Woelk: Kriminelët serbë të shoqëruar nga politikanët nuk paraqesin rrezik vetëm për Kosovën, por edhe për këto shtete evropiane

Politika

Woelk: Kriminelët serbë të shoqëruar nga politikanët nuk paraqesin rrezik vetëm për Kosovën, por edhe për këto shtete evropiane

Nga: H.O. Më: 25 prill 2024 Në ora: 20:29
Federica Woelk

Asistentja parlamentare e PE-së, njëherazi edhe avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk në një intervistë ekskluzive ditë më parë dhënë për ‘Bota sot’, ka folur rreth çështjeve aktuale në dialogun Kosovë-Serbi, vendimet e BE-së, e ngjarjet e fundit që përfshijnë këto dy shtete.

Ndër të tjera është pyetur edhe për kriminelët serbë që shpeshherë kërcënojnë Kosovën, e madje ata edhe po shihen në prani të politikanëve serbë.

E pyetur se kush duhet t’i dënoj ata, Woelk thotë se derisa BE dhe SHBA vazhdojnë t’I qetësojnë ata, kriminelët serbë do të shkelin ҫdo marrëveshje dhe mundësi paqe.

“Mendoj se politikanët dhe kriminelët serbë që po kërcënojnë jo vetëm Kosovën, meqë ra fjala, por edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, duhet të kenë frikë nga pasojat konkrete të BE-së dhe SHBA-së. Derisa BE dhe SHBA të vazhdojnë t'i qetësojnë dhe t'i lënë të mendojnë se gjithçka është në rregull, kriminelët dhe politikanët serbë do të vazhdojnë të shkelin çdo marrëveshje dhe çdo mundësi paqeje. A është ajo që duam? Unë nuk mendoj kështu”, thotë ajo për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat