Masat ndaj Kosovës/ Kelmendi: Nuk është më koha e “bungut”, shqiptarët do të kundërpërgjigjen

Politika

Masat ndaj Kosovës/ Kelmendi: Nuk është më koha e “bungut”, shqiptarët do të kundërpërgjigjen

Nga: A.SH Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:58
Ndërtesa e Komisionit Evropian në Bruksel, prill 2024.

Pas referendumit zgjedhor në katër komunat në veri, Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Juisti Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se sanksionet ndaj Kosova ishin jo normale dhe të padrejta.

“Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, në vitin 2023, nga BE dhe nga SHBA, ishin jo normale dhe shkonin në favor të shtetit serb.

Me ato masa ndaj Kosovës ishte qëllimi i largimit të Serbisë nga lidhjet e vjetra me Rusinë dhe me Kinën, duke e futur në gjirin evropian dhe këtu rol dominant patën emisarët e BE-se, tandemi Borrell-Lajçak, si dhe personalisht z.Eskobar i SHBA-ve.

Përkundër lëshimeve të mëdha ndaj Serbisë të bëra nga BE dhe SHBA, në dëm të Kosovës, shteti serb vazhdoj rrugën e krimit dhe të terrorit.

U organizuan protesta të dhunshme. Serbët bënë bllokada të rrugëve me javë të tëra. Në veri sulmuan dhe plagosën ushtarë të KFOR-it dhe gazetarë e policë të Kosovës, deri edhe agresion terrorist në Banjskë ndërmerren”, thotë ai.

Tutje, thotë se Serbia asnjëherë nuk u largua nga Rusia e Kina, duke blerë edhe armë nga këto shtete madje bleu edhe dronë iranian.

“Serbia nuk u tërhoq nga lidhjet me Rusinë e me Kinën.

Përkundrazi! Varshmëria e shtetit serb u bë më e madhe. Serbia bleu armë nga Rusia e Kina. Më vonë morri edhe dron iranian. Rusia dhe Kina e vunë Serbinë nën mbikëqyrje dhe lejuan futjen e forcave ruse në vend.

Të frymëzuar nga ledhatimet e NATO-s, të BE-së dhe të SHBA-ve, shteti serb ndërtojë shumë baza ushtarake dhe policore afër kufirit me Kosovën. Pandërprerë kërcënojnë me luftë. Ndaj çdo masë të Kosovës reagojnë ashpër. Mendje hapur synojnë ripushtimin me forcë të Kosovës. Edhe diskutimet për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës e pengojnë Serbinë”, shprehet tutje ai.

Në fund, nënvizon ai se pas zgjedhjeve duhet që Kosovës t’i hiqen masat dhe se kjo nuk duhet të varet nga kundërshtimet e Vuçiçit a të Daçiçit.

“Kosova mbajti zgjedhje të qeta dhe demokratike. Lista Serbe nën dirigjimin e klikës së ultrashovenistit Vuçiq i bojkotoj ato. Natyrisht se masat ndaj Kosovës duhet të heqen.

Kjo nuk duhet të varet nga kundërshtimet e Vuçiçit a të Daçiçit. Ankesat dhe ulërimat e Beogradit nuk duhet të frenojnë BE-në dhe SHBA-të. Serbia duhet të izolohet. Çdo vendim të pushtetit të Kosovës për shtrirjen e sovranitetit po kundërshtohet nga Beogradi. Kështu u bë edhe me dinarin.

Në Nju Jork Vuçiç deklaroj: "Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tash (...). Ky është veprim i padrejtë".

Dhe vazhdon: "Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të "kundërligjshëm" që të "gjithë e kritikojnë", dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë "rroftë heqja e dinarit", ata thonë: "nuk ka konsesus e vullnet, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe kompromis".

Ankesat e tilla janë ulërim e ujqërve që dojnë të sulmojnë gjahun për t’u ngopur edhe një herë me gjak. Por, shqiptarët dhe Kosova nuk është tash e viteve 1998/99. Koha ka ecur dhe shteti është forcuar. Kosova e ka një FSK dhe një polici mirë të organizuar dhe profesionale. Ka popullin ushtarë. Natyrisht se është edhe NATO me trupat e vet në KFOR. Me këto forca kërkohet që Serbia përfundimisht të largojë duart nga pushtimi i Kosovës. Por, nëse shkohet në agresion ushtarak, shqiptarët do të përgjigjen si një trup i vetëm dhe atëherë do të qerohen mirë hesapet me Serbinë. Kosova dhe shqiptarët do të marrin hapësirën e vet historike territoriale. Koha e "bungut" nuk është”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat