Profesori nga Presheva thotë se tubimi dha këtë mesazh – Përmend edhe Kosovën!

Nga: A.SH Më: 20 prill 2024 Në ora: 16:01
Tubimi “Serbia po ju thërret” në Banja Luka

Në Banja Llukë, Bosnje dhe Hercegovinë është mbjatur një tubim i organizuar nga Serbia. Ajo ka ftuar të gjithë serbët që të marrin pjesë me moton “Serbia po ju thërret”.

Për këtë ka reaguar profesori nga Presheva, Refik Hasani, i cili ka thënë se ai ishte tubimi më i madh që nga përfundimi i liftës së përgjkshme në Bosnje.

Më tej, Hasani thotë se tubimi dha një mesazh se përmes mitingjeve serbët po kërcënojnë haptas dhe publikisht ish-hapësirat e Jugosllavisë.

Ai po ashtu këtë veprim e sheh si një lloj përgjigje, ndaj kundërshtimit që ka ushtruar padi shteti i Bosnjë Hercegovinës, ndaj Serbisë, për ushtrim gjenocid në popullin musliman të Bosnjës.

“Tubimi i mbajtur pardje, në qytetin Banja Lluka të Etnitetit të quajtur Republika Srpska, të Republikës së Bosnjë Hercegovinës, me moton “Serbia po ju thërret”, për nga masoviteti ishte, më i madhi pas përfundimit të luftës së përgjakshme në Bosnjë, pas aritjes së marrëveshjes së nënshkruar në Dejton në vitin 1995.

Këtë tubim e bën të dallon, edhe se mori pjesë me një fjalim edhe Kryetarja e Kuvendit Popullor të Serbisë, Ana Brnabiq.

Tubimi ishte një lloj përgjigje, ndaj kundërshtimit që ka ushtruar padi shteti i Bosnjë Hercegovinës, ndaj Serbisë, për ushtrim gjenocid në popullin musliman të Bosnjës, ndaj rezolutës për Srebrenicën, e cila është caktuar se do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin maj të këtij viti.

Tubimi, dha një mesazh se serbët jo vetëm në Serbi, por pjesëtarët e këtij populli ku do që jetojnë, dhe çfarëdo përqindje kanë dhe marrin pjesë si pakicë, si në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut apo në Republikën e Kosovës, përmes mitingjeve dëshirojnë të kërcënojnë haptas dhe publikisht ish-hapësirat e Jugosllavisë”, shprehet ai për “Bota sot”.

Në fund, thotë se ata po duan që të nxisin bashkëvendasit e tyre kudo që jetojnë në hapësirat e ish-ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi.

Kujtojmë mintingjet e kohës së shkatërrimit të RSFJ-së, kur filluan mitingje të mbahen, duke filluar në Slloveni, dhe gjithandej Jugosllavisë, këso mitingje ka filluar Serbia të organizon, dëshiron të nxitë bashkëvendasit e vetë kudo që jetojnë në hapësirat e ish-ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi.

Përmes mintingjeve, dëshirojnë herë të paraqiten si viktima e herë të paraqesin ultimatum, duke vazhduar të kërcënojnë këto hapësira. Kështu dëshirojnë të mbulojnë masakrat, shpërnguljet, zhvendosjen, dëbimin dhe veprimet gjenocidale, të kryera në ish hapësirat e Jugosllavisë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat