Mesazhi i fuqishëm me 4 heroinat/ Si e deklasoi Vjosa Osmani Aleksandar Vuçiqin në OKB

Politika

Mesazhi i fuqishëm me 4 heroinat/ Si e deklasoi Vjosa Osmani Aleksandar Vuçiqin në OKB

Nga: P.R. Më: 24 prill 2024 Në ora: 10:01
Presidentja Vjosa Osmani me katër heroinat në OKB

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se paraqitja e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ishte një nga paraqitjet më mbresëlënëse deri me tani që kur u zgjodh presidente.

Paraqitja e presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit, ishte vërtetë aq mbresëlënëse dhe impresionuese, sa që habiti edhe pjesëmarrësit e lartë shumëvjeçar në konferencë, si dhe diplomatët më të njohur dhe me përvojë tejet të gjatë përfaqësimi në OKB, duke e cilësuar qëndrimin parimor, deklaratat e definuara qartë dhe fjalimin ekscelent të Presidentes tonë edhe si shfaqjen më të mrekullueshme oratorike dhe paraqitjen e nivelit më të lartë diplomatik të përfaqësimit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Është hera e dytë, Siç shprehet edhe vet ish ambasadori me përvojë të gjatë diplomatike, i shtetit shqiptar në OKB, z. Agim Nesho, që pas prezantimit të kryeministrit, Kosova të ketë serish, një paraqitje kaq të mrekullueshme , nga presidentja e vendit, diplomat i cili e sheh Kosovën, në standardet e prezantimit të niveleve më të larta botërore, gjë që na bënë të ndihemi mirë dhe krenar të gjithë ne, me udhëheqësit kryesor të shtetit të Kosovës!”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani deklaroi rëndë Aleksandar Vuçiqin, ish ministër i kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Image
Gani Qarri

“Andaj veçanërisht për ne, ishte vërtetë shumë interesante, të shihnim se si në një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur me insistime të përsëritura të kriminelit Vuçiq, kinse për arsye të stabilitet dhe paqes në rajon, por që në fakt, kishte për qëllim, sensibilizimin e një numri të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, që ta mbështesin Serbinë, presidenti kriminel i saj dhe bashkëpunëtori e pasardhësi i Millosheviqit të deklasohet kaq rëndë, nga presidentja e shtetit më të ri në botë, zonja Dr. Vjosa Osmani. Kurse ngjarja që la sinjale të paharrueshme dhe tepër mbresëlënëse, madje me ndjeshmëri të thellë njerëzore dhe keqardhje të madhe tek shumica e pjesëmarrësve të takimit në Këshillin e Sigurimit dhe mbarë opinioni botërore, përveç serbëve dhe rusëve, që vërtetë u pa si akti më sublim, i pandodhur ndonjëherë deri më tani në gjithë historinë e Kosovës së pasluftës, ishte paraqitja brilante e presidentes Osmani ne Mbledhjen e Këshillit te Sigurimit se bashku me 4 heroinat e mbijetuara te luftës, nga okupatorët serb, që u vlerësua shumë lartë, nga shqiptarët dhe vendet demokratike gjithandej botës”, shprehet Qarri.

Ai e quan veprim të mençur përfshirjen në delegacionin e Osmanit të Fahrije Hotit, Vasfije Krasniqit, Elhame Muqollit dhe Shyhrete Tahirit, të gjitha këto viktima të dhunës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Një presidente siç shprehet edhe profesori i mirënjohur i Universitetit famoz amerikan, Johns Hopkins në SHBA, Edëard Joseph, vërtet dinjitioze dhe shumë e përgatitur, e cila për ti dëshmuar me argumente bindëse dhe fakte autentike Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbarë botës demokratike, gjenocidin e formave më ekstreme, krimet e papara dhe terrorin e gjenocidin e dokumentuar të Serbisë okupatore kundër shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, presidentja kishte marrë me vete edhe 4 nga heroinat e vendit tonë, të cilat me gjithë pengesat e paraqitura në hyrje të sallës, zonja Dr. Vjosa Osmani arriti të futej bashkë me to në Sallën Konferencës në fjalë”, thekson Qarri.

“Dhe në diskutimin e saj, pas paraqitjes së vuajtjeve të tyre dhe viktimave tjera shqiptare, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidentja e Kosovës, kërkoi nga krimineli Vuçiq, tu kërkonte viktimave të pafajshme shqiptare, falje publike, duke zbuluar fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit gjenocidial të Serbisë gjakatare dhe deklasuar tërësisht kriminelin Vuçiq, para syve të gjithë botës në sallën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjë që nuk ka ndodhë asnjëherë më parë, tash e mese një çerek shekulli, prej çlirimit të Kosovës nga okupimi i urryer i Serbisë fashiste!”.

Siç thotë Qarri, ky ishte një mesazh i fuqishëm që shpërfaqi fytyrën e vërtetë kriminale të Serbisë.

Një mesazh shumë i fuqishëm, që shpërfaqi fytyrën e vërtetë kriminale të Serbisë hegjemoniste dhe shpalosi publikisht, me fakte autentike, aktet më barbare të kryera nga Serbia kundër shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, duke prezantuar para Këshillit të Sigurimit edhe viktimat e mbijetuara nga krimet gjenocidiale të Serbisë okupatore, që ajo në mënyrë të organizuar shtetërore, i ka kryer në Kosovë. Pra ashtu siç patëm rastin ta shihnim, kjo ishte hera e parë, nga pas lufta, që një president/e, e Republikës së Kosovës, mori me vete në Konferencën e Këshillit të Sigurimit edhe 4 heroina të mbijetuara nga lufta e Kosovës, ku para përfaqësuesve më të lartë të gjithë botës, kërkoi publikisht nga krimineli Aleksandër Vuçiq, që tu kërkoj falje publike heroinave të Kosovës dhe të gjitha viktimave të përdhunimeve gjenocidiale të ushtrisë dhe policisë okupatore serbe, në Kosovë”, shpjegon Qarri për “Bota sot”.

Qarri thotë se Vjosa Osmani e fitoi duelin përballë Aleksandar Vuçiqit në OKB.

Fjalimi i presidentes Dr. Vjosa Osmani ishte një ripërshkrim i hollësishëm i gjendjes së kaluar prej mese një çerek shekulli, e cila me faktet e shfaqura, bëri për vete dhe vendosi qartë në krah të vendit tonë, edhe shtetet mike të Republikës së Kosovës, duke e shndërruar konferencën në një tribunë ndërkombëtare për Kosovën dhe viktimat e okupimit serb, si njërën prej fitoreve më të madhe për vendin tonë dhe disfatën e rëndë të radhës, për Serbinë fashiste dhe presidentin kriminel të saj A. Vuçiq. randaj medoemos, duhet cekur faktin, se diskutimi i presidentes së Kosovës Dr. Vjosa Osamani përveçse ishte shumë brilant, i dha kuptim edhe vet konferencës së Këshillit të Sigurimit dhe gjithë asaj që ndodhi ditën e hënë, në OKB, duke mposhtur keq dhe turpëruar rëndë, përfaqësuesin rus dhe presidentin kriminel serb Aleksandër Vuçiq, i cili është dhe mbetet pjesa më e errët implikuese e të gjitha krimeve më gjakësore të Serbisë gjenocidiale, në krejt periudhën e masakrave dhe vrasjeve më të tmerrshme monstruoze, që nga luftërat e viteve të 90-ta në Kosovë dhe ish federatën jugosllave”.

Gjenocid për shkak të të cilit, së shpejti pritet të votohet, po në Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe një Rezolutë mbi gjenocidin e kryer nga serbët dhe Serbia në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës, akt që do duhej të pasohej me një rezolutë të ngjashme edhe për krimet dhe gjenocidin e Serbisë terroriste, të kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, në të cilën do duhej të dënohej në mënyrën më të ashpër Serbia për krimet dhe gjenocidin e kryer, si dhe të kërkohej kthimi me detyrim i mbi1640 trupave të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, të cilët edhe 25 vite pas lufte, krimineli Vuçiq vazhdon ti mbajë peng edhe për së vdekuri në Serbi!”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat