Serbinë e ‘tronditi’ vendimi i BE-së, Mehmeti: Deri në fund të vitit duhet të…!

Politika

Serbinë e ‘tronditi’ vendimi i BE-së, Mehmeti: Deri në fund të vitit duhet të…!

Nga: A.M. Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ditë më parë, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) miratoi vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Faton Mehmeti.

Së pari, ai tha se qëllimi i këtij vendimi është shkëputja e Serbisë nga Rusia.

Megjithatë, Mehmeti potencoi se njëherë duhet t’i kërkohet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Qëllimi kryesor i BE-së është ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi rus, duke e afruar atë në gjirin e saj. Por, kërkohet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që Rusia të mos ketë mundësi në të ardhmen të cytë Serbinë për konflikt me Kosovën, e rrjedhimisht ta destabilizojë rajonin e Ballkanit”, deklaroi analisti.

Image
Faton Mehmeti.

Sipas tij, derisa lufta në Ukrainë të vazhdojë, atëherë ka më shumë gjasa që të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Mirëpo, për këtë çështje, BE duhet t’i japë një afat shtetit serb.

“Derisa të ketë luftë në Ukrainë ka shanse të mëdha që të këtë normalizim të marrëdhënieve, nga momenti që Rusia do kthehet si faktor i pranueshëm, pasi t'i hiqen sanksionet, gjasat janë më të vogla. Këtë po mundohet ta shfrytëzojë BE, derisa Serbia synon zvarritjen e këtij procesi. BE duhet t'i japë afat Serbisë deri në fund të vitit, ose normalizim të marrëdhënieve me Kosovën ose izolim, sanksione njësoj si Rusisë”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat