Juristi e zbulon planin - ja si i mashtroi Vuçiqi serbët në veri për të mos dalë në zgjedhje!

Politika

Juristi e zbulon planin - ja si i mashtroi Vuçiqi serbët në veri për të mos dalë në zgjedhje!

Nga: M.Haziri Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se nisma për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, dështoi, meqë nuk pati vota të mjaftueshme në referendumin e bojkotuar nga pjesëtarët e komunitetit serb.

“Andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi.

Në orën 19 në veriun e Kosovës u mbyllen vendvotimet dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në votime morën pjesë vetëm disa qindra veta nga rreth 46,500 votues të regjistruar.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thotë që Vuçiq po dëshiron Asociacionin dhe për këtë arsyje nuk ka lejuar qytetarët të votojnë gjatë ditës së djeshme.

Image
Blerim Burjani

“Vuçiq udhëheq politikën në veri, ai dëshiron gjendjen ta mbaj të mjerë. Vuçiqit i nevojitet për përfitime të tjera të mos i lejoj serbët e Kosovës të bëhen të dëgjueshëm për Kosovën. Vuçiqit nuk i duhen zgjedhje dhe kryetar serb në veri, atij i nevojitet Asociacioni prandaj dështoj votimi në veri”, u shpreh ai.

Më tej juristi thekson që Vuçiq me gënjeshtra i ka bindur serbët e Kosovës të mos dalin në zgjedhje.

“Normal se serbët e Kosovës iu binden Vuçiqit për të mos dalë në votim, pra ai i kishte gënjyer opinionin ndërkombëtar dhe atë serb se është e pamundur të dalin 50 +1 serb në votime. Ai vet i kishte penguar të mos dalin në votime”, përfundoi juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë që javën që vjen Kosova dhe Serbia do të mbajnë një raund të ri bisedimesh në Bruksel lidhur me përdorimin e dinarit në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb, një çështje që nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por është mospajtimin e diplomatëve perëndimorë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për të nxitur zbatimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon, pasi një oficer i policisë së Kosovës u vra me 24 shtator të vitit të kaluar nga një grup serbësh të armatosur në veri.

Bashkimi Evropian i ka paralajmëruar të dyja palët së dështimi për të normalizuar marrëdhëniet dëmton aspiratat e tyre për anëtarësim në bllok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat