Kosova, Shqipëria dhe i gjithë Ballkani, kjo është organizata që kërcënon dhe rrit rrezikun e tensioneve/ Ekspertët ‘zbulojnë’ si të parandalohet

Politika

Kosova, Shqipëria dhe i gjithë Ballkani, kjo është organizata që kërcënon dhe rrit rrezikun e tensioneve/ Ekspertët ‘zbulojnë’ si të parandalohet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 27 prill 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

“Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur”, kështu ka qenë mbishkrimi i një videoje propagandistike e publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 60 flamujve shihet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës.

Videoja propagandistike dhe flamujt në të kanë sjellë shqetësimin e ekspertëve të sigurisë si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria të cilët kërkojnë që të ndërmerren hapat e nevojshme në mënyrë që mos të eskalojë situata.

Elezi: ISIS në Kosovë vepron me ekipin islamike të Kosovës (ISK)

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se Kosova dhe në përgjithësi Ballkani është i rrezikuar nga ISIS.

Sipas tij, ISIS është në Kosovë, në vendet e ndryshme të saja ku përpiqet të rekrutojë të rinjtë.

Image
Bedri Elezi

“Informacioni  në ditët e fundit ku një video propaganduese e ISIS është transmetuar apo është parë nga media dhe shoqëria në përgjithësi, është një lajm, një sinjal që ISIS është duke u zhvilluar dhe që kjo organizatë duket sërish rikthyer në vëmendje, në epiqendrën e vëmendjes të të gjitha vendeve. Pyetjes konkrete se kishte angazhim në aktivitetet propaganduese me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, është gjithashtu një tregues se faktikisht në programet e ISIS është e përfshirë edhe Kosova edhe Shqipëria. Është një lajm i vështirë për faktin se ISIS në kuadër të propagandës që bën për njerëzit e saj, klientelën e saj ka përfshirë edhe territorin e Kosovës dhe republikës së Shqipërisë për të promovuar aktivitetet e saja propagandistike, natyrisht duke u bazuar edhe  për faktin se kanë anëtarët e tyre që veprojnë në Kosovë . Ndërsa sa rrezikon Kosova në përgjithësi nga ISIS, Ballkani  dhe Shqipëria, sigurisht është shumë e rrezikuar. ISIS në Kosovë vepron me ekipin islamike të Kosovës (ISK), të cilat ekipe besoj që shtrihen në disa qytete të Kosovës, ku primare e kanë rekrutimin e djemve dhe vajzave të reja për t’i shtrirë ndikimin e tyre duke i trajtuar ideologjitë për të cilat ISIS i ka bërë të qarta edhe në aktivitetet e tyre që i kishin në Siri dhe Irak, dhe kryesisht në pjesën e laburimit të formës të tyre që kanë si ideologji fetare që është larg prej parimeve të kulturës islame”, shprehet Elezi.

Fuqinë e ISIS-it në Kosovë, Elezi e mat përmes pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve të Kosovës në luftërat Siri- Irak.

“ISIS në Kosovë sigurisht që është shumë i rrezikshëm dhe siç duket në këto koha nuk ka ndonjë plan për aktivitete të dhunshme, por është në krijimin e grupeve të fuqishme të të rinjve sidomos prej moshës 15 deri në moshën 18, si dhe mosha 13- 17 ku i afrojnë dhe i shpjegojnë, i mësojnë për një ideologji të ISIS, ideologji që ka primare ekstreme dhunën dhe këtë e bëjnë përmes gjoja formës fetare të reformuar, sipas tyre në kuptimin e fjalës reformim.  ISIS e kemi parë që është i fuqishëm në territoret tona dhe kjo është dëshmuar me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve të Kosovës në luftërat Siri dhe Irak, si dhe në numrin e madh të personave që janë në burgje, apo në procedura penale”, deklaron Elezi.

Dyshimet e para janë që aktivitetet islamike të ISIS bashkëpunojnë me shërbimet ruse dhe ata kanë për qëllim ta nxjerrin Kosovën dhe shqiptarët faktor destabilizimi.

 “ Ne jemi sigurisht shumë të ekspozuar dhe rrezik serioz  sa i përket aktiviteteve të ISIS, sidomos kur Kosova është shumë e brishtë në kuptimin e organizimit të sigurisë dhe e gjitha kjo për shkak që Serbia përmes grupeve të saja kriminale po organizon aktivitete për cenimin e sigurisë. Në rast se do të kemi cenim të sigurisë, eskalim të situatës, atëherë ekziston rreziku që janë anëtarët e ISIS në vende të caktuara me vendosjen e flamurit të tyre dhe të shpallin një zonë xhihadi me çka do të jetë edhe një dëm i jashtëzakonshëm për Kosovën, një dëm i papërshkrueshëm.

Ne kemi dyshime që këto aktivitete islamike mund të bashkëpunojnë me shërbime ruse dhe të njëjtat kanë për qëllim që Kosovën dhe shqiptarët ta nxjerrin si faktor destabilizimi dhe se të njëjtit kanë një orientim lindje dhe janë pjesë e ISIS, në mënyrë që ta akuzojnë SHBA-në dhe BE-në për mbështetjen që përkrahin demokracinë dhe zbatimin e ligjit, se janë duke e mbështetur Kosovën dëm dhe shqiptarët, dhe kështu janë duke gabuar sepse mbështesin edhe grupet tjera islamike”, thekson eksperti.

Ai kërkon që Kosova të hartojë programe konkrete për parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Kosova duhet të hartojë programe koferente për parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, programe që realisht do të realizohen. Aktivitetet për parandalim mund të bëhen qoftë duke shfrytëzuar mas mediat, pastaj mediat sociale siç janë facebook, tik tok, qoftë edhe në media të shkruara dhe media televizive që mund të organizojnë emisione trajtuese për aktivitetet e ISIS”, shton Elezi.

Softa: Paralajmërimet e ISIS duhet të vlerësohen seriozisht

Në videon e ISIS ishte i përfshirë edhe flamuri i Shqipërisë dhe për këtë eksperti i sigurisë atje, Fatjon Softa, thotë se duhen forcuar kontrollet kufitare.

Image
Fatjon Softa

Sipas Softës, Kosova ka rrezik për shkak që grupet kriminale në veri mund të financohen nga ISIS dhe të shkaktojnë tensione.

“Në një video-propagande, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ndërmjet 60 flamujve është edhe ai i Kosovës,  i Shqipërisë, por edhe i Turqisë krah vendeve të ndryshme të botës klasifikuar si “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.  Shërbimi Federal i Inteligjencës Zvicër, sipas gazetës Le Canton në gjuhën shqipe, aktualisht në Zvicër janë 41 persona nën hetim dhe ky numër personash të dyshuar për terrorizëm është rritur shumë krahasuar me një vit më parë. Ky sinjalizim dhe informacionet e inteligjencës së disa vendeve evropiane, kanë rritur frikën dhe mundësinë që mund të goditemi nga ISIS, Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës.  Edhe Zvicra mund të  fus kontrollet kufitare. Rrezik është Gjermania në qershor gjatë evropianit paralajmërime që erdhën për të goditur stadiumet apo ambientet publike gjatë aktiviteteve të futbollit për kupat e Evropës në finalet e evropianit janë reale. Ky rrezik mund të jetë i shtuar edhe për Kosovën, grupet kriminale në veri të saj, mund të nxiten dhe të financohen nga ISIS, për shkak të tensioneve dhe pasojave zinxhir që mund të prodhojë gjendja në kufirin me Serbinë dhe në interes të politikave të Serbisë ndaj Kosovës”, shprehet Softa.

Ai ka kërkuar që paralajmërimet e ISIS të vlerësohen seriozisht.

“Duhet të mbahen nën vëzhgim qendrat e mundshme të rekrutimit të tyre, lidhjet dhe komunikimet në internet dhe në veçanti grupet kriminale me prirje separatiste të inspiruar nga Moska dhe Irani që vlejnë për interesat të vetë Serbisë. Paralajmërimet e ISIS duhet të vlerësohen seriozisht dhe kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë shërbimet e inteligjencës dhe të ushtrisë që kanë gabuar. Eksperienca e Izraelit që u kap në befasi nga sulmet ishte një tregues i pasojave dhe rreziqeve. Të rriten kontrollet në kufi si në Kosovë dhe në Shqipëri për të mos lejuar depërtimet, në veçanti me kalimin klandestin që rrugëtimin e tyre e kanë drejt Kosovës”, përfundon eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat