ISIS kërcënon shtetet shqiptare?/ Eksperti zbardh prapaskenat – paralajmëron Kosovën dhe Shqipërinë: Jo rastësisht…!

Politika

ISIS kërcënon shtetet shqiptare?/ Eksperti zbardh prapaskenat – paralajmëron Kosovën dhe Shqipërinë: Jo rastësisht…!

Nga: A.M. Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:32
Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë

Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 60 flamujve shihet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës të cilët kërcënohen me mbishkrimin se “Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur” ka ngjallur panik që vendi të goditet nga një sulm terrorist.

E në lidhje me këtë kërcënime ndaj dy shteteve shqiptare, në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Së pari, ai kërkoi kontrolle të shtuara kufitare, dhe kërmbime të inforamcioneve të shërbimeve inteligjente, pasi rreziku është më i madh gjatë verës.

Po ashtu, Softa tregoi edhe disa arsyje se pse Kosova dhe Shqipëria janë të rrezikuara nga sulmet e mundshme të ISIS.

“Duhen forcuar kontrollet në kufi, shkëmbim informativ me shërbimet inteligjente, gjatë verës rreziku i liberalizimit të lëvizjes Shqipëri-Kosovë, kërkon shërbime inteligjente për të parandaluar ngjarje. A mund të jetë e kërcënuar Kosova dhe Shqipëria?

Fakti që jemi sulmuar nga Irani me sulme kibernetike, prishja e marrëdhënieve diplomatike, prezenca e opozitës iraniane dhe ndalimi në territor të disa eksponentëve të shoqatave që dyshohen për spiunazh dhe lidhje të dyshuara me grupet terroriste e bën të mundur mundësinë. Edhe Kosova, kalimi klandestin nëpërmjet territorit shqiptar dhe kalimi edhe në pikat kufitare, shton mundësinë e depërtimit të elementeve terroriste. Gjendja e rënduar me Serbinë, prezenca e shtuar e ushtrisë dhe shfrytëzimi i këtij tensioni nga grupet radikale që mund të financohen nga ISIS, radikalizimi i një pjese të shoqërisë që në rastin e luftës në Siri u demostrua me luftëtarë dhe familje nga Shqipëria dhe Kosova që ju bashkangjiten ISIS”.

Krahas kësaj, eksperti përmendi edhe raportet e shteteve shqiptare me Amerikën, si një arsye për grupet radikale që të sulmojnë.

Image
Fatjon Softa.

“Kërcënimet ndaj dy vendeve tona, janë edhe për mbështetjen që po i japim SHBA-së dhe hapja e bazave të NATO-s si dhe aseteve amerikane në rajon.

Jo rastësisht flamujt tanë dhe kërcënimet e tyre janë publikuar. Pas një pauzë, grupet radikale janë zgjuar, dhe tashmë rreziku nga terrorizmi po kthehet në vëmendje të shumë shteteve”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, pikë problematike i vlerësoi pikat kufitare, ku gjatë sezonës së verës lëvizjet janë më të mëdha, ku kësisoj rritet edhe korrupsioni dhe kontrolli i tyre nuk është serioz.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë verës për liberalizim të kufirit, është pozitive por dhe mund të përfitojnë kalimet klandestine dhe grupet kriminale për qëllime fitimi dhe ndërmjet tyre mund të kalohet lehtësisht drejt objektivave.

Shërbimet e inteligjencës duhet të bashkëpunojnë për shkëmbim informacioni me aleatët tanë për të forcuar kontrollin e territorit që gjatë periudhës së verës bëhet shumë i vështirë për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të turistëve, automjeteve dhe korrupsioni në pikat kufitare është një shqetësim tjetër serioz për sigurimin dhe kontrollin e kufijve”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat