Ngrihet alarmi/ Kërkohet kjo gjë nga BE - ja pse mund të jetë në ‘rrezik’ Kosova!

Politika

Ngrihet alarmi/ Kërkohet kjo gjë nga BE - ja pse mund të jetë në ‘rrezik’ Kosova!

Nga: M.Haziri Më: 28 prill 2024 Në ora: 16:04
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, gjatë një fjalimi për Dialogun dhe Sigurinë të mbajtur në Forumin “Budapest Security Dialogue”, në kryeqytetin e Hungarisë, ku ai mori pjesë, ka vlerësuar se e ardhmja e Kosovës është në BE.

Por njëkohësit ai ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Gani Qarri.

Ai tha se nëse BE dëshiron një marrëveshje finale mes dy vendeve atëhere nuk duhet të këmbëngul në formiminin e Asociacionit por të kërkohet zbatimi i Marrëveshjës së datës 27 shkurt në Bruksel dhe aneksi i dakorduar në Ohër.

“Nëse Bashkimi Evropian, vërtetë dëshiron të jetë konsekuent, për rifillimin e dialogut e zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, nga të dyja vendet dialoguese, duhet të mos këmbëngulë vetëm në formimin e "asociacionit" një etnik serb, por të kërkojë zbatimin e marrëveshjes në tërësi, siç e dëshmoi, para pak ditësh me vendosjen, në kapitullin e 35, të kushtëzimit ndaj Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian.

Image
Gani Qarri

Edhe Szunyog ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia, pra nga të dy shtetet, zbatimin e Marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e BE-së më 27 shkurt të vitit të kaluar në Bruksel dhe aneksit të zbatimit të saj, të dakorduar me 18 mars në Ohër për Normalizim pa vonesa dhe parakushte, që në fakt edhe do të ishte mënyra më e mirë për ta ndihmuar Republikën e Kosovës të përafrohet në rrugëtimin drejt integrimit në BE dhe të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në NATO, si kushti themelor i sigurisë për vendin tone”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që trysnia nuk duhet të jetë mbi Kosovën, pra sipas analistit është koha e fundit që koncesione të kërkohen edhe nga pala serbe, duke filluar me heqjen urgjente të Kosovës nga preambula e kushtetutës serbe.

Ndërsa ajo që vlen të theksohet në këto momente vendimtare, si gjëja më, me rëndësi për vendin tonë, është fakti që, të mos bie serish dhe në vijimësi, e gjithë trysnia mbi Kosovën, ngase vërtetë është shumë e dhembshme dhe tërësisht e padrejtë, që tani e mbi 13 vite dialog me Serbinë, për çdo gjysmë-hapi që Kosova synon ta bëjë-BE, SHBA dhe faktori ndërkombëtar ta ndëshkojnë rëndë e më rëndë, vetëm Kosovën me falje tokash vendeve fqinje, koncesione ligjore e kushtetuese dhe lëshime të rënda, në rregullimin e brendshëm shtetëror, shtetësinë dhe territoret e vendit tonë, duke rrezikuar jo vetëm integritetin territorial, por dhe ekzistencën dhe vazhdimësinë e shtetit tonë të ri.

Pra është koha e fundit që koncesione të kërkohen edhe nga pala serbe, duke filluar me heqjen urgjente të Kosovës nga preambula e kushtetutës serbe, në të cilën edhe 25 vite pas çlirimit, vendi ynë figuron, si "pjesë" e Serbisë, të kërkohet njohja e menjëhershme e shtetit të pavarur të Kosovës, nga ana e Serbisë, si dhe të ndërpritet çdo ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme dhe çështjet e rregullimit shtetëror të Kosovës, pa guxuar më tej, ta pengojë as integrimin e pakicës serbe në institucionet komunale dhe shtetërore të Republikës së Kosovës” shpjegoi analisti.

Në fund ai thotë që e vetmja mënyrë për një raport të normalizuar atëhere duhet një marrëveshje e cila ka njohjen reciproke në qendër.

Vetëm në këtë mënyrë do të merrte kuptim edhe deklarata e Shefit të Zyrës së BE-së, z.Tomas Szunyog, sepse vetëm presioni i baraspeshuar nga faktori ndërkombëtar, do të prodhonte edhe rezultate të prekshme, që përfundimisht të arrihet te një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë, me njohjen reciproke, si dy shtete të pavarura dhe në marrëdhënie të mira e stabile, të të dy vendeve, që do të rivendoste edhe sigurinë dhe garantonte paqen afatgjate në rajon.

Përndryshe çdo marrëveshje tjetër më e mangët se kjo, nuk do ta zgjidhte problemin deri në fund, dhe linte çështjen ndërmjet të dy vendeve, të parregulluar dhe në gjysmë të rrugës, nga e cila Serbia, herët a vonë, mund të zinte shkasë, për konflikte të reja territoriale në rajon dhe agresion ushtarak, për pushtimin e pjesëve më jetike të Republikës së Kosovës, pa të cilat vendi ynë, nuk do të mund të mbijetojë si shtet, gjë që nuk duhet lejuar, as nga faktori ndërkombëtar, nëse vërtetë mendon në zgjidhen përfundimtare të problemeve ndërmjet dy vendeve dhe vendosjen e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Qarri për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat