Profesori nga Amerika jep lajmin e frikshëm për Asociacionin: Do të jetë një varr për Kosovën, që shkallë-shkallë do ta zhdukë tërësisht

Politika

Profesori nga Amerika jep lajmin e frikshëm për Asociacionin: Do të jetë një varr për Kosovën, që shkallë-shkallë do ta zhdukë tërësisht

Nga: H.O. Më: 25 prill 2024 Në ora: 21:58
Ilustrim

Ҫështja e Asociacionit jo është e panjohur deri më tani për Kosovën, mirëpo së fundmi po bëhet thirrje që ajo të zgjidhjet sa më parë. Kjo kërkesë po bëhen për Kosovën, pikërisht tani që është në prag të ҫështjeve të rëndësishme.

Kështu, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, i ka kërkuar Kosovës që të bëjë përparim urgjent sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Mirëpo, ҫka realisht kupton Asociacioni dhe pse po kërkohet që Kosova urgjenisht të vendosë për të?

Image
Prof.Dr. Eshref Ymeri

Lidhur me këtë ҫështje në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur Prof.Dr. Eshref Ymeri. Ai thekson se Asociacioni do të jetë si një ‘varr’ për Republikën e Kosovës, që shkallë-shkallë do të ndihmojë në zhdukjen e tërësishme të saj.

“Të gjithë ata që kërkojnë krijimin e asociacionit, kanë si pikësynim që të hapin një varr për Republikën e Dardanisë, me qëllim që një varr i tillë të jetë i hapur përgjithmonë, në mënyrë që ai varr ta gëlltisë shkallë-shkallë Republikën e Dardanisë, deri në zhdukjen e saj tërësore”, thekson ai.

Profesor Ymeri tutje thotë se, Asociacioni po kërkohet urgjentisht nga ‘armiku i tërbuar i kombit shqiptar dhe miku i Serbisë, Xhorxh Sorosi’.

“Themelimin urgjentisht të atij asociacioni, për turpin e tyre, e kërkojnë ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe në Beograd. Kjo për arsye se, siç e dini shumë mirë, politika e jashtme që ndjek Departamenti i Shtetit jo vetëm ndaj Republikës së Dardanisë, por edhe ndaj Republikës së Shqipërisë, administrohet nga Xhorxh Sorosi, armiku i tërbuar i kombit shqiptar dhe mik i Serbisë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat