“Gati për luftë”, konflikte të reja në prapavijë – ja çka mund t’i ndodhë Serbisë nëse e sulmon Kosovën!

Politika

“Gati për luftë”, konflikte të reja në prapavijë – ja çka mund t’i ndodhë Serbisë nëse e sulmon Kosovën!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 1 maj 2024 Në ora: 08:02
Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim

Termi “luftë” ka filluar të përmendet shumë kohët e fundit, sa që në vazhdimësi zyrtarë shtetërorë dhe politikanë të ndryshëm flasin rreth saj.

E së fundi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka theksuar se Kosova duhet të jetë gati për luftë.

Sipas tij, një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Bislimi potencoi se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.

Bislimi ka thënë se ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj”, ka thënë ai.

Sa ka gjasa për një sulm të tillë, apo “luftë” nga ana e Serbisë folën ekspertët për “Bota sot”.

Shala: Kosova në rrethanat siç është tani “mund” t’ia del nga mbështetja që ka në një pjesë te miqtë ndërkombëtarë

Image
Drizan Shala

E për këtë temë, fillimisht foli eksperti I sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, rreziku për konflikte të reja në Ballkan dhe Evropë Juglindore është ende prezent, kjo për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në lidhje me qëndrimin e shumë vendeve të Europës Juglindore dhe ato të Ballkanit Përendimor, tani më është e qartë që vendet e Europës që janë pjesë e NATO-s por edhe ato në progrese të aspiratës për NATO janë duke parë rrezikun që po i kanoset kufijve të tyre nga vazhdimi i luftës që është duke ndodhur Moskë/Kiev.

Pra, mund të konstatojmë që lufta do të jetë tani më i vetmi opsione ndaj të cilit ne duhet të ndërmarrim veprime dhe vendime, duke bërë gjitha përgatitjet e duhura që mos të na ndodhë sikur me Covid 19, ku shteti kishte dështuar në sigurimin e maskave në atë kohë dhe e njëjta të mos ndodhë në mos sigurimin e municoneve, armëve dhe mjeteve tjera që do të jenë të domosdoshme për të mbrojtur”, deklaroi eksperti.

Krahas kësaj, tha se shteti ynë duhet të mbështetet te ndërkombëtarët.

“Kosova në rrethanat siç është tani "mund" t’ia del nga mbështetja që ka në një pjesë te miqtë ndërkombëtarë por që nëse kemi zhvillim të mëtutjeshme të luhatjeve të pozicioneve ndërkombëtare atëhere edhe pasojat do të vërehen në RKS dhe sigurinë e saj”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti radhiti disa pika në të cilat Kosova duhet të përgatitet.

“Kosova për të qenë e përgatitur duhet që:

a. Koordinimi

b. Bashkëpunimi

c. Veprim

d. Kuadri politik (me strategji të marrjes në ekipin e shtetit gjithë ekspertët e sigurisë, diplomacisë, etj)

e. Investim

Dhe atëherë mund të themi që jemi në suazat e veprimeve preventive”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

Hoxha: Sulmet eventuale nga Serbia nuk varen në asnjë mënyrë nga Kosova.

Kurse, ish-ushtaraku Hafir Hoxha në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se një sulm i mundshëm nga shteti serb nuk varet nga Kosova.

Image
Hafir Hoxha

Sulmet eventuale nga Serbia nuk varen në asnjë mënyrë nga Kosova.

Serbia e di cili është statusi i Kosovës dhe vetëm me sulmjn në Banjskë e ka matur “impulsin” e BE-së, SHB-së dhe anëtarëve të OKB-së, ku të gjithë e kanë kundërshtuar për atë intervenim”.

Krahas kësaj, ish-ushtaraku tha se në rast se Serbia vendosë ta sulmojë Kosovën, atëherë do pësonte humbje të rëndë ushtarake nga NATO.

“Asnjë ndërhyrje ushtarake e Serbisë, as në Bosnjë e as në Kosovë, nuk mund të ndodhë vetëm me vendimin e Serbisë, po të bënte një gjë të tillë, vetë ajo do të pësonte humbje katastrofale ushtarake nga NATO, por edhe humbje politike.

Për të ndodhë një sulm i tillë mundet të inicohet nga ata që janë kujdestar të sigurisë në rajon, ndoshta vetëm me gjetë arsye që me e ç’armatos dhe për ta disiplinuar Serbinë një herë e përgjithmonë”, përmbylli Hafir Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat