Naim Miftari për Gazmend Halilajn: Pronto Mafia e ndoqën, e arrestuan, tentuan ta vrasin vetëm pse zbuloi aferat e mëdha!

Politika

Naim Miftari për Gazmend Halilajn: Pronto Mafia e ndoqën, e arrestuan, tentuan ta vrasin vetëm pse zbuloi aferat e mëdha!

Nga: N. Sh. Më: 24 prill 2024 Në ora: 19:55
Gazmend Halilaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar veprimin e avokatit Gazmend Halilaj i cili e ka kthyer mbrapsht mirënjohjen e komunës së Skenderajt për kontribut gjatë luftës në Kosovë.

Halilaj për këtë, ka thënë se “mirënjohjet, përmendorët, pllakatat janë logjikë Mercenare… Ne nuk duam mirënjohje… e aq me tepër nga...”, kishte shkruar avokati në Facebook.

Për këtë, Naim Miftari thotë se, avokatit iu hakmorrën pasi kishte zbuluar një aferë të madhe e të turpshme, dhe për këtë e kishin edhe keqtrajtuar fizikisht, e dënuan dhe akoma vazhdojnë ta ndjekin përmes prokurorëve.

“Ish pjesëtari i UÇK-së, TMK-së, Policisë së Kosovës, avokat posa ua zbuloj publikusht një aferë të madhe turpëruse me abuzimet, dhunimet, abortimet me një të mitur nga komandantë të policisë, profesorave, mjekëve... iu hakmorrën, e arrestuan me thes në kokë sikurse nje terrorist, e keqtrajtuan fizikisht e psiqikisht, e dënuan dhe edhe sot e ndjekin akoma përmes prokurorëve e gjyqtarëve të Proto Mafias”, thotë Miftari.

Ai shton se, avokati e kishte zbuluar edhe ku kanë përfunduar disa miliona para të fondit Vendëlindja Thërret.

“Avokati e zbuloi edhe ku përfunduan disa miliona para të fondit Vendlindja Thërret, duke ble pasuri edhe topa për veti gjatë luftës, komandantët e Drenicës, i apostrofuar këtu Sami Lushtaku. Iu hakmorrën, e aksidentuan, e ndoqën, tentuan ta vrisnin me dhjetëra plumba dhe nga një proces – gjykim lodrat e PDK-së, Pronto Mafias, prokurorët e gjyqtarët e Kosovës bënin skeqe humoristike me një proces të ndjeshëm gjyqësor”, shton tutje ai.

Ai shprehet se pas kësaj ata tentuan të korruptojnë me një mirënjohje.

“Por sot tentuan të korruptojnë me një mirënjohje, sikur tentojnë ti thonë na fal që nuk arritëm të të vrisnim apo të të dënojmë. Sot të njëjtit njerëz i japin mirënjohje avokatit Gazmend Halilaj rreth kontributit të tij dhe familjës së tij gjatë luftës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat