Shkëmbimi i territoreve mund të çojë në luftë/ Profesorët komentojnë deklaratën e Gërvallës - kanë një paralajmërim!

Politika

Shkëmbimi i territoreve mund të çojë në luftë/ Profesorët komentojnë deklaratën e Gërvallës - kanë një paralajmërim!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 maj 2024 Në ora: 09:55
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë mbetët ende një temë mjaft e ndjeshme për vendin tonë, ani pse e njëjta nuk do të jetësohet nga Kosova.

Çështja e shkëmbimit të territoreve që e ka zanafillën shumë vite më parë, pati nxitur debat të gjerë, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Ajo pati gjetur mbështetje në administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e edhe tek përfaqësues të Bashkimit Evropian, por përpos në Kosovë, kjo ide u kundërshtua fuqishëm edhe nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Së fundi për këtë çështje ka folur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schëarz, e cila ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ri përcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, një ide e tillë është e rrezikshme.

Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re,” tha ajo për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Gërvalla shtoi tutje se Kosova nuk ka probleme me qytetarët tanë me origjinë serbe, por me qeverinë e Serbisë.

Mirëpo a po paralajmëron ndonjë gjë Gërvalla me këtë deklaratë?

Ymeri: Nëse përgatitet ndonjë sulm atëherë të dëbohen serbët e Kosovës

Image
Eshref Ymeri

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai tha se kjo deklaratë e Gërvalles mund të ketë shumë nënkuptime mirëpo nëse nënkupton ndonjë sulm të Serbisë atëherë duhet dëbuar të gjithë serbët e Kosovës.

Së pari, duhet sqaruar se kush e ka hedhur idenë e shkëmbit të kufijve. Nuk kam parasysh Serbinë fashiste, e cila Republikën e Dardanisë, me kushtetutë, e konsideron pjesë të vetën. Nëse këtë ide e kanë hedhur Brukseli dhe sorosistët e Uashingtonit, atëherë atyre u duhet dhënë përgjigjja që meritojnë. Nëse Zonja Donika Gërvalla, me ri-përcaktim të kufijve, nënkupton ndonjë sulm të Serbisë kundër Republikës së Dardanisë, mendoj se ky do të ishte një rast ideal për dëbimin e të gjithë serbëve drejt Serbisë, pikërisht ashtu siç i dëboi Franjo Tuxhmani nga Kroacia”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që nëse do të diskutohet përsëri një ri-përcaktim i kufijve atëherë duhet një bashkim i të gjithë shqiptarëve për të mposhtur serbët.

“Por nëse Zonja Donika Gërvalla, ri-përcaktimin e kufijve e shikon si shkak për shpërthimin e një lufte ndër-ballkanike, atëherë shqiptarët, në krejt trojet e tyre etnike, duke filluar që nga Arta e Preveza dhe deri në Nish e Sanxhak, duhet të çohen peshë më këmbë, të rrëmbejnë armët dhe të rikrijojnë shtetin e tyre etnik, me një Stemë dhe një Flamur, duke i flakur në koshin e plehrave vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit 1878 dhe të Konferencës edhe më famëkeqe të Londrës 1913.

Duhet pranuar haptazi se është e turpshme për ne si komb, si pellazgo-iliro-shqiptarë, banorë rrënjës në Gadishullin e Ilirisë, që i lejuam vetes të bëhemi pre e tribuve ardhacake gjysmë të egra sllave, të cilat na rrëmbyen trojet, na masakruan dhe na poshtëruan për shekuj me radhë. Kombi shqiptar po shkon drejt shpërbërjes, sepse ne jemi një komb i prishur që në gjen, me pasojë urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe shtypjen e egër të klikave sunduese”, shpjegon profesori Ymeri për “Bota sot”.

Kelmendi: Tërheqja e kufirit midis shqiptarëve dhe serbëve është zgjidhja e vetme e drejtë

Ndërsa, profesori tjetër Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që një mundësi e luftës mes shqiptarëve dhe serbëve është gjithmonë temë e diskutuar.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, as Asociacioni nuk është zgjidhje që duhet të pranohet.

Me shekuj kemi konflikte të ashpra dhe luftarake midis shqiptarëve, në njërën anë dhe serbëve, në anën tjetër për territore. Kjo luftë ka qenë prezente në çdo kohe. Dhe në çdo kohë ishte luftë e ashpër, shumë e përgjakshme dhe që të dy kombet kanë humbur shumë. Zgjidhja e propozuar për Asociacion të  komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i dëmshëm dhe bazë për luftë të re midis shqiptarëve dhe serbëve”, foli ai.

Në fund, ai thotë që shkëmbimi I territoreve nuk duhet të diskutohet pasi janë disa vende të pasura dhe të çmuara për Kosovën.

Për shqiptarët janë të rëndësisë jetike Trepça, Mitrovica si qytet i bashkuar dhe liqeni i Ujmanit, në veri.  Në Perëndim është Lugina e Preshevës. Mos realizimi i kësaj vije kufitare me shtetin serb, por ndërtimi i Asociacionit, është në kundërshtim me vet raportet shqiptaro-serbe të acaruara. Me Asociacion brenda Kosovës do të ketë lëvizje kriminale e terroriste të llojit të Banjskës, deri edhe te lufta frontale shqiptaro-serbe, do të vij në Ballkan”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat