Me veturë të re dhe dy banesa në njërën prej lagjeve më luksoze të Prishtinës, kjo është pasuria e ministrit Liburn Aliu

Politika

Me veturë të re dhe dy banesa në njërën prej lagjeve më luksoze të Prishtinës, kjo është pasuria e ministrit Liburn Aliu

Nga: M.L. Më: 29 prill 2024 Në ora: 15:16
Liburn Aliu

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (AKP) tash e disa ditë ka publikuar pasurinë e deklaruar të zyrtarëve të lartë të shtetit, nga Kryeministri, Presidentja, ministrat, deputetët dhe personat e tjerë me poste të larta shtetërore.

Kësaj radhe, gazeta “Bota sot” do të publikojë pasurinë e Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të deklaruar në AKP në vitin 2023.

Aliu posedon në pronësinë e tij, një tokë bujqësore të klasit 2 (arë) të trashëguar nga viti 2004, me madhësi 762 metra katrorë. Kësaj are, Aliu ia ka vendosur vlerën 15 mijë euro, shkruan “Bota sot”.

Image
Pasuria e deklaruar e Aliut

Në pasurinë e paluajtshme të Liburn Aliut bën pjesë edhe një banesë dhe garazh (90 m2+15 m2) e blerë në vitin 2018 në vlerë prej 85 mijë eurove, të cilën e ka deklaruar në emër të bashkëshortes së tij.

Ministri i MMPHI-së ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Volksëagen”, të cilën e ka ndërruar me veturën paraprake në vitin 2022. Vlera e saj është 4 mijë e 200 euro.

Aliu ka rreth 1200 euro para të gatshme në llogari rrjedhëse në dy prej bankave vendore.

Ministri i ka deklaruar edhe detyrimet financiare ndaj “Marigona Hill” për shkak të dy banesave që i ka blerë në këtë lagje luksoze.

Image
Pasuria e deklaruar në APK

Banesa e Liburn Aliut të cilën e ka deklaruar në emër të prindërve është e blerë në vitin 2019 dhe ka kushtuar 64 mijë euro. Ndërsa, sipas të dhënave, Aliut i kanë mbetur edhe 23 mijë euro për ta përfunduar gjithë pagesën.

Aliu në të njëjtën lagje ka blerë edhe një banesë tjetër e cila ka kushtuar 103 mijë euro dhe i duhen paguar edhe 58 mijë euro për ta përfunduar gjithë pagesën.

Këtë banesë ministri e ka deklaruar si të blerë me kredi të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat